F1, Schumacher rikthehet në pistë

Vvetoni

Antarë i Respektuar
michael_schumacher1.jpg


Monza - Kampioni i disafishtë i “Formula 1”, gjermani Michael Schumacher, i rikthehet pilotimit të “kokëkuqes”, duke zëvendësuar për hesap të “Ferrarit” në garat e ardhshme “Grand Prix” Felipe Massa-n, që pësoi një dëmtin tejet serioz në garën e fundit, në Hungari.
“Ferrari” ka bërë zyrtar këtë vendim: “Duke vlerësuar çmimet që i ka dhënë skuderisë sonë Michael Schumacher, por edhe dominimin e tij në këto gara, gjermani u pa si piloti i vetëm për të zëvendësuar brazilianin Felipe Massa, i cili, pas dëmtimit që pësoi në Hungari, nuk mund të kthehet në gara. Gjermani ka shfaqur gatishmërinë e tij dhe në ditët e ardhshme do të nisë një program të posaçëm për përgatitjen e fundit, në prag të garës së 23 gushtit.”

Nga ana e tij, vetë Shumakeri ka pohuar: “Unë kam vendosur të rikthehem në pistë, i diktuar, sot pasdite. Para se të konfirmoj këtë vendim, dua të nënvizoj se gjëja më e rëndësishme për mua, lavdi Zotit, të gjitha lajmet rreth Felipes janë pozitive. Unë i uroj atij të shërohet sa më shpejt dhe të jetë në gjendje të pilotojë sërish. Unë u takova këtë pasdite me Stefano Domenicalin dhe Luca di Montezemolon. Së bashku kemi vendosur që të përgatiten për të marrë vendin e Felipes. ثshtë e vërtetë se kapitulli “Formula 1”, si garues dhe pilotues në pistë, për mua ka qenë i mbyllur, por s’mund të mohoja mirënjohjen dhe luajalitetin ndaj ekipit tim. Unë nuk mund ta injoroja këtë situatë të keqe te “Ferrari”, pas aksidentit që pësoi Massa, kështu që iu përgjigja pozitivisht Montezemolos dhe Domenicalit.”

gazetastart
 
f.0730154749233_m.jpg

FIA do t’i sigurojë licencë Schumacherit
Rikthimi i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, duket të jetë shumë pranë realizimit, sidomos pasi që FIA ka vendosur t’ia sigurojë lejen për ta zëvendësuar pilotin e lënduar të Ferrarit, Felipe Massa.

Të enjten trupi drejtues i Formula 1, FIA, ka konfirmuar se do t’i japë licencë shtatëherë kampionit të botës që të garojë në kompeticionet e radhës, duke filluar nga اmimi i Madh i Evropës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Valencia.

Schumacher herën e fundit është paraqitur në garën për اmimin e Madh të Brazilit me 22 tetor 2006, ndërsa sipas rregullave të FIA-s një pilot mund ta sigurojë licencën nëse para tre vitesh ka garuar në 15 kompeticione.

Gjermani e plotëson këtë kusht, meqenëse ka pilotuar bolidin e Ferrarit në 18 garat e vitit 2006.*rss*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top