‘Eyes wide shut’ vjen si libër.

Një eksplorim surreal i përmasave më intime të martesës

ثndrra dhe realiteti pështjellohen në këtë novelë enigmatike, e përqendruar në misteret e erosit dhe të kërkimit të kënaqësisë së kulluar. Pasi e shoqja i rrëfen fantazitë e saj seksuale me një tjetër burrë, doktor Fridolini, personazhi kryesor, endet nëpër rrugët e Vjenës e bëhet pre ngjarjesh gati të pabesueshme që ndodhin jashtë vullnetit të tij, thuajse si në zhgjëndërr. Historia kulminon në një ballo me maska, një situatë e mistershme ku përzihen individualizmi i fshehur, seksi dhe rreziku.

Schnitzler-i, i përcaktuar edhe si “Frojdi i letërsisë”, rrëmon në psikologjinë e personazheve të veta duke u prirë atyre udhën drejt një hapësire ku mendimet më të fshehta, dëshirat dhe ankthet gjejnë shtegun për t’u shpalosur tërësisht e paturpshmërisht. Duket se autori pyet veten se si dy njerëz të zgjuar, tërheqës dhe të ndjeshëm mund të ndajnë një shtrat, një fëmijë dhe një jetë për vite me radhë kur dëshirat e zjarrta erotike, të drejtuara tjetërkund, janë të pashmangshme. Ndoshta përgjigjja qëndron te gënjeshtra, në një balancë sekretesh midis dy të huajsh; e megjithatë vullneti i tyre për të hetuar fantazitë e kaluara dhe të tashme të njëri-tjetrit e bën martesën e tyre të pazakontë. Nëse ky origjinalitet e afron apo jo shkatërrimin e çiftit, kjo mbetet për t’u zbuluar.

Novela “ثndërr” ka frymëzuar regjisorin e njohur Stanley Kubrick për të realizuar filmin e bujshëm Eyes wide shut me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise.


Kritika

Romani “ثndërr” i Arthur Schnitzler-it është teoria e Freud-it e shndërruar në mish e kocka, ajo tregon se kur seksi, ëndrrat dhe turpi mblidhen së bashku, mund të zbulohen shumë e shumë gjëra për kafshën njeri.

The Guardian

Personazhet e Schnitzler-it kthehen gjithmonë nga këto ëndrra me sy të hapur e me sy të mbyllur, por është përditshmëria në të cilën strehohen shpërfaqet si një lustër që mbulon problemet e pazgjidhura dhe shqetësuese që ngjyrosin këtë portret të shpirtit binjak.

Publishers Weekly

Ai shqetësohej shpesh që historitë e tij do të dukeshin më shumë si studime, që elementët e tyre psikologjikë do të errësonin gjithçka tjetër. Por, edhe si studime, ato fituan miratimin e vetë Sigmund Frojdit, i cili e cilësoi Schnitzler-in si vëllain e tij intelektual, dhe shprehu zili që ai, me intuitë, kishte vjelë njëfarë “dije sekrete”, të cilën Frojdi vetë kishte arritur ta zbulonte vetëm “pas shumë përpjekjesh të mundimshme”. […]

Rrëfimet e tij më të mira u shkruan në vitet 1920, duke përfshirë këtu edhe “ثndërr”, konfliktin shpirtëror bashkëshortor që frymëzoi “Eyes Wide Shut”.

The New Yorker

Mbi autorin

Arthur Schnitzler (1862-1931) ka qenë shkrimtar, dramaturg dhe mjek austriak me origjinë hebreje. Karrierën e nisi si mjek, për ta lënë më pas atë profesion e për t’iu kushtuar tërësisht shkrimtarisë. ثshtë ndër të parët që përdori “monologun e brendshëm” për të përshkruar fillin e mendimeve të personazheve të tij. Në gjithë veprën e Schnitzler-it dallohet gjurma e pashlyeshme e atit të psikanalizës, Sigmung Freud, me të cilin e lidhte edhe një miqësi e ngushtë. I ndikuar prej tij, Schnitzler-i ka aftësinë të thellohet në hetime të holla psikologjike, mbështetur në hirin e ironisë dhe skepticizmit, gjithnjë pa i lënë asnjë shteg sentimentalizmit. Veprat e tij shpesh janë kontroversale, sidomos për përshkrimin pa doreza të seksualitetit dhe ndikimit të tij mbi përditshmërinë tonë. Ka shkruar poezi, drama, novela dhe në secilën gjini ka qenë një individualitet krejtësisht i dalluar. Frنulein Else, Komِdie der Verführung, Theresa, Flucht in die Finsternis janë disa nga titujt e tij më të njohur nga publiku mbarëbotëror. Kryevepra e tij, romani i shkurtër “ثndërr”, përfaqëson edhe një nga shembujt më të arrirë të një historie – alegori. Botuesi i tij pretendon se “ثndërr” është një përfaqësim i vërtetë i jetës personale dhe kohës së Schnitzler-it. I martuar dhe me dy fëmijë, ai njihej për përndjekjen e pangopur ndaj grave të reja. Pas vdekjes, dyshimit për moralitet të dobët iu shtua dënimi i veprës së tij nga regjimi nazist.

(c)Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top