Europa League, Fulham shtang Juventusin

Hbk

Anëtar Aktiv
Kualifikim historik i Fulham në cerekfinalet e Europa League pasi ka eleminuar Juventusin në një përballje që u duk si e mbyllur që në 90 minutëshin e Torinos.
Pavarësisht humbjes 3-1 të dy javëve më parë, skuadra londineze besoi në kualifikim të cilin e arriti pas fitores 4-1. Ishin torinezet ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Trezuguet ne minutën e 2-të, por pak minuta më vonë Cannavaro doli me karton të kuq, cka ndikoi në humbjen e thellë të Juventusit.

Golin e barazimit e shënoi Zamora në minutën ë 9-të dhe më pas Gera shenoi një dopietë personale. Goli i katërt erdhi në minutën e 84-t nga Dempsey. Kur kishin mbetur edhe pak sekonda nga fundi, Juventus ngeli me 9 lojtarë për shkak të daljes se Zebina.

Në përballjet e tjera, Standarti i Liezhit mundi 1-0 Panathinaikosin duke u kualifikuar për më tej. Kualifikohet edhe Valencia që barazoi 4-4 ne fushën e Werder Bremen, ndërsa Benfica mundi Marsejen 2-1 duke prerë biletën per ne fazën tjetër. (tch)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top