Eshte vetem 2 vjec dhe pi 2 paketa ne dite

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ardi Rizal për herë të parë ndezi cigaren kur ishte vetëm një vit e gjysmë. Babai i tij, Mohammedi (30 vjeç) një tregtar i peshkut, ia dha cigaren e parë, ndërsa Ardi tash është bërë i varur nga duhani.

Djaloshi nga Musi Banyuasin në Sumatra pëlqen vetëm një lloj cigaresh dhe për çdo ditë pi nga 40 cigare, që prindërve të tij i kushton 3.70 paund në ditë, në krahinën ku rroga mesatare është vetëm 69 paund.

Dyvjeçari që tash peshon gati 26 kilogramë dhe nuk është në gjendje të vrapojë e të luajë me bashkëmoshatarët e vet. Tërë ditën shëtitet me biçikletë dhe i pëlqen të lëshojë shtëllunga tymi nga cigaret.

Nëna e djaloshit Diana, e cila u përpoq ta bindë të birin ta lë duhanin thotë: “ثshtë i varur nga duhani. Nëse nuk pi duhan, bëhet nervoz, fillon të bërtasë dhe ta godasë murin me kokë. Thotë se nuk ndihet mirë dhe ka marramendje”.

Autoritetet në këtë rajon i premtuan prindërve se do tua blejnë një automobil nëse ia mbushin mendjen djalit të tyre ta lë duhanin, por babai i tij thotë “mua më duket se nuk është asgjë e rrezikshme, se di pse po ë bëjnë problem këtë punë”.
 
Titulli: Eshte vetem 2 vjec dhe pi 2 paketa ne dite

Ama mund ti quash "prinder" keta?:O
 
Titulli: Eshte vetem 2 vjec dhe pi 2 paketa ne dite

"Nëna e djaloshit Diana, e cila u përpoq ta bindë të birin ta lë duhanin thotë: “ثshtë i varur nga duhani. Nëse nuk pi duhan, bëhet nervoz, fillon të bërtasë dhe ta godasë murin me kokë. Thotë se nuk ndihet mirë dhe ka marramendje”."

po nje drru te mir sja ka dhane kjo ?
t'shofim nese i vin prap trut kalamonit
 
Titulli: Eshte vetem 2 vjec dhe pi 2 paketa ne dite

Dy vjec ,te ben pershtypje, nuk eshte e mundur, me duket si sajese e ndonje gazetari per te krijuar sensacion te njerezit,...sepse ne ate moshe shume te njome ,duhani per ate do te ishte micidial,...pastaj nje femije dy vjec ,qe akoma pi sis te nena e vete , nuk eshte autosuficente , si na qenka ne gjendje te pika dyzt cigare ne dite qe edhe per nje te rritur do ta conin ne sanatorium brenda nje jave, dhe ky dyvjecari na bredhka edhe me biciklete duke pire duhan hahahahaha...i hani genjeshtrat si petullat me duket hahahahaha.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top