Ernest Hemingway

*Mia*

Slave To The Rhythm
ثshtë një nga shkrimtarët më me zë amerikan dhe botëror të shek. XX, si dhe përfaqësues kryesor i brezit të humbur. Ai e përjetoi thellë tragjedinë e dy luftrave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkruajti një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria dhe kotësise së zhgënjimit të jetës - përpjekja për të qëndruar me çdo çmim e me çdo kusht.

Jeta aktive e një ylli letrar.

Ernest Hemingueji lindi më 21 korrik 1899 ne Ouk - Park (Chikago). U rrit në një mjedis mbytës provincial dhe nën autoritetin e një nëne te rrepte që donte da bënte violincelist, dhe pse ai nuk kishte asnjë dëshirë për këtë gjë.- Me të atin pati marrëdhënie të mira dhe vetëvrasja e tij la gjurme të pashërueshme në zemrën e Heminguejit.

Gjatë fëmijërisë shkonte shpesh në një shtëpi vere në pyjet e Miciganit, ku e ndjente veten si heronjte e tij të dashur Tom Sojeri dhe Hakelberi Fini, si dhe u dashurua pas gjuetisë dhe peshkimit.

Në moshën 18 vjeçare nuk pranon të ndjekë studimet e larta, largohet nga qyteti dhe hyn gazetar në "Kanzas Siti Star", një nga të përditshmet më të mira amerikane..
Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u plagos rëndë.
Atje ai u njoh me jetën e llogores, me tmerret e luftës por dhe me tipa burrërror e vetëmohues, që do të mbushnin faqet e tregimeve dhe romaneve te tij te mëvonshëm.
Ne spital u dashurua me një infermiere amerikane, që u bë një nga figurat më të dashura të romanit "Lamtumire Armë", Ketrin Berklin.

Kthimi në atdhe ishte i shkurtër. Shkoi të jetojë ne Paris dhe punonte si korespondent i gazetave amerikane.
Në formimin e tij estetik u ndihmua nga mësimet e teoricienit te modernizimit amerikan Gertruda Stern, të poetit Ezra Paund dhe të romancierit Fitxherald.

Atë që mundi të shkruante duke vrapuar sa andej kendej dhe duke bashkuar llojin e gazetarise me atë të letërsisë artistike, i mblodhi në vëllimin e parë "Në kohën tonë" në 1922. Më vonë realizoi vëllimin e dytë, të titulluar "Burra pa gra"
Me romanin e tij të parë " Dhe dielli ngrihet po ashtu", u bë papritur mjaft i suksesshëm.
 
I njohur në mbarë botën Heminguej u bë me romanin "Lamtumire armë". ثshtë një histori dashurie që përfundon tragjikisht, në një botë ku sundon ligji i luftës dhe njeriu vret njeriun.

Pas vdekjes së të atit, Hemingueji u shpërngul në Florida, iu perkushtua gjuetisë e jetës në natyrë. Bëri udhëtime në Afrikë, Evropë dhe Amerikë. Mbresat e këtyre udhëtimeve ai i derdhi në letër. Shkroi "Kodrat e gjelbërta të Afrikës" dhe "Vdekje mbasdite"

Lufta civile ne Spanjë e tërhoqi këtë njeri liridashës e demokrat, që e kishte kuptuar mënxyren fashiste dhe kishte shkruar kundër saj. Ndër veprat që shkroi gjatë kësaj kohe përmenden drama "Kolona e pestë" dhe romani "Për kë bie kambana". Në këtë roman ai derdh hidhërimet e disfatës në luftë.
Konkluzionet e vrojtimeve dhe të meditimeve në luftë i gjejmë të shprehura dhe në romanin " Matanë lumit, në hijen e drurëve".
Famën e tij e rrit më tej dhe novela "Plaku dhe deti", për të cilën nderohet e me çmimin Nobel.

Fama e tij do të rritej e më tej pas një incidenti ajror (1953) ku të gjitha gazetat botuan nekrologjine e tij. Pas këtij kulmi vjen për të rënia morale e fizike. Bie në gjendje depresive.
Dhe "si për të vazhduar traditën familjare" vrau veten më 2 korrik 1961
Ky njeri energjik, që e jetoi jetën në kuptimin më të plotë të saj dhe luajti sa deshi me vdekjen, nuk mundi ta duronte dot pasivitetin e tij.
 
UNث DHE HEMINGWAY


E dashurova menjëherë. Nuk kam reshtur kurrë së dashuruari. E dashurova në mënyrë platonike. E them këtë, sepse dashuria që Ernest Hemingway dhe unë ndjenim për njëri-tjetrin ishte e jashtëzakonshme në mënyrën se si ne e përjetonim: një dashuri e pastër, absolute. Një ndjenjë e paprekur nga dyshimet, një dashuri përtej horizontit, përtej vdekjes, edhe pse e di me siguri që kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohës, edhe atëherë kur nuk kishte më fije shprese për asnjërin. Nuk kishte dëshirë, as ndonjë gjë për të dhënë, kur Hemingway nuk ndjente tjetër veçse një dëshpërim të thellë, të njëjtin që ndjeja unë kur ai përshkonte mendimet e mia.
Nuk jetonim kurrë bashkë. Kjo ndoshta do të kishte vënë rregull në shumë gjëra. E respektoja Maryn, gruan e tij, të vetmen femër për të cilën isha në dijeni nga të gjitha marrëdhëniet e tij me të tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unë isha xheloze për gratë e tij të dikurshme. E kam ruajtur me kujdes çdo letër të tij dhe nuk kam ndërmend t'ia shes ndonjë muzeu apo ndonjë koleksionisti. E di që nuk do të mundja t'i merrja me vete në lamtumirën e kësaj bote, por nuk kam për të lejuar që dikush të guxojë t'i prekë letrat e tij. Më përkasin vetëm mua. Ai i ka shkruar për mua dhe prej tyre askush nuk do të fitojë asnjë qindarkë. Do të bëj të pamundurën për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Vazhdimi, kuptimi, vendosmëria…

Ishte "Shkëmbi im i Gjibraltarit", e adhuronte këtë emër. Kanë kaluar vite, secili më i dhimbshëm se ai që lija pas. Thuhet se koha shëron çdo plagë. ثshtë një proverb shumë optimist, por fatkeqësisht tërësisht fals. Zbrazëtia që Hamingway la mes nesh dhe në të gjithë botën, nuk do të mbushet kurrë. Ishte një shkrimtar, por ishte edhe një qënie njerëzore, i cili vendosi të na lërë pa i llogaritur kurrë pasojat e ikjes së tij. Por ishte zgjedhja e tij….
Nuk kam për ta kuptuar kurrë se përse më donte "kaq shumë", siç thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonë i rezistoi edhe luftës. E kam takuar shpesh të atë periudhë, notonte në krenari dhe kishte në kokë mijëra projekte. Ndërsa unë, e zbehtë dhe e sëmurë, përpiqesha të fitoja energji për të bërë figurë të mirë. Kishte shkruar një poezi për luftën dhe ma lexonte me zë të lartë… "Merr këtë lavire Vdekje, për grua…. ". "Vazhdon", më thoshte kur e ndërprisja. Më thërriste "karaut"-salsiçe, dhe kishte të drejtë.
Ta quaja "baba", siç bënin shumë nga miqtë e tij, më dukej qesharake. E quaja "Thuamë", sepse ishte i vetmi term që kisha arritur të gjeja. "Thuamë, Thuamë". Isha një fëmijë e përhumbur në sytë e tij dhe në të mitë. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmëria, më i miri i këshilluesve, ishte sunduesi i kishës sime personale. Si arrita t'i mbijetoja zhdukjes së tij? Nuk di t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndonjë nga ju që ka humbur babain ose vëllain, më kuptojnë. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lëshojë zemrën tënde. Dhe pastaj fillon të jetosh sikur të mundje të takoheshe me atë që nuk është më, në çdo orë të ditës apo të natës. Dhe vazhdon rrugën tënde, tashmë e bindur që ai nuk do të kthehet më kurrë. Mësohesh me vuajtjen.
Ai nuk më mësoi asgjë të re, por u përball bashkë me miratimin të tij me mendimet e mia më të fshehta, për t'i bërë të vërteta e të forta, duke u dhënë pamjen e diçkaje të re.
Më mungon tmerrësisht. Nëse do të kishte një jetë pas vdekjes, do të më fliste netëve të mia të gjata e pa gjumë. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku përgjithmonë, nuk ka dhimbje që mund ta rikthejë dhe dëshira ime do të mbetet përjetësisht e pathemeltë. Me kohën mëson të "vazhdosh" t'i buzëqeshës lojës së padrejtë, të pranosh atë që dikur nuk e duroje: një lloj jete të rraskapitur që Hemingway, ashtu si unë, gjithmonë e ka urryer.
Një jetë kaq e bukur, e shuar përgjithmonë për një arsye kaq idiote.

Në kufijtë e çmendurisë

E nesërmja e vdekjes së tij më gjeti në kufijtë e çmendurisë. Ishte një mënyrë për të luftuar me dhimbjen time. Hemingway më ishte betuar se nuk do të më braktiste kurrë. Po kush isha unë krahasuar me të gjithë ata që ai kishte lënë pas krahëve: fëmijët, gruan, të gjithë ata që kishin nevojë për të? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte për këtë. Jetonte i lumtur, ashtu si të gjithë ne, me mendimin që ditët e tij nuk do ishin të numëruara.
Nuk marr pjesë kurrë nëpër funerale. Kështu që nuk shkova as në atë të Hemingwayt. "Ajo nuk ishte", - kishin shkruar gazetat. Por unë nuk shkoj më nëpër funerale që pas atij të nënës sime. Ajo ditë më mjaftoi. Nuk kam aspak dëshirë të rijetoj një ditë të ngjashme. I dua njerëzit e gjallë, bëj të pamundurën për të lehtësuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk më intereson t'i shoh të zhduken nën tokë. Nuk mund të bëj asgjë kundër asaj fuqie të tmerrshme shkatërruese që transformon në pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrë me vete gjurmët e atyre që kemi dashur.
Po, Hemingway e dinte ç'bënte dhe unë nuk e kam paragjykuar kurrë veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetë e mia mbi jetën ishin shumë të ndryshme. Jam një grua që nuk di ta zgjasë shumë dhe që nuk do të isha kurrë në gjendje të kisha një inteligjencë aq rrënjësore sa të tijën. Nëse do të kisha patur një minimum të aspiratave të tij, do të isha ndeshur me të si një luaneshë. Por ai ishtë shumë më i fortë se të gjithë ne dhe me siguri do të kisha përfunduar përtokë.

Në luftë me instiktin

Do të doja t'ju flisja për takimin tim me Mary Welsh, gruaja e fundit e Hemingwayt. Më kishin dërguar në Paris dhe gjatë ditëve të qëndrimit tim banoja në "Chatou". Kur mora vesh se ai ishte në qytet, në hotel "Ritz", shkova me xhip për ta takuar. Më tha se mund të bëja një dush në banjon e tij para se të paraqitesha në "raportim". Më tha edhe se kishte njohur një "Afërditë", të cilën donte ta joshte me çdo kusht. Më tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur një "dashnor të keq", duke shtuar se vetëm unë mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vështirë, duke folur me vajzën.
ثshtë e pamundur të shpjegosh dëshirën e një burri për një grua. Mary Welsh ishte një grua e sjellshme, prej kohësh e privuar nga eksperiencat skesuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumë pak e dëshirueshme. Me siguri do t'i kishte dhënë fund trishtueshëm ekzistencës së saj, ashtu si të gjitha femrat e këtij lloji, nëse nuk do të kishte takuar në rrugën e saj Hemingwayn. Mary Welsh nuk e dashuronte Hemingwayn, jam e sigurt për këtë, por kjo korrespondente modeste lufte, që askush nuk ia varte, nuk kishte asngjë për të humbur.
Duke luftuar kundër instiktit tim, vendosa ta përmbush misionin që më ishte besuar. E gjeta Mary Welsh dhe fillova t'i flisja. "Unë nuk e dëshiroj", më tha në mirëbesim. Fillova t'i flisja me të gjitha ato që disponoja për "çështjen Hemingway", por ajo as që donte t'ia dinte. Atëherë i këshillova të krahasonte jetën që bënte tani me të ardhmen që e priste me të dhe detyrimisht më duhej t'i premtoja edhe "martesë". Përpjekjet e mia më në fund po jepnin rezultat. Rreth orës së drekës filloi të dorëzohej.
Në hotel "Ritz" ora e drekës është një moment shumë i rëndësishëm.

ثshtë kjo fazë e ditës, në të cilën gratë ulen qetësisht dhe bëjnë një përmbledhje të planeve të tyre. Mary Welsh nuk bënte përjashtim nga ky rregull dhe më në fund vendosi të më deklaronte se propozimi i interesonte. Tani më duhej ta pëballja me Hemingwayn dhe në darkë dridhesha nga koka të këmbët, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij përpara të vetmit dëshmitar, që isha: unë.
Nuk kam parë kurrë njeri më të lumtur se Hemingway. Ai dinte të ishte i lumtur. Dhe më e rëndësishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpërthenin nga trupi i tij gjigant, për të ndiçuar dhe për t'ia bërë sytë t'i shkëlqenin.
Ndoshta ndjeu se fëmijët e tij, tashmë të rritur, nuk kishin më nevojë për të, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijë! Kur trupi nuk të përgjigjet më si dikur, kur truri humbet goditje ditë e natë, është momenti për të marrë (nëse është e mundur) kurajon me të dyja duart dhe të shuash kandilin. Askush deri më sot nuk ka arritur të shpjegojë motivet e vetëvrasjes së Hemingwayt.
Do të më pëlqente ta quaja më shumë një veprim impulsiv sesa një veprim të vetëdijshëm. Të ketë reaguar në këtë mënyrë Hemingway nga një gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kësaj hipoteze. E megjithatë jam e bindur se ndërgjegjja e tij nuk do t'i kishte sugjeruar shembullin e të atit dhe vetëvrasja e tij nuk ka të bëjë me peshën e kujtimeve. Në momentin e shkeljes së këmbëzës është shfaqur ashpërsisht në memorien e tij diçka shumë e largët. . . por, po analizoj pak si shumë. Di që ishte thellësisht i palumtur.

Besnike për të respektuar "gruan tjetër"

Raportet që kam pasur me disa meshkuj ndoshta janë të vështira për t'u kuptuar. Unë nuk kam ndërmend t'i shpjegoj. Nëse nuk kuptoni, keq për ju. Nëse ju intereson vetëm dashuria fizike, mbyllini menjëherë këtë libër, sepse është një argument mbi të cilin nuk kam ndërmend të zgjatem, dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: jam shumë injorante në këtë fushë.
Gjatë gjithë jetës sime dashuria fizike ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me dashurinë "kokë e këmbë", dhe kjo është arsyeja që nuk kam pasur kurrë eksperienca pa të nesërme. Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte një aventurë. Nuk qëndruam kurrë bashkë për një periudhë mjaftueshmërisht të gjatë në të njëjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ose ai ishte me një vajzë të bukur, ose kur ai ishte i disponueshëm unë isha e zënë, dhe kur isha unë, nuk ishte më ai. . .
Duke i urryer gjithmonë situatat e mjegullta, besnike që në fillim për të respektuar "gruan tjetër", kam takuar gjithandej meshkuj të mrekullueshëm, si një anije që takon një tjetër në natën e errët. Por mendoj se dashuria e tyre do të zgjaste më shumë nëse do të kisha qenë një anije e ankoruar në portin e tyre.

Kam dashuruar, kam qeshur e qarë
Kam pasur gëzimet dhe disfatat e mia
Dhe ndërsa lotët ndalen
Gjithçka duket argëtuese

Marlene Dietrich
 
Pe: Ernest Hemingway

Plaku dhe deti! - Ernest Hemingway
(fragment)

Tani puhiza ish e fresket dhe varka shkonte perpara me shpejtesi. Ai veshtronte vetem pjesen e perparme te peshkut dhe zuri te kete shprese.

"Eshte marrezi te humbesh shpresen", mendoi. "Jo vetem,por besoj se eshte mekat. Mos mendo per mekatin. Ka mjaft probleme te tjera pervec mekatit. Te them te drejten s'kuptoj shume nga mekatet."

"Nuk i kuptoj dhe nuk jam i sigurt ne i besoj. Mos bera mekat qe vrava peshk un? Besoj se bera mekat, ndonese kete e bera per te mos vdekur nga uria dhe per te ushqyer me te shume njerez. Ne eshte keshtu, atehere cdo gje eshte mekat. Tani eshte teper vone qe te mendosh per gjera te tilla, me mekatet le te merren ata qe paguhen per kete pune.

********

Ti ke lindur per te qene peshkatar, ashtu sic ka qene dhe i ati i Di Maxhios te madh"

Por i pelqente te mendonte per te gjitha, midis te cilave ishte kredhur dhe, me qe s'kishte c'te lexonte e as radio, mendonte per shume gjera duke perfshire ketu dhe mekatin. "Ti se vrave peshkun per t'ua shitur te tjereve dhe per te jetuar", mendoi ai. " Ti e vrave nga kryelartesia dhe sepse je peshkatar. Ti e doje kete peshk kur ishte i gjalle, edhe tani e do. Kur e do dike, s'eshte mekat ne e vrafsh. Apo ndofta eshte nje mekat edhe me i madh?"

- Si shume mendon o plak, - tha me ze te larte.

"Por ti e vrave me kenaqesi dentuson", mendoi "Edhe ai si ti , ushqehet me peshq. Ai nuk ha vetem kermat e nuk eshte vetem nje bark i pabgopur si shume peshkaqene te tjere. Ai eshte nje kafshe e bukur dhe fisnike qe s'di se c'ishte frika".

- Une e vrava per tu mbrojtur, - tha plaku me ze te larte. - Dhe e vrava me zotesi te madhe.

Pervec kesaj, mendoi, "qofte keshtu, qofte ashtu, s`ka gje te mos vrase dicka. Peshkimi me vret mua po ashtu sic me mban gjalle. Djali, me mban gjalle mua. Mos te te genjej mendja shume, o plak".

U perkul ne buze te varkes dhe keputi nga peshku nje cop mish ne ate vend ku e kishte kafshuar peshkaqeni. E pertypi mishin duke cmuar cilesine dhe shijen e tij. E pertypi dhe vuri re se mishi ishte i mire dhe i shijshem. Ishte i forte e me leng, si mishi, por s'ishte i kuq. Ai nuk ishte fije fije e plaku e dinte se ne treg do ta paguanin cmimin me te larte. Por eren e tij e merte me vete, deri larg dhe plaku s'kish si ta pengonte kete.. E kuptoi se do ta kishte punen pisk.

Era s'kishte pushuar. Ajo frynte me shume nga ana e veri-lindjes dhe kjo do te thoshte se ajo nuk do te pushonte. Plaku veshtronte larg por nuk shidte as pelhura, as tym as anije. vetem peshqit fluturues ngriheshin nga deti dhe fluturonin nga te dyja anet e najes se varkes e aty ketu verdhonin leshteriket e golfit. Nuk kishte as edhe nje zog.

Kish dy ore qe lundronte, i shtrire ne kicin e varkes dhe pertypte ndonjeher mishin e peshkut dhe duke u munduar qe te clodhej per te marre forca te reja, kur pa nje nga dy peshkaqenet.

- Oj, - tha me ze te larte. - S'ka perkthim per kete fjale dhe mund te jete ndoshta si zhurma qe mund te bej njeriu, pa dashur, kur ndjen qe i futet ne derrase gozhdoqe ia shpom pellemben tejpertej.

- Galamos, - tha me ze te larte. Kishte pare fleten e dyte qe dilte nga uji pas te pares dhe i kishte dalluar peshkaqenet hundeshtypur si nga fleta e murrme trikendeshe dhe nga levizjet fshirese te bishtit. Ata kishin ndjere eren e peshkut. ishin turbulluar dhe, te uritur sic ishin, here e humbisnin e here e gjenin kete ere qe i dehte. Sidoqofte, sa vinin e po afroheshin.

Plaku e lidhi pelhuren, ne menyre qe te mos e zinte era dhe i vuri pyken timonit qe te mos leviste. Pastaj ngriti lopaten, ku kishte lidhur thiken. E ngriti me shume mundim, ngaqe i dhimbnin duart shume. I shtrengoi dhe i hapi qe te cmpiheshin pak. Pastaj e kapi lopaten me fort, keshtu qe duart ta ndienin tere dhimbjen pernjehere dhe te mos i benin bisht punes dhe ziri ti veshtronte peshkaqenet qe po afroheshin. shikonte koken e tyre me ate hunde petashuqe dhe te shtypur dhe fletet e medha te kraharorit me nga nje vije te bardhe javes. Keta ishin peshkaqenet me te urryer, qe qelbeshin, po aq kembengrenes sa edhe vrases, dhe kur i mer uria, ata kafshojne lopaten dhe timonin e varkes. Keta peshkaqene kafshojne kembet e breshkave, kur keto flene ne faqen e detit dhe, kur jane shume te uritur, i versulen dhe njeriut, megjithese ky nuk mban ere gjaku apo jarg peshku.

******
- Oj, - tha plaku, - Pa ejani, halamos!

Dhe ata erdhen. Por nuk erdhen ashtu sic kishte ardhur dendusoja. Njeri u kthye dhe u zhduk poshte varkes dhe plaku ndieu se u drodh varka, kur peshkaqeni kafshoi peshkun. Tjetri veshtronte plakun me ata sy te vegjel dhe te verdhe, pastaj hapi gojen ne forme rrethi dhe iu versul peshkut atje ku e kishte kafshuar denduso. Plaku e shihte mire vijen qe fillonte nga maja e kokes ngjyre kafe dhe shkonte ne kurris, atje ku truri pashkohej me palcen e kurrizit dhe e goditi me thiken qe ishte lidhur te lopata, pikerisht ne ate vend, pastaj e nxori thiken perseri dhe e nguli te syte e vegjel dhe tze verdhe si te masces, te peshkaqenit..

Peshkaqeni qe ishte duke dhene shpirt u shkeput nga peshku dhe rreshqiti poshte.

Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit qe hante peshkun brenda ne uje dhe plaku, duke leshuar pelhuren, e la varka te kthehej menjane, keshtu qe ta linte peshkaqenin ta dilte mbi uje. Kur pa, u berkul ne buzet e varkes dhe ia nguli thiken. Ai goditi vetem mishin, por lekura e trashe e peshkaqenin nuk e la thiken te futej thelle. Plaku e goditi peshkaqenin kaq forte sa i dhemben jo vetem duart,por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori koken nga uji dhe plaku e goditi mu ne mes te kokes petashuqe, kur hunda doli nga uji qe te kafshonte mishin. E nxori thiken dhe e futi per here te dyte, po ne ate vend. Peshkaqeni kishte shtrenguar fort nofullat dhe i qe kacavjerre peshkut. Plaku ia nguli thiken ne syrin e majte. Peshkaqeni s'i shqitej peshkut.

- Ashtu? - tha plaku dhe ia nguli thiken ne mes te trurit dhe unazave te kurrizit. Tani kjo gje s'ishte e veshtire dhe ndieu se thika preu kercin. Plaku ktheu lopaten nga ana tjeter dhe iu futi peshkaqenit ne goje, qe t'ia hapte nofullat. E rrotulloi lopaten dhe kur peshkaqeni u shkeput nga peshku tha:

- Shko poshte, galanos. Shko poshte nje milje Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte nena jote?.

Fshiu faqen e thikes dhe e la lopaten ne varke. Pastaj rregulloi pelhuren dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu varken ne drejtimin e meparshem

- Ata kane mare me vete sigurisht nje te katerten e peshkut, madje edhe mishin me te mire, - tha plaku me ze te larte.

- Sa mire do te qe sikur kjo te ishte vetem nje enderr dhe mos e kisha zene kete peshk! Keq me vjen e peshk qe na ngjau kjo gje. Na prishi shume pune

Plaku pushoi; ai nuk kishte qejf te veshtronte peshkun tani. Ngjyra e tij i shembellente ngjyres se amalgamit me te cilen mbulojme pasqyren, por vijat e tij dukeshin ende.

- S'duhej te shkoja kaq larg ne det peshk. - tha plaku

- Keq me doli, edhe mua edhe ty. Keq me vjen shume, o peshk...........
 
Titulli: Ernest Hemingway

Brezi i humbur

Emërtimi “brez i humbur” iu dha fillimisht brezit të shkrimtarëve të rinj amerikanë që u takoi të burrëroheshin në vitet e Luftës I Botërore dhe të bënin emër në letërsi gjatë viteve njëzet. I tillë qe rasti i Heminguejt.

Problemi me këta shkrimtarë ishte se panë të shembeshin në fushën e betejës tërë idealet e tyre të mëdha dhe për këtë shkak orientoheshin me vështirësi në botën e pasluftës.

Heminguej, për shembull, në momentin kur u kthye nga fronti, ku ishpëtoi vdekjes për fije, ndihej tepër i ndryshuar dhe e pati mjaft të vështirë të përshtatej me jetën që bënte përpara apo të riintegrohej në gjirin e familjes e të shoqërisë.

Ngaqë prindërit nuk e kuptonin dot, ai qe prishur me ta dhe në dhjetor 1920, qe shpërngulur bashkë me të shoqen të jetonte në Paris.

Këtu ai ra nën ndikimin dobiprurës të poetit Ezra Paund dhe të shkrimtares Gerfrudë Shtajn, që e nxitën të shkruante për përvojën e jashtëzakbnshme të jetës e të vdekjes, përjetuar në llogoret e luftës. Madje emërtimi “brez i humbur” ka për zanafillë një vërejtje të kësaj shkrimtareje drejtuar djaloshit Heminguej: “Ju të gjithë jeni një brez i humbur”.

Pikërisht me këtë citim, e hap Heminguej më 1926 romanin e vet të parë të rëndësishëm Dhe dielli lind përsëri. Në kuptim të ngushtë, termi “brez i humbur” përdoret për shkrimtarët amerikanë Ernest Heminguej, Teodor Drajzer, Skot Ficxherald, Xhon Dos Passos, por edhe për disa shkrimtarë të tjerë të atij brezi, që sollën në letërsi frymën e zhgënjimit dhe të humbjes së idealeve të larta.

I tillë qe Erih Maria Remark, që fitoi famë të përbotshme me romanet Asgjë e re nga fronti i Perëndimit dhe Tre shokët, në të cilët tregohet sesi një brez i tërë të rinjsh u sakrifikua si mish për top në famëkeqen “luftë të transheve”.

Në kuptim më të gjerë, jo veç shkrimtarët, po tërë ata që përjetuan tmerrin e dy luftërave, mund të quhen një “brez i humbur” për jetën.

Lufta e viteve 1914-1918 dhe frika se kjo kataklizëm mund të përsëritej, bëri që shumica e intelektualëve dhe e artistëve të tmerroheshin nga imazhet e dhunës e të vdekjes. Në vijim, varfëria masive që pasoi Luftën e Parë, tregoi se paqja mund të kishte fytyrë pothuaj po aq të egër, sa lufta.

Viti 1929, kur kriza ekonomike botërore gjunjëzoi Amerikën dhe u shtri si kolaps mbi tërë Evropën, hapi një periudhë të gjatë dëshpërimi, duke rrënuar shumëkënd, duke sjellë papunësi masive e duke ngritur në pushtet partitë politike ekstremiste të tipit nazi-fashist.

Përpjekja e parë e popujve me fashizmin ndodhi më 1936 në Spanjë, ku brigadat internacionale luftuan për mbrojtjen e Republikës. Mirëpo Lufta e Spanjës ishte vetëm preludi i Luftës II Botërore të viteve 1939-1945, ku u përfshi sërish mbarë Evropa.

U deshën shkatërrimi dhe dhuna totale e bombës atomike, në mënyrë që fashizmi të gjunjëzohej e lufta të merrte fund. Të këtillë realitet, as njerëzit më pesimisizë nuk e kishin imagjinuar. Heminguej lindi në një realitet të tillë dhe andej nxori forcën e vet.
 
Titulli: Pe: Ernest Hemingway

Njeriu dhe heroi

Ernest Heminguej lindi në Oak Park, një qytezë pranë اikagos, në një familje borgjeze të besimit protestan, ku fëmijëve u imponohej moral mjaft i ngurtë. E vetmja lumturi qenë muajt e verës, kur babai e merrte me vete për gjah e për peshk. Ajo epokë nguliti tek ai dashurinë për natyrën dhe pasionin për sportin, që e mbajtën gjallë edhe në vitet më tëvështira të jetës.

Mbasi mbaron liceun në vendlindje, Heminguej vendos të shkëputet nga ndikimi i familjes dhe ta ndërtojë jetën në përputhje me dëshirat e veta. Jo vetëm që s'pranon të ndjekë studimet për mjekësi, siç kërkonte babaي, por nuk i qaset aspak universitetit.

Dëshira e tij është gazetaria, që e realizon duke hyrë si reporter në një të përditshme të rëndësishme. Aty ai mëson bazat e stilit nga kryeredaktori, i cili u jepte gazetarëve këtë këshillë: “Bëni fjali të shkurtëra. Bëni hyrje të shkurtëra. Përdorni një anglishte të fuqishme. Shikojini gjërat me sy pohues dhe jo mohues.”

Me hyrjen e Amerikës në Lutën I Botërore, Heminguej shpreh dëshirën të shkojë vullnetar në frontin italo- austriak dhe në prill 1918 angazhohet si shofer ambulance i Kryqit të Kuq. Natën e 8 korrikut, ndërsa ka mbërritur me biçikletë në vijën e parë të frontit për t'u ndarë ilaçe, cigare e çokollata ushtarëve italianë të ngujuar në llogore, austriakët hedhin një predhë mes grumbullit ku ndodhej edhe Heminguej.

Njëri vritet, të tjerë plagosen rëndë. I plagosur edhe vetë, Heminguej mbërthen një ushtar që po rënkonte dhe me të në shpinë rreket të tërhiqet. Mitralozi ausfriak e kap në këmbën e majtë, dy herë. Rrëzohet, ringrihet, arrin të largohet njëqind rnetra, pa e lëshuar shokun nga kurrizي. Mandej humb ndjenjat. Të vetët e marrin dhe e lënë në një qoshe, bashkë me shumë të vdekur e të plagosur. Mbas dy orësh e çojnë në qendrën e ndihmës së shpejtë, ku i heqin nga këmba disa dhjetëra copa predhe.

Atë ditë i qe dukur më e lehtë dhe më e natyrshme të vdiste se të mbetej gjallëz “E ndjeva shpirtin tim ose diçka të tillë, që po largohej nga trupi, njëlloj si kur kapim nga xhepi cepin e një shamie mëndafshi dhe e tërheqim. Ai erdhi disa herë rrotull, mandej u kthye, hyri rishmas në trup dhe unë nuk qeshë më i vdekur.”

Në spitalin e Milanos, ku qëndroi mbi tre muaj, u dashurua më një infermiere amerikane, disa yjet më të madhe në moshë se vetja, e cila nga kjo arsye nuk iu përgjigj dëshirës së tij për martesë. Romani Lamtumirë armë rrëfen, ndër të tjera, historinë e këtij zhgënjimi.

I kthyer më 1919 në vendlindje, Heminguej pritet si hero. Vitin në vazhdim hyn në gazetën e rëndësishme “Toronto Star", e cila e dërgon reporter në Paris. Këtu ai hedh hapat e parë seriozë në letërsi, që kurorëzohen disa vjet më vonë me romanin Dhe dielli lind përsëri. Menjëherë mbas këtij romani, më 1927, ai e afirmon veten në gjininë e novelës, me vëllimin Burra pa gra. Titulli i vëllimit duket fatsjellës, sepse ai ndahet me të shoqen po atë vit, për t'u martuar në vazhdim edhe tri herë të tjera.

Më 1928 vendoset me banim në Florida, por fusha e tij e veprimit mbetet kryesisht Evropa. Më 1936-37, Heniinguej angazhohet në Luftën e Spanjës përkrah republikanëve, përvojë që e gjejmë në romanin Për kë bie kambana dhe në dramën Kolona e pestë.

Mbas përvojës spanjolle, Heminguej vendoset në Kubë, ku do të zërë vend përigjithnjë e do bëhet mjat popullor me nofkën “Papa Heminguej”. Por “papل Heminguej” është personazh kompleks: ai nuk ngurron të merret me spiunazh për llogari të amerikanëve, duke depërtuar në rrethet naziskine të spanjollëve të Kubës, apo duke e përdorur anijen e vet “Pilar” për të përgjuar lëvizjet e nëndetëseve gjermane, çka i shërben si temë për romanin e botuar postum (botuar pas vdekjes), Ishuj rrëshqitës.

Ndërkaq, duke mos hequr kurrë dorë nga profesioni i parë i gazetarit dhe nga vlerat për të cilat e quante detyrë të luftonte, ai gjen mënyrën të ndodhet gjithmonë aty ku konflikti është më i ashpër, për shembull në Kinë më 1941 gjatë luftës kino-japoneze, në Normandi më 6 qershor 1944 gjatë zbarkimit të aleatëve, e më pas në Gjermani si luftëtar i vijës së parë.

Edhe mbas luftës, Heminguej nuk ngurron ta vëjë jetën në rrezik dhe pëson aksident me avion në Afrikë. Më 1954 i jepet çmimi Nobel për Plaku dhe deti, por, për shkaqe shëndetësore, ai nuk paraqيtet dot në Stokholm.

Megjithëse mbas plagosjes në frontin italo-austriak më 1918 e pati marrë veten shpejt, Heminguej vuajti pandërprerje nga sëmundje nervore, shoqëruar me pagjumësi torturuese.

Për të harruar, lexonte shumë, pinte shumë dhe bënte shumë sport: qe gjahtar, peshkatar, boksier, toreador. I gjatë, i bëshëm, tërë energji jetësore, Heminguej qe kthyer në një mit ndërkombëtar të artistit sportiv, në një lloj Tarzani të letërsisë.

Por më 1960, gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi dhe ai u detyrua të shtrohej në një klinikë në Amerikë. Duke parë se ndërkaq i qenë shfaqur probleme të kujtesës, deri aty sa të mos mund të shkruante, dhe se shëndeti i qe keqësuar, deri aty sa të mos e kishte veten në dorë, Heminguej nuk pa zidhje tjetër veç të tërhiqte këmbëzën é çiftes së vet dygrykëshe. Mbeti i vrarë në çast. Kjo ndodhi më 2 korrik 1961.
 
Titulli: Ernest Hemingway

“Lumturia te njerëzit e mençur është gjëja më e rrallë që e njoh.” ~Ernest Hemingway

ا’është zemra? Gjë e rëndomtë: shëndet i mirë dhe kujtime të këqija.

Të shkruarit është gjë e lehtë. Gjithë ç’të duhet është të ulesh para makinës së shkrimit e të pikosh gjak.

Kjo është ajo çka ne bëjmë kur jemi në pik-e shpikim të gjithën-por në një formë kaq të besueshme saqë më vonë do të ndodhë pikërisht ashtu si e patëm fantazuar.

Nuk më pëlqen të shkruaj si Zoti.
Por bash për faktin se nuk e bën kurrë, kritikët mendojnë se nuk mundesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top