Ermela, mbretëresha e Big Brother

Love

βeℓℓe â๓e
ermela-fituese-bb.jpg


Pas 100 ditëve të mbushura me debate, herë me momente të këndshme e herë me më pak të tilla për të, është Ermela fituesja e edicionit të katërt të Big Brother dhe çmimit prej 100 milionë lekësh.
“Dëshiroja shumë që të ishte një femër fituese e Big Brother, në mos unë një femër tjetër. Kam luftuar për këtë çmim sepse asgjë e mirë nuk vjen pa luftuar”, u shpreh Ermela pas fitores.

“Nedës i trembesha më shumë në këtë lojë sepse mënyra se si i mendonte dhe perceptonte situatat më dukej ajo e duhura. Frikën e hoqa kur kuptova se realiteti nuk kishte të bëntë me teoritë e saj”, shtoi Ermela.

Pak çaste përpara fitores, iu desh të ndante emocionet e pritjes me Ergysin, ndërkohë që nga loja doli fillimisht Marjeli dhe më pas Ogreni.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit, prezantuar nga Arbana Osmani dhe regji të Ergys Lubonjës, finalistëve iu tregua nëpërmjet klipeve rrugëtimi gjatë ditëve të kaluara brenda shtëpisë. Por, nuk munguan edhe surprizat për secilin prej tyre.

Një rrugëtim i gjatë në këtë bashkëjetesë prej 100 ditësh në këtë edicion të Big Brother, me autor Rezart Agën, i shoqëruar edhe me programin Fan Club, me prezantues Eno Popin, ku është diskutuar gjithçka rreth banorëve. /TCH/
 
Titulli: Ermela, mbretëresha e Big Brother

Bravo per Ermelen...:eek:k:eek:k
 
Titulli: Ermela, mbretëresha e Big Brother

Ku i bie kjo si lagje
 
Pe: Ermela, mbretëresha e Big Brother

vertet tip i kendshem... me vjen mire qe e fitoi nje femer kete vit, dhe aq me shume qe kjo femer ishte Ermela... :)
 
Titulli: Ermela, mbretëresha e Big Brother

Po si re ngeli po ne Vlore ky çeku i BB.
Me fal ndonjeri nga ju ka lexuar ndonje gje me shume, mbi historine e familjes se saj, se ne fillim se degjoja shume kete Ermelen, e kisha antipati.
 
Titulli: Ermela, mbretëresha e Big Brother

Nje tjeter Vlonjate ne fitore :D e cuditshme :p gjithsesi e meritonte ,ai lloj formati i BB nje personazh si Ermela kerkonte .Dhe ta fitonte Ergysi nuk ishte keq ,mbi te gjitha qe vinte nga nje e kaluar jo e mire apo se ishte dhe i varfer ,te pakten leket ti kalonin Ergysit.Sa per Ogrenin jo se ishte i keq ,madje ai kishte goxha bagazh te gjerave ,por e nisi keq qe ne fillim ,duke krijuar nje lidhje me nje nga banoret ,ndoshta kjo e pengoi per ta njohur ate si Ogren ,dhe jo si Neda-Ogren.
Marjeli erdhi aksidentalisht aty ,lotet ndoshta ishin strategjia e tij .Nga fundi se pam te qante me ,i shteruan lotet :D
 
Titulli: Ermela, mbretëresha e Big Brother

booo ca grifshe ajo.......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top