Erler: Procesi i rikonfigurimit në Kosovë ecën sipas planit

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri gjerman i Shtetit, Gernot Erler në një konferencë për media në Berlin, e ka vlerësuar kryesimin e BE-së nga ana e Sllovenisë si pozitiv. Ai është shprehur i kënaqur edhe me mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, që ishte një nga temat kryesore të presidencës sllovene, ndërsa e vlerësoi si pozitive edhe ecurinë e reformimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

"Qysh të nesërmen, më 18 shkurt, Bashkimi Evropian, arriti të gjente një qëndrim të përbashkët, duke mos e paracaktuar reagimin e secilit vend", ka thënë Erler të premten, duke kujtuar reagimin e BE-së ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Faktin se gjashtë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur shtetin e ri të Ballkanit, Erler e cilësoi si diçka të kuptueshme, nisur nga fakti që shumica e tyre kanë probleme me pakicat në vend.

Ndërkaq si diçka pozitive ai e vlerësoi ecurinë e reformimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë: "Procesi i rikonfigurimit ecën sipas planit. Në fillim të dhjetorit do të fillojnë punën mbi 1.800 ekspertë të EULEX-it", tha ai por vuri re se "për bashkësinë ndërkombëtare do të jetë një sfidë e madhe arritja e bashkëpunimit efektiv mes organizatave ndërkombëtare".

Sipas Erlerit, kërkohet një koordinim i mirë mes NATO-s, Organizatës Civile Ndërkombëtare, të ngarkuarit të posaçëm të BE-së, EULEX-it, UNMIK-ut dhe OSBE-së. "Nuk kemi patur ndonjëherë më parë një dendësi kaq të madhe kompetencash", tha ai.

Erler është i mendimit se edhe vetë shteti kosovar ka përpara një sfidë të madhe mbas miratimit të Kushtetutës dhe pranimit të parimeve të planit të Ahtisaarit. "ثshtë e rëndësishme që këto parime të vihen në jetë duke sjellë në masë të dukshme përmirësimin e ndjeshëm të jetës së njerëzve", nënvizoi ministri gjerman.

Ministri e vuri theksin edhe tek perspektiva evropiane, parakusht për të cilin është bashkëpunimi i suksesshëm rajonal. Në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ai tha se megjithëse nuk pret që Serbia të njohë së shpejti Kosovën, por "me sa duket do të arrihet të sajohet një zgjidhje në mënyrë që Kosova të mos mbetet vazhdimisht pika e parë e rendit të ditës".

Ministri gjerman u shpreh i kënaqur me rolin e Sllovenisë në afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane. /D-Welle/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top