Era e re: CIA-s gjendet në internet

Зngjεll

___________

Ka një revolucion të qetë në rrugë e sipër tek CIA dhe agjencitë simotra. Një brez i ri analistësh, i vendosur për t’i tërhequr kolegët e tyre të kohës së Luftës së Ftohtë në botën e shkëmbimit të informacionit me anë internetit, ka krijuar “Intellipedia”, një version i klasifikuar i “Wikipedia”. Sipas këtyre analistëve, Intellipedia po transformon mënyrën se si agjencitë sekrete amerikane trajtojnë informacionet sekrete duke nxitur kështu bashkëpunimin nga Uashingtoni në gjithë botën. Intellipedia u krijua fillimisht në vitin 2006 para syve skeptikë të veteranëve në ndërtesën e CIA-s në Lenglei. Sot Intellipedia ka arritur 900 mijë vepra spiunazhi, rreth 100 mijë përdorues dhe deri në 5 mijë redaktime faqesh në ditë, sipas CIA-s dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Përkrahësit e kësaj nisme pretendojnë se Intellipedia nuk është vetëm shenjë e ndryshimit në agjenci, por gjithashtu po jep rezultate. Për herë të parë kur u përdor klor në një eksploziv të improvizuar në Irak, dikush krijoi një faqe duke pyetur se çfarë duhet të bëjnë oficerët e inteligjencës për të mbledhur të dhëna nga përdorimi. “23 vetë nga 18 apo 19 lokalitete të botës dhanë përgjigje dhe ne morëm një sërë instruksionesh të përdorueshme brenda dy ditësh”, thotë Tom Fingar, i cili drejtoi Këshillin e Inteligjencës Kombëtare nga viti 2005-2008.
Vitin e kaluar trafiku në Intellipedia u bë aq i rëndë sa Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare iu desh të gjente para ekstra për të përmirësuar serverat.
“Kumbari” i Intellipedia-s është analisti i CIA-s, D. Calvin Andrus, i cili shkroi një kumtesë në vitin 2004 me titull “Wiki dhe Blogu: Drejt një Komuniteti Kompleks të Adaptueshëm të Inteligjencës”. Për dekada me radhë sistemi amerikan i inteligjencës është strukturuar t’u përgjigjet pyetjeve statike të kohës së Luftës së Ftohtë si për shembull sa raketa ndodhen në Siberi. Sipas Andrus, pas sulmeve të 11 shtatorit SHBA kishte nevojë për diçka që të trajtonte kërcënimet e komplikuara dhe ndryshimin. Organizatat e inteligjencës kishin nevojë të bëheshin më komplekse dhe të përshtatshme.
Sean Dennedy, 39 vjeç, dhe Don Burke, 43 vjeç, përdorën kumtesën e Andrus për të prezantuar idenë e një komuniteti inteligjence “wiki” tek eprorët e tyre në CIA. Ata nuk shkuan shumë larg deri sa Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, që sa ishte krijuar, arriti në përfundimin se ideja kishte potencial dhe mund të përballej me rezistencën e ngurtë kulturore. Fillimisht, analistëve që iu kërkua të merrnin pjesë, thanë se ishin shumë të zënë ose se preferonin sistemin e vjetër të të dhënave të menaxhuar nga agjencitë individuale.
Një prej pengesave më të mëdha ishte të bindeshin spiunët e fiksuar pas sigurisë se sistemi do të ishte i sigurt nga të huajit. Për të bindur ato Intellipedia u ndërtua në rrjetet e sigurta dhe të klasifikuara të njohura si “Intelink”, të cilat lidhin 16 agjencitë sekrete në SHBA.
Pas tre vjetësh tashmë, Intellipedia gumëzhin. Ajo vepron në tre sfera: dokumente të paklasifikuara, sekrete dhe top-sekrete.
Intellipedia menaxhohet më së shumti nga vullnetarët dhe patrullohet nga “barinjtë”, të cilën vëzhgojnë faqet individuale në zonat e tyre të ekspertizës.
Se sa larg do shkojnë ndryshimet, mbetet për t’u parë. Sipërmarrjet e tjera të komunitetit të inteligjencës dhe në median sociale kanë qenë më pak të suksesshme.

Eksperimentet e CIA-s

CIA ka kryer shpeshherë eksperimente apo projekte, të cilat më pas janë hapur për publikun. Disa janë projekte që kanë dalë në shtyp në kohën kur kanë ndodhur, të tjera janë dosje të hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve për deklasifikim. Një prej tyre është eksperimenti “MKULTRA”. Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i një programi kërkimor të CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve ’50 dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi. Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drogërave, si dhe metodologji tjetër për të manipuluar gjendjet mendore të individëve apo për të ndryshuar funksionin e trurit.Por nuk janë vetëm operacionet e CIA-s ato që janë bërë publike. Shumë sekrete janë hapur për publikun pas një numri të caktuar vitesh. Një prej sekreteve të hapur, mjaft interesant, nuk vjen nga SHBA, por nga Britania e Madhe. Shënimet e sekretarit të kabinetit dëshmojnë se Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin, nëse ky i fundit binte ndonjëherë në duart e forcave aleate. ثshtë ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste, duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si “zembereku i së keqes” dhe një “gangster”. Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani. Në shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman Book, shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit, duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.

1. Mbledhja

Themeluar në vitin 1991 Konventa Ndërkombëtare e Kongresit Ndërkombëtar të UFO-ve i dedikohet kërkimit, dokumentimit dhe përhapjes së informacionit në lidhje me UFO-t.

2. Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit përfshijnë folësit, terapistët, shkencëtarët, shkrimtarët, studiuesit dhe tregtarët.

3. Ekspertët

Petër Davenport është Drejtori i Qendrës Kombëtare të Raportimit të UFO-ve. Ai është diplomuar në universitetin e Standford për Rusisht dhe Biologji si dhe ka master në financë dhe biznes ndërkombëtar.

4. Ne nuk jemi vetëm

Thuajse 1000 persona e ndjekin kongresin çdo vit.

5. Shfaqja

30 folës nga e gjithë bota flasin mbi kërkimet e tyre për UFO-t dhe fenomenet paranormale.

6. Hija

Pjesëmarrësi në kongres, Donald Ware është një pilot në pension i “Air Force”.

7. Drita

Gjatë kongresit, terapistët me eksperiencë kryejnë “sesione eksperience” për ato që duan të ndajnë historitë e vizitave dhe rrëmbimit nga UFO-t.

8. Statuja

Në konferencë jepen çmime për arritjet më të mëdha në filma dhe seksione të tjera që kanë lidhje me UFO-t.

Kongresi i UFO-ve në Nevada mbledh një mijë vetë

Kongresi Ndërkombëtar i UFO-ve është një organizatë në Arizona që i dedikohet përhapjes së informacionit që ka lidhje me shumë fusha të ufologjisë. Ajo u themelua në vitin 1991 dhe mban një konferencë vjetore në Nevada. Në konferencë janë të pranishëm prezantime të ndryshme nga shkrimtarë, studiues, ekspertë, entuziastë apo ato që kanë qenë dëshmitarë të fenomeneve paranormale në gjithë botën. Kjo konferencë gjithashtu ofron një forum për të diskutuar eksperiencat dhe zbulimet më të fundit. Përgjatë gjithë javës zakonisht referojnë 30 persona, ka një festival filmi, shumë shitës dhe sesione eksperiencash. Kjo është kthyer në një konferencë, ku njerëzit mezi presin të mblidhen dhe të takojnë njerëz e studiues që merren me UFO-t. Temat e diskutuara përfshijnë rrëmbimet, rastet e shfaqjes së UFO-ve, përplasjet e UFO-ve, rrathët në fushat e misrit, eksperiencat paranormale, teoritë konspirative qeveritare etj. Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe shkruan për eksperiencën e tij në romanin që u kthye në një best-seller në SHBA, “Communion”. Në vitin 1996 në një intervistë tek Larry King, Strieber e mohoi që ai të ishte rrëmbyer duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ai aktualisht drejton një program radiofonik me emër “Dreamland”. Gjithashtu një grup punonjësish të aeroportit në اikago, SHBA, ku dhe pilotë deklaruan se kishin parë një objekt misterioz në formë disku, i cili nuk kishte drita dhe që qëndronte pezull mbi terminalin e aeroportit “Chicago O’Hare” përpara se të zhdukej nëpër re. Këto deklarata u mohuan nga organet, në të cilat punonjësit dhanë dëshmi. Një rast tjetër është ai i Rosemary Lyons dhe një kolege e saj po pinin një cigare jashtë punës në orën 22.40 të mbrëmjes në Ohajo kur ato panë një UFO. Sipas tyre, objekti kishte një diametër prej 18 metrash. Lyons e shpjegoi këtë rast kështu, “Ne e pamë për rreth 20 sekonda. Ishte rrethor dhe me shkëlqim. Nuk ishte aeroplan, as helikopter, as objekt zbulimi dhe nuk ishte balonë. Nuk lëshonte asnjë tingull”.

Përgatiti: Blendina Cara
 
Titulli: Era e re: CIA-s gjendet në internet

e ça ben kjo??
 
Titulli: Era e re: CIA-s gjendet në internet

Asgje shtojne numrin e vizitoreve ne faqet e internetit :)
 
Titulli: Era e re: CIA-s gjendet në internet

e ça ben kjo??

kjo ben qe ti dhe une bashke beme 1 postim dhe forumi hecen perpara ;):yahoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top