Eqerem اabej përmes 1200 letërkëmbimeve

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Eqerem اabej ka ende një pjesë të panjohur të tij. Atë që fshihet në shënimet, sonetet apo në mijëra letërkëmbime. Ndërsa kolegë të tij, ish-studentë apo edhe njohës të veprës, referonin mbi meritat e punës së madhe të اabejt, e bija, Brikena ka mbi tri muaj që po jeton e rindërton pjesë të së kaluarës përmes letërkëmbimeve të të atit. Ajo ka mbërritur në Tiranë për të qenë e pranishme në sesionin shkencor që Departamenti i Gjuhësisë organizoi dje në kujtim të 100-vjetorit të lindjes së gjuhëtarit. Në fakt ky është i pari aktivitet në nivel akademik që organizohet në Tiranë në kuadër të këtij përvjetori. Ndonëse në ceremoninë e shpalljes së vitit të اabejt, ministri i Kulturës Ylli Pango foli për një sërë aktivitetesh në nderim të figurës së njohur të kulturës shqiptare, në këto muaj nuk është shënuar asgjë. U tha që kalendari do të përgatitej gjatë kohës në vazhdim, e me sa duket janë menduar pas muajit shtator. Prishtina i kushtoi të parin aktivitet اabejt dhe një tjetër sesion pritet në vazhdim. Një sesion ndërkombëtar është menduar edhe nga Akademia e Shkencave në Tiranë. Brikena اabej shprehet se kjo anë organizative u takon institucioneve, ndërkohë që ajo vet vazhdon punën për realizimin e botimeve. Po përgatitet për një botim luksoz të soneteve të të atit, ndërkohë që kohën s'e ka në anën e saj. "Po shoh që koha ikën dhe nuk arrij t'i bëj të gjitha vetë. Dua të realizoj një botim të bukur të soneteve, që shpresoj ta mbarojmë fill pas verës e për këtë po punojmë fort", - shprehet e bija e اabejt. Interesante janë edhe letërkëmbimet që Brikena ruan nga i ati. Janë të shumta, në gjuhë dhe për persona të ndryshëm. Brikena tregon se janë ende në fazën e sistemimit të tyre, dhe përgatitjes për botim.

Letërkëmbimet

Janë rreth 1200 letra të ruajtura mirë. Eqerem اabej i ka ruajtur edhe në ditë të vështira. Brikena اabej tregon se shtrihen në një periudhë gati 50-vjeçare. Disa edhe para viteve të luftës. Së bashku me kolegen e saj Linda Kashari prej tri muajsh janë duke i sistemuar, për të përzgjedhur më të mirat për botim. "Janë rreth 1200 letra me rreth 270 korrespondentë. Në gjuhë të ndryshme ai u drejtohet kolegëve të tij nga shumë vende të botës, linguistë apo njerëz që në një farë mënyre apo tjetrën i lidh puna dhe me albanologjinë, me ballkanistikën dhe indoevropianistikën. Besoj se korrespondenca do të jetë një libër më vete. Këtë herë ndoshta do të bëjmë një botim anastetik me korrespondentë të rëndësishëm. Do duhen vite punë për ta sistemuar, zbardhur, përkthyer të gjithë këtë korrespondencë. Në të ka plot çështje të rëndësishme dhe kur të botohet do të plotësojë më shumë figurën e اabejt", - shprehet Brikena. Ajo nuk i ka lexuar të gjitha letrat. Por tregon se gjatë periudhës prill-maj, është marrë me orë të tëra me këtë letërkëmbim, duke zbuluar mes letrave edhe detaje të veçanta, në dukje të parëndësishme. "Ato tregojnë preokupimin e këtij njeriu për punën e tij, por në një kuptim më të gjerë se ajo shkencore. Ai ishte pika e referimit për një periudhë shumëvjeçare për disa gjuhëtarë të shquar, bashkëkohës nga vende të ndryshme që ndoshta kishte qenë edhe bashkëstudentë me ta. Një pjesë tjetër i njihte që në vitet '30-të, por rrethanat i kishte ndarë. Me ta ka një letërkëmbim të gjatë dhe të shpeshtë", shprehet e bija. Për të janë letra shumë interesante. Mes tyre ajo ka lexuar për njerëz që duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë, kulturën dhe studimet shqiptare. I drejtoheshin përmes letrave Eqerem اabejt në adresën e Universitetit të Tiranës. Por Brikena tregon se ato gjithnjë i vinin në shtëpi. اabej u dërgonte materiale të ndryshme e nxiste institucione të caktuara për këto shkëmbime. "Përveç punës së tij shkencore ka bërë një punë të madhe për të rrezatuar jashtë kulturën shqiptare dhe për të nxitur njerëz që të merreshin direkt ose indirekt me Shqipërinë dhe kulturën e saj", tregon ajo.

Kujtimet

Letrat që اabej shkëmbente me shumë të huaj janë të mbyllura në zarfe dhe të ruajtura me kujdes. E bija e tij po i sistemon në fletë transparente. Mes tyre ka emra gjuhëtarësh të njohur si Jokli e Lamberci. Të tjerë emra i ka lidhur interesi për të mësuar më shumë mbi Shqipërinë dhe kulturën e saj. Brikena اabej tregon se letrat e Joklit nuk janë të shumta, rreth 7 apo 8. Janë letra që ai i ka marrë në Romë, në vitin ‚41 kur ishte në gjysmë izolim. Më pas i ka sjellë me vete dhe i ka ruajtur me kujdes. "Mendoj se një pjesë kanë humbur, pasi nuk mund të kishte aq pak korrespondencë me Joklin. Mes tyre ka edhe një letër ku thuhet se ai parandjen fundin e tij", - shprehet Brikena. Përveçse informacioneve apo kurioziteteve që mund të ngjallin për një publik që njeh jetën e اabejt, për të bijën janë më shumë. Janë një pjesë kujtimesh. Ajo tregon se teksa i shfleton "një pjesë e tyre më ngjallin dhe kujtime për periudha të caktuara të jetës. Ato janë një tip itinerari i jetës së tij. Madje në to mund të gjesh edhe detaje të thjeshta. Në një zarf unë pashë për herë të parë se ku ishte adresa e Institutit të Shkencave në vitet '50 dhe aty zbulova se rruga quhej Ledi Karnavon. Këto letra, të paraqitura në dorëshkrim mund t'i marrë e t'i shohë kushdo kureshtar".


Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top