Enver me munde.!

Lauri

Anunnak
Enver me munde.!

Jam ai djali rebel i Tiranes, ai qe floket kerkonte ti mbante te gjata, qe vishte xhinse kauboj dhe degjonte Beatles, Queen , Deep Purple, Scorpions..
Jam ai djali qe emrin se kisha Muharrem, i poshter, Mahmut, Qirjako, pavaresisht se baban ma quanin Eqerem..
Jam ai djali qe ironikisht, perdorte epitetin "Tirons" per te gjithe ata tip sekretare partishe qe "mirmengjes" ju thoje.."Te na rroje partia" pergjigjeshin me dialekt gjithfaresh, tek sa te binte rasti te ndesheshe me ta neper nderrmarrje apo lagje te Tiranes, ne universitete apo ne xhiron e madhe..qethur Kinezeshe dhe me ecje "rruli", (epitet ky per ushtaret e rinj..)..te cilet nuk ngurronin te te kritikonin "shfaqet e huaja" ne publik, me nje ze paksa te larte, qe te ishin te sigurte qe edhe muret degjonin..
Kane qene te neveritshem..

Pra une jam ai djali qe neqeshja sa here dilje ne tribuna rrethuar nga turrma te egzaltuara..

Te kam urryer Enver, te kam urryer..

Si nje i ri qe donte te ish i lire..
I lire te blente nje makine, i lire te paguhej aq mire sa ata ne vendet perendimore, si une dhe te gjithe te tjeret, i lire te kendonte kenget e grupeve me te degjuara te kohes..i lire te bente cte donte..i lire te shikoja me shume drita shumengjyreshe ne Tirane, me shume ndertesa moderne, veshje te kohes..pse jo edhe me shume shale femrash..
Ndaj kur vdiqet ju, nuk derdha lot, si qindra mijra te tjere, apo miljona..
Por u talla nen ze..

Kane kaluar shume vite qysh atehere..jam bere prind, kam makine dhe shtepi..kam shume gjera..por edhe shume gjera me mungojne..

E para me mungon siguria per te ardhmen e punes se femijes..pavaresisht pages qe me duhet te paguaj per arsimimin e saj..
Me mungon siguria per jeten e saj..per veset qe mund te marre..si droga, apo bixhozi, apo prostitucjoni..nga nevoja per te jetuar, ne pamundesi te gjetjes se nje pune qe ti siguroje jetesen..
E dyta me mungon siguria per punen..me duhet te laje kredite bankare per borxhet qe kam marre..por kam friken edhe te shendetit..nese semurem me duhen para..Para per semundjen, para per edukimin e femijes, para per jetese..ndaj me duhet te bej llogarine se cila kushton me pak..sherimi im, apo vdekja ime, pa marre mjekime..
E treta me mungon siguria ne rruge..mund te behem preh e ndonje krimi..te ndonje krimineli..ky i fundit mund te jete edhe nje prind si une, qe ka humbur punen..apo nje i ri qe ka mbaruar shkollen..apo akoma me keq..nje njeri qe ka humb shpresen tek e ardhmja..
E katerta me mungojne shoket, kushurinjete, komshinjte...te gjithe kane ndryshuar , jane bere si ujqer..Cuditerisht kam degjuar, se edhe ata kete mendim kane per mua..
Me mungon Shqiperia..Ajo Shqiperi e bukur, e lulezuar me pyje dhe lumenj te kristalte..qe tashme duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo..me dhembe te deformuar betoni..
Me mungon Tirana..e rregullt , me parqe dhe hapesira ku femijet loznin para pallateve..vendin e tyre e kane zene ndertesa shume kateshe qe nderthuren me njera tjeren si ne nje orgji..nga ku lindin njerez te zymte dhe te shperfytyruar..me mendjen per te ikur diku larg, larg nga aty..
Me mungon drejtesia..te pa udhet shiten gjithcka, vodhen gjithcka..dhe sot quhen politkane..ose VIP-a..dhe femrat gjysem te zhveshura qe mbajne mikrofonin si kokeshpullë ne dore..po VIP-quhen..dhe gazetaret sherbetore besnik te kujdo qe paguan..pavaresisht cmimit qe sjellin ne jete njerzish si rrjedhoje e asaj qe shkruajn..quhen VIP-a..

Ka qindra organizata ne mbrojtje te femrave, kunder dhunes ndaj tyre apo femijeve,luftes kunder droges, bixhozit..
Ehh sa shume organizata qe ka..E di dikur si kemi pasur keto organizata..por as problemet..

Me munde Enver me munde..dhe sa here te shikoj foto duke qeshur..me duket sikur me tall mua. brezin tim..sikur na ironizon dhe me dhemb shume..
Do doja te te mundja..te benim nje Shqiperi me te mire , me te bukur, me te jetueshme..se ajo qe na le ti, per ti lene femijve tane..dhe keshtu te vija pran varrit tend dhe te thoja..
Te munda Enver..te munda..!

/Amarildo Pregapuca
 
Pe: Enver me munde.!

Neve na mungon thua se shumëqka...

Poashtu me habitin shqiptarët (veqantë te Kosovës, po edhe pak nga tjerat vende) sa kengët i hedhin poshte e lartë, kurse te bashkuar nuk janë askundi... Besa edhe trojet cdo ditë po i vidhen...

Me ne fund ç`janë gjithë keto këngë? Puna le te ndriqoje, jo fjalë pa punë.


Edhe as kryetarët shqiptarë, spo e kryejn detyren si duhet, prandaj nuk eshte ende vendi.
 
Titulli: Enver me munde.!

Demokracia per ne Shqiptaret ka qen fundi i naivitetit dhe ciltersise/pafajsise.
 
Pe: Enver me munde.!

Ndryshimi fillon nga vetja! S'duhet t'i shkruaje apo t'i kendoje Enverit zoteria, por te filloje te ndryshoje menyren e jetes tij. Nuk duhen harruar ato qindra familje (apo me shume) qe jane persekutuar e zvarritur gjate komunizmit. Komunizmi eshte nje parim qe funksionon vetem ne teori, se te ish ndryshe i gjithe perendimi do te synonte drejt komunizmit.

Problemi yne, (i shqiptareve pra) eshte se kerkojme llogari te tjereve edhe te kaluares ndersa duhet te perqendrohemi tek vetja, tek veprimet tona edhe tek e tashmja.
 
Pe: Enver me munde.!

Ne fakt Elushe e mbylli duke thene: Te munda Enver..te munda..!
 
Pe: Enver me munde.!

Ashtu e mbylli vertete, por si nje deshire e jo si nje qellim. Te kish thene: "Do te te mund, po punojme e po e bejme nje Shqiperi me te mire...." atehere po. Pra, enderron per te vajt tek varri Enverit e t'i thote qe e mundi, nuk po punon per ta bere Shqiperine me te mire ;) se me fjale edhe me "do te" ngrihet pallati brenda nates. Eshte koha te flasim me vepra.
 
Me munde Enver , Me munde!

Më munde Enver, më munde!
Nga Amarildo Pregapuca {28/04/2014}

Jam ai djali rebel i Tiranës, ai që flokët kërkonte t’i mbante të gjata, që vishte xhinse kauboj dhe dëgjonte Beatles, enver hoxhaQueen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali që emrin s’e kisha Muharrem, i poshter, Mahmut, Qirjako, pavarësisht se babën ma quanin Eqerem. Jam ai djali që ironikisht përdorte epitetin “tirons” për të gjithë ata tip sekretarësh partie që “Mirmëngjes” t’u thoshe “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin me dialekte gjithfarësh, teksa të binte rasti të ndesheshe me ta nëpër ndërmarrje apo lagje të Tiranës, në universitete apo në xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky për ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin të të kritikonin “shfaqjet e huaja”, në publik, me zë paksa të lartë, që të ishin të sigurt që edhe muret dëgjonin. Kanë qenë të neveritshëm!Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë. I lirë të blinte një makinë, i lire të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët. I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte: i lirë të shikoja me shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash. Ndaj kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona. Por u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë. E para më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën. E dyta më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem më duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime, pa marrë mjekime. E treta, më mungon siguria në rrugë: mund të bëhem pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli. Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si unë, që ka humbur punën, apo një i ri që ka mbaruar shkollën. Apo akoma më keq: një njeri që ka humb shpresën tek e ardhmja. E katërta, më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. اuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua. Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembë të deformuar betoni. Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg, larg nga aty. Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politkanë, ose VIP-a. Dhe femrat gjysme të zhveshura që mbajnë mikrofonin si kokeshpullë në dorë po VIP-a quhen. Dhe gazetarët- shërbëtorë besnikë të kujtdo që paguan, pavarësisht çmimit që sjellin në jete njerëzish si rrjedhojë e asaj që shkruajnë, quhen VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Ehhhh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’i kemi pasur këto organizata. Por as problemet. Më munde Enver, më munde! Dhe sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe më dhemb shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme se ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë. Dhe kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda!​
 
Pe: Enver me munde.!

Dhe mua me pelqeu ky shkrim shume, mgjate ajo ca kuptova eshte qe ndjeva keqardhje pse Enveri e mundi ate (Amarildon). Jeta e tij shkoi dem nuk mundi te bente ate qe donte, dhe jeta e Enverit fjolle duke vdek dhe si fitimtar. Enveri e mundi ate!
 
Titulli: Enver me munde.!

Edhe pse si shkrim i bukur . Qe mund te interpretohet ne forma te ndryshme . Psh malli per kohen e komunizmit , diktatures dhe tmirat qe perfituan shum nga jugu prej saj . Apo pasqyrimi i vertet i realitetit te sotçëm . Te dyja jane te pranushme per tu interpretuar.

Them se diçka esht e pamohueshme ke ky shkrim. " Rrenjet e kalbura " qe krijuan ate qe sot quhet elita. Madje aq sa qe te çosh neper mend qe dhe vet levizja studentore ish programuar nga ata vete . Ne po shofim , ne po gjykojme . Por dhe ne si ata nuk po marrim vendime. Sepse jemi si ata (politikanet) shikojm vetem interesin personal dhe jo te komunitetit dhe kjo na kthen ne njerez te eger duam apo sduam ne. Dhe kurrsesi smund te ecim perpara , ndaj dhe shqipria sdo ndryshoj asnjeher.

Tregu punes sot?!

Dikush me tha qe kapitalizmi nuk njef moral. Eshte vendi ky shitet gjithçka . Shitet trupi , shitet karakteri dhe çesht me e keqja , dinjiteti. Ate te cilen luftojm ta mbajm lart qe askush mos tna e cenoj dhe perbalt. Po kujt ti flasesh sot? Sot i paafti gjen pune sepse ke çjerrur zerin neper mitingje , sepse ka ber te fortin neper salla votimesh , sepse i ka lepire topet dikujt qe e quan mik . Apo nje femer te ciles nuk i numerohen operacionet per te kapur numrin magjik te gjoksit per te siguruar miratimin e krye(k)tarit . Kto gjejn pun sot !

Ti them bravo apo te bej moral . S'di ke te zgjedh sepse uria dhe varferia nuk pyesin per moralin . E kam kaluar ate faze ku ne darke menuja e preferuar ishte "buk e vaj e krip" dhe "buk e uje me sheqer" dhe sot kacavirrem me nje cop diplome qe tek puna qe bej as me pin uje fare.


Shoqeria apo fisi ?

Gjej rastin te pershendes familjen , sepse vetem aty gjejm perkrahje. Ndonje mik-tek tuk . Sepse fisi...ah fisi. fisin ku ta kete. E dini kush esht teatri hipokrizise me i madh qe mund te hasi njeriu?

Dasmat , po po . Sebepet . ku muhabetet e perhershme jane "ua sa kohe pa u pare", "do takohemi se sben" , "sa i bukur qeke bo", dhe buzqeshje qe po ti cjerresh do te kuptosh qe hienave ti puthesh buzen para tyre.

çte thuaç me...vetem zjerm . nxjerr njeriu sot nga goja . dashje ose pa dashje .
 
Titulli: Enver me munde.!

po une qe jam me e munduara nga te gjithe kur do ti mund te tjeret ,me fjale se veprat krisen ndonjehere e duan kohe te rikurohen ,riparohen,eh?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top