GLOOM
Catch me if you can...
Ky nder i posacem u eshte ofruar personaliteve nga fusha te ndryshme te jetes dhe individeve ne shenje mirenjohje dhe respekti per kontributin e spikatur qe kane dhene per shoqerine britanike.
Kane qene koleget dhe miqte qe kane bere fushate per Enkeleden per kontributin e saj te shquar dhe te vecante qe ajo te behet mbajtesja e pishtarit olimpik te mberritur ne Britani nga Greqia me 18 maj.
Enekelda Berisha, me origjine nga Tirana drejton dhe menaxhon nje organizate qe quhet “Flying ?heels” dhe merret me aktivitete sportive per femijet tetraplegjike.Jo vetem ajo, por edhe partneri i saj shqiptar nga Shkodra, Ori eshte ne karrige me rrota dhe madje lojtar i rugby-it ne ekpin “?heelchair Rugby London”, dhe trajner i femijeve tetraplegjik qe luajne kete sport.
Enkelejdes iu desh te kalonte shtate faza per te arritur ne nominimin per te qene mbajtese zyrtare e pishtarit olimpik. Per Top Channel ne Londer, Enekelda Berisha tha se “ka kaluar nje nga momentet me te bukura te jetes dhe se nuk ndodh cdo dite te mbash flaken olimpike. Eshte nje shans qe te vjen vetem nje here ne jete.
“Kam shijuar cdo sekonde te saj. Ishte nje eksperience e mrekullueshme”, thote ajo.
Rasti i Enkeleda Berishes eshte nje rast krenarie per komunitetin shqiptar ne Britani dhe pasqyre dhe shembull i asaj se cka i ofron shoqeria britanike te gjitheve per t’u integruar, edhe pse ne rrethana te pazakonta. top-channel.