Enis Presheva e lë muzikën!

Kresha

A pretty face can never trick me


Producenti muzikor dhe kompozitori më me famë në trojet shqiptare Enis Presheva ka lënë muziken.


Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton në jetë, ishin arsyet që producenti dhe kompozitori i njohur nga Kosova, Enis Presheva të largohet nga muzika ditë më parë.
Burime të sigurta thonë se ai ka vendosur ta lë muzikën pasi sipas disa interpretimeve të fese islame nuk lejohet muzika, që konsiderohet “haram”, e ndaluar.
Edhe një gjë ineteresante që mund të vërehet në ndryshimin e Enis Presheves, është fakti se nëse në ueb klikon Enis Presheva | Offical Website | Design by: Ardian Tërstena, faqja do të lidhet me linket e faqeve islame, www.qsi-ks.com dhe Tezkije.com - Video ligjerata islame të përkthyera në Gjuhën Shqipe
Mirëpo nuk është lënë jasht mundësia që Enisi të punojë tani edhe në kompozimin e këngëve të lejuara (hallall) Ilahi. Ky nuk është rasti i parë e shpresojm se nuk do të jetë as i fundit, kur një muzikant e lë muzikën për shkak të bindjeve fetare. Më herët e kishin bërë Adem Ramadani, solisti i grupit TNT, Ferki Shala, Bardhi nga grupi Daligs, Muharem Qaili – Memi dhe shumë këngëtar edhe me famë botërore.

Krijuesi i shumë hiteve në muzikën shqiptare Enis Presheva ka nisur punën si kompozitor dhe producent qysh në vitet 90’. Ai ka qenë një nga më të kërkuarit nga këngëtar-e dhe grupe të ndryshme të estradës shqiptare. Enis Presheva po ashtu vlerësohej se kishte një ndër studiot më të shtrenjta në Kosovë./ekuiliber/
 
Back
Top