Ende ke guxim me quajt diktator?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gabimet Diktatoriale të Erdoganit kundrejtë popullit të vet:
13775489_1111913688872985_2801972283682613583_n-696x928.jpg

Prodhimtaria e Turqisë në vitin 2013 ka arritur në rreth 100 trilion dollarë dhe ka bërë një kërcim, nga pozita e 111-të e vendeve më të fuqishmë në botë në vendin e 16, që do të thotë se me një mesatare prej afro 10% ai do të arrijë që të hyjë në G20-të, e që janë 20 vendët më të fuqishme në botë.

2023 është viti jubilej në të cilin u themelua Turqie moderne dhe këtë vit Erdogani ka paraparë që Turqia të jetë vendi më i fuqishëm në botë, si në aspekt politikë e po ashtu edhe në atë ekonomikë. Se a do të ia arrijë që gjëje të tillë, na mbetët që të ua lëmë ditëve në vijim që të na e zbulojnë këtë parashikim.

Airoporti Ndërkombëtarë i Stambollit është airoporti më i madh në Europë. Ky airoportë gjatë ditës pranon rreth 1260 aterime duke mos e harruar edhe atë të Sabihas që ka kapacitetë të pranojë deri në 630 aterime brenda ditës.
Turkish Airlines është kompania që për tri vite radhasi është duke e fituar cmimin “Kompania më e mirë airore” në botë.

Në dhjetë vite, Turqia ka bërë mbjelljen e 2 miliardë e 770 miljon pemë pyjore dhe frutore.
Turqisa kanë arritur për herë të parë të prodhojnë tanke të blinduara, transportues airorë, aeroplanë pa pilot, satelitin ushtarakë që ka aftësi dhe mundësi të kryej më shumë se një veprim.

Dhjetë vitët e fundit, ka ndërtuar 125 universitete të reja, 189 shkolla, 510 spitale, 169 mijë klasa në mënryë që të mos ketë në një klasë më shumë se 21 nxënës
.

Kur kriza ekonomike ishte intensifikuar në Europë dhe në Amerikë, kishte detyruar këto të dyja që të ngritin tarifat e shkollimit ndërsa Erdogani kishte lëshuar një dekret me anë të së cilit kishte bërë falas shkollimin në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe cdo shpenzimë do të mbulohej nga shteti.

Deri para dhjetë viteve, të hyrat vjetore për kokë banori kanë qenë 3500$ ndërsa në vitin 2013 ajo u ngritë në 11000$ dhe është më e lartë sesa të hyrat e një përsoni në Francë. E po ashtu edhe vlerën e monedhës turke e ka ngritur për 30 herë.

Në Turqi, qeveria është duke dhënë maksimumin e saj që të nxjerrë 300000 studiues dhe të i angazhojë vetëm për studime dhe hulumtime në mënyrë që të mund të ia arrijë qëllimeve të saja deri në vitin 2023.

Arritja më e madhe politke është arritja e marrëveshjes, paqja dhe ndalja e gjakut që është bërë rreth Qipros dhe PKK, si dhe kërkimfalja që ju bë popullit armen për një krim që kishte ndodhur para më shumë se nëntë dekada.

Në Turqi pagat janë rritur 300% dhe paga minimale e një punëtori është ngritur nga 150$ në 420$ dhe papunësia ka rënë nga 38% në 2%.
Buxheti i arsimit dhe shëndetësisë ka tejkaluar buxhetin ushtarak andaj edhe paga e një mësimdhënësi është e barabartë me atë të mjekut.

Janë ndërtuar 35000 salla laboratorike të teknologjisë informative dhe asaj grafike në mënyrë që të rinjtë turqë të kenë mundësi të përgatitjes profesionale dhe praktikës në to.
Erdogani mbulojë deficitin e shtetit që kishte arritur në 47 miljardë dhe pagojë këstin e fundit të borxhit në Bankën Botërore. Borxh ky që kishte arritur shumën prej 300 milion $ dhe u pagua në Qershorë të vitit të kaluar por jo vetëm kaq, Turqia ka arritur edhe që ti jap borxh po këtij fondi shumën prej 5 miljardë $, e po ashtu ai ka arritur që në fondin e përgjithshëm të kursejë edhe 100 miljardë $ në një kohë kur Amerika dhe Europa ishin nënpresionin e barrës së dështimeve nga borxhet, fajdet dhe falimentimet e mundëshme.

Eksportët e Truqisë, para dhjetë viteve, ishin 23 miljard ndërsa më vonë u bënë 153 miljardë për të arritur deri tek 190 shtete në mbarë botën. Vendin e parë e kanë zënë veturat për tu pasuar edhe nga paisjet elektronike ku në cdo të tretën pasije elektronike që shitet në Europë një është prodhim turk. B.kohaislame
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Fakti qe i ka dhens zhvillim Turqisë nuk perjashton faktin qe eshte diktator.
Artikullii me duket i pakuptimte.
Gjermania humbi luften e I boterore , demshperbleu gjithe boten dhe per 15 vjet u be prape shteti me I fuqishem ne Bote fale Hitlerit.
Ka me qindra raste te tilla.
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Po t'kishin dale pak veta ne miting, shihni populli nuk po e do, numri tregoi vet :p - Me dale shume, diktator. Shqiptari hon e don e ka pase "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava" LOL
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Ato 1millione , jane kalifat/isis , e tij .. kshuqe mos u krenoni me koken ne sh*rre.

E taman , kuptojeni qe fakti qe ka rritur ekonomine, nuk i jep te drejte qe te ndaloje demokracine. Pike tjeter, nuk keni ku te arsyetoni.
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Gabimet Diktatoriale të Erdoganit kundrejtë popullit të vet:
Në Turqi pagat janë rritur 300% dhe paga minimale e një punëtori është ngritur nga 150$ në 420$ dhe papunësia ka rënë nga 38% në 2%.
Buxheti i arsimit dhe shëndetësisë ka tejkaluar buxhetin ushtarak andaj edhe paga e një mësimdhënësi është e barabartë me atë të mjekut. B.kohaislame

Shifni nje gje duhet pasur te qarte qe kur flasim me shifra dhe me numra them te drejten duhet te ndalemi dhe te analizojme mire se cfare jemi duke shkruar.

Une nuk di nga i merrni keta numra dhe keto statistika por ne nje game te madhe perdorimesh. qe ka mundesi njeriu sot, them te drejten se eshte mekat te shkruash pacavure kur ke mundesi te hulumtosh madje dhe ne vet veb faqen e Statistikave qe ka dhene shteti Turk.

Sipas entit te statistikave te shtetit turk sot, ne vlugun e punes se turizmit, papunesia sillet ne 9.3% e popullates, madje eshte interesante se papunesia tek te rinjet eshte jashtzakonisht e madhe dhe silet ne 18%.

Mos te harrojme se kjo shifer do ishte shume me alarmante por kete shifer e ule mosha e pensionimit qe ka bere shteti Turk per te dhen perparesi rinise ne punesim.

Mosha e pensionit per femra ne Turki eshte 58 vjet
Mosha e pensionit per femra ne Turki eshte 60 vjet

Une nuk arrije ta kuptoje se ku e keni marre kete papunesine 38% dhe kete papunesine 2% ama kam pershtypjen se jeni duke krahasuar papunesine mes shekullit te 15 dhe te ardhmes qe vetem ju e paramendoni diku ne vitin 2126 :chh:chh

Lexoni me poshte te dhenat statistikore per deceniet e fundit, lidhur me papunesine, ne Turqi, veq mos me thoni se e ka pergaditur MOSADI lollol

Untitled.jpg
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Eshte e tmerrshme,e frikshme gjithe kjo simpati e shqiptareve per ata.

Eshte e frikshme duke u bazuar ne inteligjencen e nje populli si ky i yni. :)
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Eshte e tmerrshme,e frikshme gjithe kjo simpati e shqiptareve per ata.

Eshte e frikshme duke u bazuar ne inteligjencen e nje populli si ky i yni. :)

Une akoma shpresoj.

Ne mos ne mencuri te pakten nje tulle qe i bie ne koke e i zgjon.
 
Titulli: Ende ke guxim me quajt diktator?

Pata nje debat me dike per Erdoganin. Une i thoja eshte diktator dhe ai thosh se populli e do , se ai mendon per popullin etj etj

Dhe ngaqe pashe nivelin e bisedes , i thashe edhe ne 50 vjet e deshem Enverin, e lame me lot e qyrre....por ce do qe diktator ishte!

nejse, kam pershtypjen se ne vuajme nga simptoma e stokholm-it....kshuqe nuk eshte cudi hic gjithe kjo dashuri per dike qe ne te shkuaren tone na ka vrare e prere dhe "perdhunuar" lirine tone sistematikisht.
Ok po e leme nostalgjine nder vite edhe historine , di kush te ma shpjegoj perse valle mbrohet Erdogani nga ne shqipetaret? c'lidhje kemi ne me te?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top