Elizabeth Taylor ka patur nje vajze sekrete?

eGo0sTyle

System Engineer
LONDER-Jeta e saj është mbushur me drama sa filmat e saj të Hollivudit. Një muaj pas vdekjes për Elizabeth Taylor kanë lindur shumë pikëpyetje. Më e fundit është thashethemi se ajo mund të ketë lindur një vajzë, por që e ka dhënë për birësim.
“Legjenda e Hollivudit ka lindur një vajzë të cilën e quajti Norah, pohon një prej njerëzve më të besuar të aktores, John Cohan.
Ai deklaron se Taylor ka qënë kliente e tij që prej vitit 1960 dhe se nuk mund ta nxirrte sekretin deri pas vdekjes së saj.
'Ajo më zbuloi një sekret që e ka ndjekur nga pas aktoren si fantazëm për gjithë jetën e saj”, tha Cohan për gazetaren Cindy Adams te New York Post.

'Një fëmijë jashtë martese që nëna e dha për birësim larg prej SHBA”.

'Asgjë, madje as para, vajza që jeton në Irlandë njeh si nënë, gruan që e ka rritur për kaq vite dhe nuk ka dashur kurrë t'ja dijë për Elizabeth Taylor”
'Duke patur lidhje njëkohësisht me 3 burra, Elizabeth nuk dinte se cili ishte babai i saj i vërtetë”.

42616.jpg


'Elizabeth, ndjehej fajtore për këtë ndaj me tha, mos thuaj kurrë gjë, vetëm pasi të kem ikur unë atëherë fol”

Cindy Adams, një personazh i njohur që shkruan gossip pohon se nuk mund të konfirmojë deklaratat e Cohan, por shton se “Duhet ta themi dhe këtë histori, nuk mund ta injorojmë sepse ja në rast se është e vërtetë...” .

Taylor vdiq në Mars të këtij viti në moshën 79 vjecare dhe ishte e famshme dhe për 7 martesat e saj, në të cilat pati 4 fëmijë. Ajo ka 2 djem Christopher , 55 vjec dhe Michael , 57 si dhe një vajzë, Lizën 53 vjece.
Taylor adoptoi dhe një vajzë 2 vjecare nga Gjermani, Marian, që sot është 49 vjece.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top