Ekspozitë skulpturash e pikturash të اiftit Gashi në Austri

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Në qytezën Himberg afër Vjenës qëndroi e hapur prej 25 deri më 27 tetor ekspozita “Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura“. Kryetari i Bashkisë së Himbergut, Erich Klein, e hapi ekspozitën e çiftit të artistëve, që ka përfunduar studimet në vitet ʾ80 në Akademinë e Arteve të Brukselit. Z. Klein me rastin e hapjes shprehu gëzimin për këtë ekspozitë të bukur në komunën e tij dhe theksoi se sa e rëndësishme është që ta sjellësh artin dhe kulturën direkt atje ku jetojnë njerëzit.

Në përurimin e ekspozitës morën pjesë shumë të ftuar. Midis tyre kishin ardhur në Himberg ambasadori i Shqipërisë, dr. Vili Minarolli, dhe konsulli i Kosovës, z. Imer Lladrovci, me bashkëshortet e veta.

Shumë dashamirës të artit shfrytëzuan fund javën dhe motin e bukur të vjeshtës për të shikuar këtë ekspozitë.

Ekspozita përfshinte 17 skulptura mermeri të skulptorit akademik, që vepron në Himberg, Destan Gashi, dhe rreth 25 tabllo të piktores akademike, Barbara Gashi.

Vizitorët u kënaqën që mundën të bisedonin personalisht me të dy artistët, të cilët u shpjeguan atyre veprave e tyre dhe teknikat e ndryshme.

Veprat e Barbara dhe Destan Gashit nga materiali dhe forma janë shumë të ndryshme, por pavarësisht nga kjo formojnë një njësi. Artistët e frymëzojnë shpesh njëri-tjetrin, nganjëherë bile në mënyrë krejt të pavetëdijshme.

Barbara Gashi paraqiti tabllo në vaj dhe guash. ثshtë vërtet e habitshme se në sa shumë mënyra mund të pasqyrohet uji. Pikturat karakterizohen nga kënaqësia për format figurative dhe ngjyrat që vezullojnë gjithë gëzim, si dhe interpretimi piktoresk dhe mjeshtëror i gjendjeve të ndryshme.

Skulptori Destan Gashi, me origjinë nga Republika e Kosovës, i cili prej dy vjetësh ka atelienë e tij në Himberg, paraqiti në Sallën e Kulturës skulptura prej mermeri sipas traditës së skulpturës në gur, kokë vajzash dhe akte të hirshme, por edhe dy skulpturat e njohura “Legjenda e Rozafës“ dhe “Kali i Doruntinës“,vqë i tërhoqën shikuesit në botën e legjendave dhe miteve shqiptare. Vizitorët u interesuan në mënyrë të veçantë për këto histori shqiptare, edhe për faktin që Destan Gashi i ka paraqitur ato në një mënyrë shumë prekëse.

Në vitin 2014 parashikohet të hapet një ekspozitë e skulptorit Gashi edhe në Kosovë.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ekspozitë skulpturash e pikturash të اiftit Gashi në Austri

Ska foto lajmi apo sme dalin mua?? Nqs kto fot qe po sjell une ekzistojne ateher mund ti fshini te miat...

f1_29ciftigashi1383049028.jpg


9%20Xheva%20e%20Fehmi%20Lladrovci.jpg

8%20Destan%20Gashi%20-%20detail%20monumentit.jpg

7%20Destan%20Gashi%20ne%20atelier.jpg

Ambasadori%20Dr%20Kiqmari%20te%20Destan%20Gashi.jpg

Sommerausstellung%202013-10.jpg


Sommerausstellung%202013-14.jpg


Sommerausstellung%202013-6.jpg
 
Titulli: Ekspozitë skulpturash e pikturash të اiftit Gashi në Austri

Soul jo lajmi nuk ka foto, pasi qe nuk me dilnin mua dhe i fshiva.

Portrete ne rërë

portraitjesoloprofilkl.jpg

amoulianiportraitkl.jpg

dhe borë

schneeportraitkl.jpg
 

Attachments

  • portraitjesoloprofilkl.jpg
    portraitjesoloprofilkl.jpg
    13.7 KB · Shikime: 0
  • amoulianiportraitkl.jpg
    amoulianiportraitkl.jpg
    14.5 KB · Shikime: 0
  • schneeportraitkl.jpg
    schneeportraitkl.jpg
    11.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top