Eksperimentet me dritëhije, për një pamje më të mirë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pak pudër me nuancë pak më të errët sesa ngjyra e tenit tënd, do t’i theksojë konturat e fytyrës, duke e bërë atë që të duket edhe më e hollë.

Këtë pudër duhet ta veni në ballë, deri te vija e flokëve, si dhe në ashtin e hundës dhe ta lyeni me gishta, për të mos u vërejtur kufiri i ashpër me pjesën tjetër të lëkurës. Ashtin e mollëzave të faqeve duhet ta theksoni me bojëkuq, ashtu që me brushë e bëni një vijë të dobët nga hunda kah skaji i epërm i veshit. Nuancat e kuqërremta shkojnë mirë me ten të çeltë, kurse tonet ngjyrë gështenjë janë të përshtatshëm për gratë me lëkurë të zeshkët. Sytë e theksuar që dominojnë në fytyrë, do të bëjnë që pjesët e tjera të fytyrës të duken më të vogla, prandaj ekspertët preferojnë ngjyrosjen e kapakut të poshtëm të syve me laps apo hije. Kapakët e syve duhet t’i theksoni me tone ngjyrë dheu të ngjyrës gështenjë, të gjelbër dhe vjollcë, si dhe me një shtresë të bollshme të maskarës. Përdorimi i lapsit të bardhë në pjesën e brendshme të syrit, i bën sytë që të duken më të mëdhenj. Bronzuesi është rruga më e shkurtë deri te një fytyrë më e hollë, ngase ai ofron një “nxirje - rrezitje” të lehtë dhe mundëson hijesimin preciz pa “kufij” të dukshëm. Bronzuesi vihet me brushë (pas pudrës) sipas parimit të njëjtë: gjatë ashtit të ballit, faqeve dhe të hundës, si dhe në periferi të ballit. >>> Kur t’i theksoni sytë, mos harroni që t’i theksoni edhe vetullat – edhe atë me një ngjyrë me nuancë më të errët sesa ajo e flokëve. Vizatoni me laps apo plotësoni me hije pluhur, si dhe krihni ato.

Bojëkuqët kremozë janë idealë për gratë që nuk përdorin pudër, ngase i japin fytyrës shkëlqim natyror si dhe vihen lehtë.

Pasi që ta bëni një vijë me laps të errët përskaj qepallave të poshtme, ‘kufirin’ dobësojeni me brushë të fytyrës apo me shkopth për veshë. Në të kundërtën, për shkak të nuancave të errëta, sytë do të duken më të vegjël.

Nëse përdorni hije të kadifenjtë në mes të buzës së poshtme, ajo do ta reflektojë ngjyrën natyrore dhe do t’i bëjë buzët që të duken më të plota. Efekt i njëjtë fitohet edhe me shkëlqyes pa ngjyrë.

Faqet e theksuara vizualisht e ngushtojnë fytyrën rrumbullake, ngase i theksojnë vijat e saj.


Kosovasot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top