Ekskluzive: LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes

legjenda

Tetova
Burime të Gazetës Express, në tri kampet politike, kanë konfirmuar se tashmë marrëveshja për zhbllokimin e situatës politike – po shihet në horizont. Në mes të tjerash, parashihen edhe shkarkime.
Situata politike është afër zhbllokimit, pasi që PDK, LDK dhe AAK kanë bërë hapa përafrues më njëra-tjetrën në pikën që partia opozitare kishte më së shumti vërejtje – çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Një burim i Express tha se partitë janë pajtuar që kjo çështje të rrëzohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që procesi të nis nga e fillimi.

“Demarkacioni i kufirit është dashur të shkojë në Kuvend për ratifikim. Aty planifikohet të rrëzohet, dhe kështu gjithçka nis nga e para”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Të njëjta burime thonë se ujdia parasheh edhe shkarkimin e Murat Mehës, kreut të procesit për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Express mëson se tashmë janë realizuar bisedat e para telefonike mes palëve. Ekziston edhe opsioni i një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.

Ndryshe, AAK është në një koalicion politik opozitar me Vetëvendosjen dhe NISMثN. Gazeta Express nuk ka arritur të kuptojë nëse pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe dy partitë tjera opozitare.

“Kjo çështje mbetet të shihet”, tha burimi i Express.

“E sigurt është se pjesë e kësaj marrëveshje nuk do të jetë edhe çështja e Asociacionit – çështje kjo që tashmë po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Njëherësh, marrëveshja nuk implikon çështjen e veprave penale të kryera nga deputetët, për cka po ndiqen nga organet ligj-zbatuese.

Gjatë ditës ne do t’ju mbajmë të informuar më gjerësisht rreth zhvillimeve tjera.
12166566-10153791865399917-373138729-n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top