E zhgenjyera nga Edvin Rama tregon dhe mallkon veten !

Hartini

Antarë i Respektuar
“M’u thaftë dora që shkruajta mirë për Edi Ramën, njeri më mendjemadh dhe negativ
Kimete Berisha, publicistja nga Kosova ka deklaruar se Edi Rama është njeriu më arrogant që ka takuar në jetë. Ajo është penduar që ka shkruar mirë për të, por këtë gabim do ta korrigjojë në të ardhmen.
Ajo është irrituar pas një takimi që ka pasur me Edi Ramën pasi ky i fundit e kishte trajtuar me mospërfillje…
Nga Kimete Berisha
U njoftova me Edi Ramën në Bienalen e Venedikut.
Nga afër, ai është njeriu më mosmirënjohës, më mendjemadh, më arrogant dhe më bandit që e kam takuar ndonjëherë në jetën time, ndërsa s’ka njeri gati që i thotë vetes dikushi që s’e kam takuar.
Nuk e kuptoj ku u nisë ai njeri me atë mendje.
Ai sillej më ‘madhështor’ se ura Rialdo, thuajse tipi është në mbrojtje të UNESKO-s.
Njëherë mendova mos është ‘i pasigurtë’, pastaj thashë mos është ‘autist’, dikur kqyra mos është ‘psikopat’, pastaj e lash krejt…s’ia vlen të merresh me të.
Unë kam thur vargje aq të mëdha për të (m’u thaft dora), dhe gati jam e vetmja nga Kosova që kam shprehur simpati publike për të, e ai më priti aq keq, thuajse e kam pas me borxh m’u merr me të.
Njeriu mosmirënjohës, është i pari në Listën e zezë të Zotit. Prandaj kur bie, bie me hundë e buzë bashkë.
E dyta: gruaja e tij ish shumë e sjellshme, hallall i qoftë qysh duron e nuk pëlcet pranë gjithë asaj energjie negative.
Ndoshta me mua s’është diçka në rregull, e kam gjakun e thartë, se ndoshta veç mua më priti aq ftoht?, s’di pse, se po ky Edi Rama ua ngjitke lidhaz në qafë Mimozës e grave tjera të Kosovës kur i takonte.
Paradoksi është ky: Një ditë përpara në Tiranë e takova Lulzim Bashën kalimthi dhe anipse kam shkruar zi e terr kundër tij, ai gjeti forcë dhe më përshëndeti i buzëqeshur.
Kështu jemi ne ‘binjakët’, si Lulzimi, jodogmatë dhe të kthyeshëm.
Kush që ju bjen shqiptarëve n’fije nuk ka.
Kur i ikë-të ndjek.
Kur e ndjek-të ikë.
P.S. Kështu që mos prit prej meje kurrë më shkrim pro Edi Ramës, njeriut më mendjemadh dhe më negativ që e kam njoftuar në jetë. Sese, ai nuk është idoli im. Do të kujdesem t’i bindë edhe ata pak veta që ende mendojnë mirë për të, siç kam mendyar unë.
Mua është dashur të më trajtonte si poezi, dhe ka gabuar shumë që s’më ka trajtuar si poezi.
*Kimete Berisha, publiciste në Kosovë
 
Ojj Kimete,

Po ti tani gjete t'u thuash shqiptareve qe "miku" yt Rama nuk eshte ne rregull nga trute? Tani qe ne socialistet e beme ate kryetar Partie, e Kryeminister, e Rilindas?

Po mire ti tani na thua se eshte i "semure nga mendja", po ne qe i dhame voten shokut Rama, cfare na nxorre me keto qe shkruan? Turp te kesh! E cmendur dhe e shkalluar je ti Kimete, e jo ne qe beme Ucin e Koco Devoles kryeminister te vendit!

Ne fillimet e viteve 90, Koco Devole beri nje skec me nje karakter te shquar: Uc Karavastaja. Uci u ngjit ne maje te murrit dhe mbante fjalim, ligjeronte. Kendonte. Njerezit qe kalonin e degjonin e thoshin: ore kush eshte ky qe mban fjalim? Do jete ndonje koke e madhe mendonin me mendjen e tyre. Dhe ne fund te skecit, vine infermieret e pavionit te semureve mendore, dhe e zene Ucin per krahu dhe e zbresin nga muri ku kishte hipur.

Ucin shqiptaret e bene kryeminister 4 vjet me pare!

Hajde Kimete Hajde.

Darius
 
Redaktimi i fundit:
Me kujtoi nje episod kjo kimetja mua ....kam patur nje perplasje me ate Ahmetaj dhe njeri me arrogant e me cinik nuk di ne do hasja!
Megjithate une sja them gazetarise qe ta telendis Ahmetajn kshuqe zamet e ke oj Kimete godite cik per mua.

E kunderta me ndodhi kur mu desh te flisja me kta te Pd-se....z.Bode (nje person teper bashkpunues dhe aspak gernjar) , z.Topi e disa tjere.
Se di por besoj se edukata individuale eshte dicka....dhe posti zyrtar nje tjeter!
 
Redaktimi i fundit:
Ka mundesi te mos e kete njohur, nuk do e njihja as une.

Tani qe kjo e paska ngritur ne piedestal dhe pastaj eshte zhgenjyer le ti sherbej si mesim. Asnje politikan nuk e ka vendin aty.
 
Nuk ka thene asgje te re.
Dihet qe Edi eshte arrogant dhe i pasjellshem, sidomos me grate.

Edi dihet nuk eshte risi
Por kjo duket si nje gazetare idhnake.
Nese kjo vlersoi ate cka Edi beri ne Serbi (sepse ja kam lexuar artikujt) tani cfare priste qe edi ta kapte ne qafe?
Per mua kjo spo tregon profesionalizem por tregon brishtesine e saj femerore.
Pra une si individ mbetem e zhgenjyer kjo sperben lajm, por kur kjo kapet me arrogancen ...bho
 
Ka mundesi te mos e kete njohur, nuk do e njihja as une.

Tani qe kjo e paska ngritur ne piedestal dhe pastaj eshte zhgenjyer le ti sherbej si mesim. Asnje politikan nuk e ka vendin aty.

Po pse per sjelljen e tij apo edukaten e ngriti ne piedestal kjo?
Futja kot o Kimete
 
Po pse per sjelljen e tij apo edukaten e ngriti ne piedestal kjo?
Futja kot o Kimete

Gazetar entuziasta, prandaj them qe gazetaria sot sherben si ure per te kaluar ne politike.
 
Une mendoj se mungesa e edukates pergjithesisht eshte ngritje nervash ne kulm. Qofte nga EDI qofte nga person tjeter. Megjithate mendoj se ne rastin konkret eshte mendimi baze i gabuar: nëse një njeri mendon të fitoje besim duke folur bukur per dike, atehere ka diçka jo normale qe nuk shkon. Me ka ndodhur që mund te kem shkruar artikuj positive per x person (sepse e ka merituar, as me shume as me pak), dhe kur ka ardhur fundi eshte pergjigjur keq, por prape e kam kapur situaten dhe nuk e kam lene te bjere ne toke! :)
 
Une mendoj se mungesa e edukates pergjithesisht eshte ngritje nervash ne kulm. Qofte nga EDI qofte nga person tjeter. Megjithate mendoj se ne rastin konkret eshte mendimi baze i gabuar: nëse një njeri mendon të fitoje besim duke folur bukur per dike, atehere ka diçka jo normale qe nuk shkon. Me ka ndodhur që mund te kem shkruar artikuj positive per x person (sepse e ka merituar, as me shume as me pak), dhe kur ka ardhur fundi eshte pergjigjur keq, por prape e kam kapur situaten dhe nuk e kam lene te bjere ne toke! :)

Prandaj e cilesova idhnake.
Dmth tipike amatoreske ne profesion!
Nese levdon dike per punen qe ben mos prit te te thote flm pasi ne fund te dites ke bere punen tende si gazetare

Nejse me the i thashe
 
Mire thote , kryeministri duhet te jete i sjellshem, human dhe te trajtoj njerezit pa dallim ...pervec vlerave politike qe duhet te kete....se per kete e ka ate post, jo per te bukur. Po te ishte keshtu i besohej vendi nje rrugaci, ska ndryshim.
 
Mire thote , kryeministri duhet te jete i sjellshem, human dhe te trajtoj njerezit pa dallim ...pervec vlerave politike qe duhet te kete....se per kete e ka ate post, jo per te bukur. Po te ishte keshtu i besohej vendi nje rrugaci, ska ndryshim.

Ti ke potesisht te drejte por kam pershtypjen qe kjo ka pritur me shume.

Ka pritur qe ne momentin qe e sheh Rama t'ia jep nje te shtyer gruas se tij, ta shperthej turmen dhe te vrapoj ne drejtim te saj duke bertitur Kimeteeeeeeeeeee
 
Prandaj e cilesova idhnake.
Dmth tipike amatoreske ne profesion!
Nese levdon dike per punen qe ben mos prit te te thote flm pasi ne fund te dites ke bere punen tende si gazetare

Nejse me the i thashe

Degjo,

une mendoj se falenderimi ka pjesen pozitive te veten: Faleminderit = Vazhdojme te mbajme kontaktet si njerez te civilizuar, se tek e fundit secili ben punen e vete dhe nuk ka njerez qe jane me larte se te tjeret.
Por levizja me paramendim per te arritur ne "ndjenjat" e Edit ose cilitdo personi tjeter, me duket si levizje deshtake e llojit te femrave tek Sulltani i Madherishem!

:-D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top