E zhdukën me polici në vitin 1972, rishfaqet sërish sifilizi në Tiranë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Autoritetet shëndetësore në vend janë në alarm pasi kanë arritur të zbulojnë nëntë raste me sifiliz në Tiranë. Sëmundja ishte konsideruar e zhdukur plotësisht përpara viteve ’90, por rikthimi i saj ka shqetësuar shumë mjekët. Arsyeja kryesore pse ata janë të shqetësuar është sepse zbulimi i këtyre nëntë rasteve është bërë në mënyrë rastësore, kur ata kanë shkuar të dhurojnë gjak. Kjo do të thotë se numri i të prekurve mund të jetë shumë më i madh.

Drejtori i Shërbimit Parësor, Gazmend Bejtja, thotë për Shekulli se sëmundja u zhduk në vitin 1972 përfundimisht, duke përdorur edhe policinë.


5966643217-300x202.jpg


“اdo i infektuar duhet të merrte mjekimin me detyrim, qoftë edhe duke përdorur forcat e policisë. Më pas bëhej gjurmimi i rasteve, që do të thotë se i prekuri me sifiliz duhej të tregonte të gjithë partneret me të cilët kishte kryer marrëdhënie seksuale. Kështu pas një pune të gjatë, u arrit që të zhdukej. Ishte arritje e madhe në fakt,” thotë Bejtja.

Ai thotë se arsyet pse sëmundja është rishfaqur vjen për shkak të marrëdhënieve seksuale me shumë partnerë njëherësh, pa përdorur masa mbrojtëse.

“Tashmë nuk jemi në vitin 1972, kur gjurmimi dhe mjekimi mund të bëhej edhe me polici. Unë dua të theksoj këtë që çdo individ sot duhet të jetë i kujdesshëm së pari vetë,” apelon mjeku Bejtja.

Në vitin 1949, Kuvendi Popullor pati nxjerrë një dekret për çrrënjosjen e sifilizit.tema.
 
Titulli: E zhdukën me polici në vitin 1972, rishfaqet sërish sifilizi në Tiranë

Ka pasur dhe pas viteve 90, por s'jane raportuar rastet.
Nuk zhduket kjo semundje, aq kohe sa ekzistojne shtepite publike.
 
Titulli: E zhdukën me polici në vitin 1972, rishfaqet sërish sifilizi në Tiranë

Kan lajmruar ushtrin !?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top