E veçanta e Gjirokastrës/ Gratë me dylbi në pajë për të përgjuar të tjerët

Për të shkuar në kullën e Zekatëve, duhet të kaloje në oborrin e një tjetër shtëpie, të po të njëjtit mbiemër. Në qendër të oborrit ishte një tavolinë ku kalonin ditën, siç dukej, Meliha Zeka me të shoqin.
Kishin ca vite që i kishin kaluar të dy të ’80-at, ndaj të ngjisnin e zbrisnin tatëpjetën që të çonte për në shtëpinë e tyre nuk mundeshin më. Mjaftoheshin me pamjen që ofronte ballkoni, që në të vërtetë ishte nga më të mirat në qytet.

Edhe me sy të lirë mund të shihje njëmijë rrugicat ndarëse të lagjeve, sikurse, po njësoj, shihje edhe muret e kalasë në të djathtë të pamjes. Që të mos ishte duke u fjalosur (jo në kuptimin grindur) me të shoqin, ishte gjë e pritshme. Vetëm të dy nuk kanë më ç’biseda të bëjnë. Por që t’i kishte kthyer shpinën, sikur të mos ishte aty, e të vazhdonte jetën e saj me dylbitë në dorë, kjo pamje, po, ishte nga ato të Kadaresë.

Mungonin vetëm gratë e tjera rreth e përqark për të plotësuar kornizën. Ndoshta pse dukej burrë ca i rëndë, o pse ishin informacione të konsumuara ato të thënat nga e shoqja tashmë, i shoqi rrinte ftohtë ndaj çdo dukurie që po i ndodhte në ballkonin e shtëpisë. Nuk pranonte të fliste për asgjë.

“Ja, fol me Melihanë, thosh, asaj ia pe dylbitë, jo mua”. Jo se ai s’i përdorte fare, por kish vite që ngjarje të mëdha, siç ka qenë ardhja për vizitë e Enver Hoxhës në vend të vet, nuk ndodhnin më. Melihaja ishte më përparimtare, pranonte të gjitha pamjet që i servireshin. Po të provoje të shihje me dylbi pikërisht nga vendi ku kishte vendosur pak skiç karrigen, në një cep të ballkonit, nuk ngelte e krisur guri pa parë. Shihje deri përtej mureve të kalasë…

Në fillim, sa pa u çliruar ca biseda, Melihaja tha se dylbitë ua kishin falur, sikur të donte të shpërfillte ekzistencën e tyre. Por, në fakt, nga njëra fjali te tjetra, zbuloi se pa to nuk do të jetohej njësoj. Sado që intensiteti i vizitave të grave të lagjes për të komentuar (fundja dhe lezeti i dylbive) nuk është më ai i mëparshmi.

“Po ja, kot i përdor, meqë na i dhanë, për të parë se kush hyn e kush del!”. Me “të dhënë” Melihaja kishte parasysh “rinovimin”, sepse menjëherë më pas pranoi që gratë në Gjirokastër i kanë përdorur gjithëherët dylbitë. Edhe ndonjëra që mund të mos kishte, i gëzohej “syve të shoqes”.

“Dikur, i përdornim për të parë këta të qeverisë, kush vinte, nga shkonte. Kur ndërroheshin, kishim material për të folur. Po do s’do ti, te kalojnë ata, të zë syri edhe gjëra të tjera. Kush vajti te njëri e kush u takua me tjetrin”. Melihaja, sot 84 vjeçe, ishte “lerë e rritur” në Gjirokastër. Pra, traditat e qytetit i njeh mirë. Po mbase pse e di se thelbi i dylbive, në rastin e grave të paktën, është përgojimi, nuk tregon gjatë. Puna si prestare në veshmbathje, ndërmarrje grash, ia ka lehtësuar jetën, edhe në i shpëtonte gjë pa parë asaj, ishin shoqet e punës të nesërmen aty. Sado që, Melihaja ishte për t’u pasur zili.

Pozicioni strategjik i shtëpisë së saj ofronte “materiale” më shumë sesa për të tjerat. Këtë, Melihaja e pohoi vetëm duke buzëqeshur, se për të thënë, nuk na tregoi ndonjë ngjarje konkrete. Mbase ngaqë nuk donte të merrej me punët e të tjerëve…/Living/
 
Edhe ti nga ajo faqja origjinale e more....sa ma nisen ne whatsapp....
Vertet i besoni ktyre thagmave mo :p
 
Edhe ti nga ajo faqja origjinale e more....sa ma nisen ne whatsapp....
Vertet i besoni ktyre thagmave mo :p

I besoj sepse shtepine e Zekateve e kam vizituar vete personalisht me nje gjirokastrite qe i kishte miq dhe kete historine e dylbive ma tregoi ajo mikja ime.Nene Melihaja vetem qeshi dhe as mohoi e as pohoi.
Nejse, kush shkon ne Gjirokaster te mos humbe rastin per ta vizituar shtepine e Zekateve.
Eshte monument historik.
 
Po mire o me mhb plakash merresh ti :p
Nese ke pare filmin "Gjoleka i biri Abazit" eshte kjo pjese kur tere plakat shohin me dylbi...epo na lumte he lol
 
Po mire o me mhb plakash merresh ti :p
Nese ke pare filmin "Gjoleka i biri Abazit" eshte kjo pjese kur tere plakat shohin me dylbi...epo na lumte he lol

lol
Dhe une qe gjithnje thosha me vete-Se cfare ka kjo Monique qe me pelqen e me terheq kaq shume....
Tani e kuptova perse.
Qenke gjirokastravece lol
 
lol
Dhe une qe gjithnje thosha me vete-Se cfare ka kjo Monique qe me pelqen e me terheq kaq shume....
Tani e kuptova perse.
Qenke gjirokastravece lol

Shtoji edhe Sarandidiote dhe e ploteson gjithe picture of me lol
 
Gjirokastritet shquhen si koprrace e jo per spiunazhe.
Pa. Me mire se ne veri ku me paje vendoset nje plumb pushke..
 
Gjirokastritet shquhen si koprrace e jo per spiunazhe.
Pa. Me mire se ne veri ku me paje vendoset nje plumb pushke..

Po ti blesh grate ne veri eshte kusht per te tere apo zona te ndryshme?
 
16864811_10211418554155188_9016283382510209760_n.jpg


Lev nje kenge na gjirokastra :p
 
@Moniqe
Me pelqen cdo gje e Gjirokastres.
Qyteti, dialekti, kenget, vajzat, rrugicat me kalldrem, shtepite, kalaja, malet, historia, natyra perreth, me nje fjale jam gjirokastritofil, qe nga lindja besoj :)
 
Mos jemi nga nje ane ne, sepse edhe un origjinen nga Gjirokastra e kam. :)

Kur them une do dalim kusherinj ne hahahahhaha

Atehere une kam dy prinder, Babai Sarandiot, Mama Gjirokastra (dropull + gjirokaster).....
Me shume ste them se do dalin hordhite ktu :p
 
Kur them une do dalim kusherinj ne hahahahhaha

Atehere une kam dy prinder, Babai Sarandiot, Mama Gjirokastra (dropull + gjirokaster).....
Me shume ste them se do dalin hordhite ktu :p

Ore mos me ngacmoj njeri kusheriren ketu se e vrara :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top