E tretën në acid, 6 burgime të përjetshme

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
lea-garofalo.jpg


Gjykata e Milanos ka dhënë gjashtë dënime me burgim të përjetshëm për vrasjen e Leah Garofalo, dëshmitare e drejtësisë që u rrëmbye, vra dhe u tret në acid.

Vendimi u dha nga Gjykata Penale e Milanos e cila dënoi me burgim të përjetshëm ish-partnerin e viktimës, Carlo Cosco, duke u konsideruar i afërt me mafian kalabreze “Ndrageta”, dhe 5 personat e tjerë të akuzuar në procesin gjyqësor.

Ata gjithashtu duhet t’i paguajnë një dëmshpërblim, të bijës 20 vjeçare të viktimës, Denise, që ishte dëshmitare kyç e prokurorisë, nënës, si dhe motrës së Lea Garofalo.

Vajza do të kompensohet paraprakisht me shumën e 200 mijë eurove dhe dy të tjerat me nga 50 mijë euro secila. Kompensimi pastaj do të ripërcaktohet nga Gjykata Civile.

Gjykata ka urdhëruar ndaj të pandehurve edhe një kompensim prej 25 mijë eurosh për qytetin e Milanos.

Për më tepër, gjykata vendosi që dispozitat e gjykimit do të publikohen në regjistrin e qytetit dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë.
B;t.chanel
 
Titulli: E tretën në acid, 6 burgime të përjetshme

Vajza do të kompensohet paraprakisht me shumën e 200 mijë eurove dhe dy të tjerat me nga 50 mijë euro secila. Kompensimi pastaj do të ripërcaktohet nga Gjykata Civile.

Gjykata ka urdhëruar ndaj të pandehurve edhe një kompensim prej 25 mijë eurosh për qytetin e Milanos.

B;t.chanel

Sa shume qe i ka rene cmimi jetes njerezore. Kam pershtypjen ne eshte nje gjykim fare i lehte ngase organizatat kriminale te tipit te “Ndrageta”-s jane ne gjendje qe cdo dite thuajse te paguajne denime te tilla per zhdukje te deshmitareve kyc.
 
Titulli: E tretën në acid, 6 burgime të përjetshme

E shkreta femer, ka pare llatar. Cpo behet keshtu me boten?:(

Leket sdo e sjellin me ate, e as do kompesojne dhimbjen e familjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top