E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

cent

...Lontano
68695.jpg

Një vajzë ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për t’i thënë lamtumirë të dashurit të saj, pasi kishte zbuluar se ai e tradhtonte. Përmes një letre, e cila po bën xhiron e botës në internet, vajza me qetësi i thotë të dashurit se nuk mund të kthehej më në shtëpinë e tyre dhe i tregon se ku mund të gjejë sendet e tij personale. Letra është klikuar rreth 1.2 milionë herë në ditë në internet.

“Përshëndetje i dashur!
E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë. Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe një, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh: Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë. Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë. Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku. Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë. Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë te shtëpia e Kelsit! Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”-përfundon letra.
/BalkanWeb
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Ah sa mire ja paska bere... :)
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Tani cdo gje publike....Por mese e kuptueshme mendoj un. Perderisa perdorim rrjete sociale per te gjuajtur....edhe pasojat po keshtu do i kemi.

Ah, vertet nje vajze inteligjente...per shkrimin.
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Pastaj thone duhet krijuar besimin e ndersjelle...eh ce paska gjetur tash te vrapoj pas gjerave...
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

HIHIhihihi ee cunaa cju gjeti .
Ej kujdesni mos u shpeton ndonje po.dhe ne banjo se e mori vesht botaaaaa !!!!
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Hhahaha, cdmthn te kesh memorjen e detajeve, nqs ka qen i zoti te mbaj mend vendet e rendesishme ka gjetur dhe gjerat:p

Gjithsesi, pavarsisht moshes te protagonistave, nje njeri i tradhetuar mund te reagoj ne cdo menyre...Eshte me se e pritur, te kete nje reagim e s'eshte per te gjykuar sjellja saj, por e atij.
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

E para,goce e zgjuar edhe pse mesa lexova e pashe duket qe e paska dashur shume ate mashkull te bere nga leckat...
E dyta,ndjej meshire per ate cunin qe spaska ditur ca ka humbur...
E treta me kujtohet nje fjale e nje profesoreshes time : Meshkujt bejne gabime qe pendohen shume me vone,por fatkeqesia e tyre me e madhe eshte se sdine te zgjedhin me ke ti bejne keta gabime...
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Sa leter cinike dhe koti !
Me vjen keq per ate gocen se e paska dashur , por aha gjera qe ndodhin keto .
Sa per gjerat materiale as qe i behet vone atij ne kete rast .
Sae paska vrar mendjen dhe kjo !! Ishalla nuk ngelet me penallti ne koke pa te tjerat rregullohen .
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Haha mire Ja ka bere.. Sa ti nxirrte jasht tu vinte flaken e te tymoste kot Ja ka shperndare per sevap :)
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Nderkohe qe cuni keto dite ktheu pergjigje:

E dashur,

Une po kaloje shkelqyeshem ne muajin e mjaltit dhe menxi gjeta pak kohe ti pergjigjem shqetesimit tuaj, andaj po ju shkruaj jo per tu arsyetuar por per kujdesin qe duhet te kesh ndaj gjerave personale deri sa ti zgjidhe gjykata.

Dje kam paraqitur ne gjykate kerkesen per divorc, andaj te lutem, qe perkunder mundit qe ke bere per ti shperndare gjerat neper vende te ndryshme, te marresh mundin per ti kthyer ato ne vendet ku ishin, ngase per shtepine dhe gjithe gjerat qe ndodheshin brenda saj do te vendose gjykata. Nese pas vendimit te gjykates me mungone vetem dicka, qofte kjo edhe nje foto imja, do perballesh me nje padi tjeter.

Ah, se desh harrova me te njoftu. Nuk se harrova facebokun hapur. Thjeshte ishte menyra ime per te lajmeruar se po ikja.

Kalofsh bukur e paq fatin e mire. Shifemi ne gjykate.

Me respekt,
 
hahahahahha shum je i prapt :p sidoqoft adres e gabume ky shkrim qe ke bo ti sepse sishin te martuar ata :p
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Nderkohe qe cuni keto dite ktheu pergjigje:

E dashur,

Une po kaloje shkelqyeshem ne muajin e mjaltit dhe menxi gjeta pak kohe ti pergjigjem shqetesimit tuaj, andaj po ju shkruaj jo per tu arsyetuar por per kujdesin qe duhet te kesh ndaj gjerave personale deri sa ti zgjidhe gjykata.

Dje kam paraqitur ne gjykate kerkesen per divorc, andaj te lutem, qe perkunder mundit qe ke bere per ti shperndare gjerat neper vende te ndryshme, te marresh mundin per ti kthyer ato ne vendet ku ishin, ngase per shtepine dhe gjithe gjerat qe ndodheshin brenda saj do te vendose gjykata. Nese pas vendimit te gjykates me mungone vetem dicka, qofte kjo edhe nje foto imja, do perballesh me nje padi tjeter.

Ah, se desh harrova me te njoftu. Nuk se harrova facebokun hapur. Thjeshte ishte menyra ime per te lajmeruar se po ikja.

Kalofsh bukur e paq fatin e mire. Shifemi ne gjykate.

Me respekt,

komplet fallco
Duke qen se FAJTORI eshte mashkulli, duke qene se TRADHETIA eshte ber nga ana e mashkullit, ateher vajza eshte OK fare.

Un jam e tipit qe mbaj cdo gje qe me duhet dhe te tjerat i hedh ne kosh.. as mos kerko as 1 cent qe mund te te ket ran nga xhepi XD
Ps: e ca do boj gjykatsi? do ja kpusi nje te qeshme dhe ka mundesi ti japi edhe doren ksaj vajze.
 
Pe: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Ehe cfare? nuk me duket ndonje leter per tu vendosur ne bibloteke thjeshte ka gjetur nje menyre per te shprehur mllefin e saj...
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Njeriu duhet te dij te menxhoj vetveten ne situata emocionale...dhe ajo c"far tregon qe ti din ta besh nje gje te till,eshte qetsia,,dhe te respektosh kohen,,kujtimet dhe ato qe ke jetuar me tjetrin/ren,,duke u treguar njerzor,
C"do veprim,,apo tradhti ka nje shpjegim,,sado i pallogjikshem apo i pavler mund te ngjaj per ate qe degjon apo lexon..(kjo ska shume rendesi) ,..por duhet degjuar,respektuar,,dhe qetesisht ndahen gjerat dhe shef gjithesecili jeten e saj/tij.
Egoizmi dhe precipitimi ne ekstren nervash tregon pa-pjekuri dhe ne nje fare forme ule personalitetin tend si njeri.
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Se kuptoj,ku eshte ndryshimi???Tradhtia mbetet tradheti!!!
Ekzistojne shume persona qe e mbajne respektin dhe ne momentin me ekstrem duke treguar edhe nje her qe nje zonje ngelet ZONJE!
Ne kete mes i humbur ngelet djali qe kshu eshte kot te te shtosh dicka tjeter ..
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

C'ja paska bere mire goca! lool
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

''O Irfan edhe 2 ''***'' me shume ju shtuan shoqerise hahahaha !''
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

jhahhahahhhahhhahhhahhahhahha gjynah hahhahahah kuj i plasi per nje femer shkon njo vjen tjetra ma shume e du sonyn se femren tem hahahhahahhhaha
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

Qenka goc e qet, se te jet naj njera ja nxjerr tgjitha tpalamaet nshesh :( sikur ja beri njera dikujt, e atij si afrohet me asni goc :p
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

mu kujtua nje miku im kur me tregoi sesi e fejuara kishte rene ne dijeni te nje bisede te tille ne FB. Sigurisht ai e kish lene hapur FB dhe wola...
Kishte justifikuar cdo gje me nuk e njoh e nuk e di , dhe ajo sigurisht ia kishte toleruar...
Por do thoni ju hoqi dore ai? bahhh gje qe nuk behet....vetem se kete here e kontrollon pc 700 here para se ti leroj vendin asaj lol
 
Titulli: E tradhtoi i dashuri, letra e pazakontë e ndarjes bën xhiron e botës

E zgjuar kjo goca, shume bukur e paska planifikuar, se paku ti djege pak :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top