E pabesueshme: Shqipëria dhe Serbia përsëri në një grup

Aver

.
V.I.P
E pabesueshme: Shqipëria dhe Serbia përsëri në një grup

e-pabesueshme-shqip-euml-ria-dhe-serbia-p-euml-rs-euml-ri-n-euml-nj-euml-grup_hd.jpg


Shqipëria përsëri në një grup me Serbinë dhe këtë për eliminatoret e 17 vjeçarëve.
Kjo ka ndodhur për eliminatoret e Evropianit për përfaqësuesen U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç.

Shorti është hedhur sot në Nion dhe ekipet e tjera janë Italia, vendi ku do të mbahet turneu dhe Maqedonia.

Serbia ishte pjesë e grupit të Kombëtares A, por do të luajë edhe me përfaqësuesen e femrave U-19, të drejtuar nga Nevil Dede, madje aktiviteti do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm, transmeton sportal.

“Shorti sigurisht nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe, që kemi në dispozicion për tu rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur”, tha Mustedanagiç për faqen e FSHF-së.

Ndeshjet do të zhvillohen prej 20 nëntorit të ardhshëm. Më tej shkojnë dy vendet e para të secilit grup dhe 5 përfaqësueset e vendeve të treta të klasfikuara më mirë.

2f53686f7274695f5531375f4575726f5f323031372e6a7067.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top