Arfenilla
Themelues i Forumit
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pasi mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.
Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.
Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar ****ualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:
“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie ****uale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".
Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër, shkruan Shekulli.
Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.
Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë. /alb