E mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazhin e pallatit, si u gjet foshnja e braktisur në Tiranë, e dëgjuan duke qarë.

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/Q46JBJGWb1M

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, që e shihni edhe në pamjet e më poshtme të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth.


Nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, e lashë sepse nuk e dinte familja që isha shtatzënë.​


1699521145387.png

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi dhe braktisi më pas foshnjën e saj në ambientet e një bodrumi pallati në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se, pas shoqërimit të nënës në polici disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.

Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.

BW.
 
Tek cdo specie e rruzullit tokesor nena ruan dhe ushqen kelyshet e vet.
Vetem njerezit jane perjashtuar nga ky rregull.
 
Po ti moj dite zeze,spaske qene as noj adoleshente,30 vjece je ne moshe madhore!
Nejse ,uroj qe foshnja te rritet sic duhet,ne gjirin e ndonje familje qe deshiron femije.
 
Ca te thuash,traxhedi njerzore.
Po keto masa mbrojtse pse s'marrin,meqe sduan Femije.
Eshte shkaterruar cdo qelize e shoqerise.
Po nuk reflektuam te gjithe do jemi vone per rekuperim, nqs ka akoma kohe per rekuperim.
 
Po lexoja që e kishin ngrënë minjtë bebin në garazh.
Nuk e di si u bënë njerëzit kështu.
Të paktën t'a kishte dërguar në ndonjë kishë a xhami.
Kujt i jep fëmijë o Zot
Po pra kush bëhet prind 😔ka shumë që vuajnë të ken një fëmijë 😔
Se kuptoj si nuk është lidhur me të .Ato 9 muaj të lidhin shumë me bebin 🥺🥺🥺
Do ketë qenë e sëmur se s'ka mundësi 🥺
 
Sa gjynah
Kjo eshte fundi botes.
 
Tmerr fati i femijes.

Me lind pyetja: askush nga personeli spitallor nuk e vuri ne dyshim gjendjen e saj psikologjike?! Sidomos duke marre parasysh qe qeka paraqitur pa babain e femijes?! Ndoshta kishte nevoj per support.
Se nje nene qe bene nje xhest te tille sigurt qe eshte keq psikologjikisht... Ja 2 pyetje ku i ke familjaret duhet te ishin bere.
 
Tmerr fati i femijes.

Me lind pyetja: askush nga personeli spitallor nuk e vuri ne dyshim gjendjen e saj psikologjike?! Sidomos duke marre parasysh qe qeka paraqitur pa babain e femijes?! Ndoshta kishte nevoj per support.
Se nje nene qe bene nje xhest te tille sigurt qe eshte keq psikologjikisht... Ja 2 pyetje ku i ke familjaret duhet te ishin bere.
Ai femije nuk lindi ne spital.
 
Femija lindi i padeshiruar nga nje nene qe ka marr mallkimet e gjithe botes !
Edhe ajo vêt ka perfundu ne spital
Nuk ja lut vdekjen askujt po ishalla vdes dhe ajo vêt njejte si femija qe nuk pati te drejten te jetoje.

Zot Pse ja jep mundesin ktyre plehrave femra te jen nena?!🤮
Po lexoja që e kishin ngrënë minjtë bebin në garazh.
😱😱😱 oh zot mos .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top