E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Tajlandë, 11 shtator 2011, NOA - Në mungesë të nënës një fëmijë është detyruar të pijë qumësht nga lopa. Ngjarja jo e zakontë ka ndodhur në një fshat të Tajlandës.
Sophat është emri i fëmijës që për 18 muaj ka vendosur ta zgjidhë problemin e ushqimit me qumësht duke u futur poshtë këmbëve të lopës.
Gjyshi i tij, Oeung Um, tha se fëmija ka nisur të ushqehet me qumështin e gjirit të lopës, pasi nëna e tij la fshatin dhe u nis në kërkim të punës në qytet.
Një stuhi prishi shtëpinë e tyre në fshat dhe çifti u detyrua të largohej për të mbledhur para.
Gjyshi i fëmijës thotë se pas ikjes së nënës, fëmija u sëmur dhe nuk kishte asnjë zgjidhje përveç se t'i ndërronin ushqimin e gjirit të prindit të tij me atë të një prej lopëve.
Oeung Um tregon se është detyruar që ta largojë djalin nga lopa, por kjo ka qenë e pamundur, pasi rrezikonte të sëmurej.
"Ditët e para e pati pak problem, por tani është mësuar dhe nuk ka më diarre", thotë ai.
Megjithatë, Oeung Um shton se pleqtë e fshatit e kanë kritikuar për këtë veprim.
Ata i kanë thënë se kur djali të rritet do t'i vij turp për gjestin që e kanë lejuar të bëjë.
a.k/NOA

pi-qumesht-te-lopa.jpg
 
Pe: E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Ose e kuptoj une gabim , ose jane keto qe shprehen gabim.

Sophati ska ikur vete te futej mes kembeve te lopes se as lopa sdo e linte, tani na e bekan rast interesant ne media.
Cmenduri cmenduri kjo dynja.
 
Pe: E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Ose e kuptoj une gabim , ose jane keto qe shprehen gabim.

Sophati ska ikur vete te futej mes kembeve te lopes se as lopa sdo e linte, tani na e bekan rast interesant ne media.
Cmenduri cmenduri kjo dynja.

Se a eshte rast i vertet nuk munde ta them, por se ka lope qe jane aq te urta se lejojne mjeljen e tyre edhe nga nje femije, kete munde ta them se po. Megjithate zgjidhja e cunit, edhe nese e ka bere gjyshi i tij, me duket shume interesante. Njekohesisht ndjeje dhembshuri per cdo femije te botes qe vuan ne mungese te prinderve.
 
Titulli: E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Nqoftse osht e vertet gjynof, osht vujtje per fmin kjo gjo
 
Pe: E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Kitrra ndoshta sme kuptove. Sigurisht qe edhe ka te tilla lope qe thua ti, por me duket si e koceptueshme qe, nje femi jo vetem te ia arrije deri atje por edhe te mos jete i trazuar.
Nuk kritikoj menyrat e gjyshit apo femijes e te jemes, por menyren se si e kane trajtuar ne gazete, shkrimi!!
 
Pe: E ëma largohet për punë, fëmija pi qumësht nga lopa e fshatit

Nuk kishte keqkuptime jo, vetem se raste te tilla (ndoshta jo identike te thithjes edhe ndodhin ne fshtarat tona apo kan ndodhur dikur dhe tregohen histori te ngjashme). Kshu ishim dikur neper fshatra. Luanim neper ahur, neper kembe te bagetive,.... madje e kujtoj shume te fresket rastin kur u zhduk per disa ore te tera nje femije i lagjes dhe pas shume e shume kerkimeve dikur ne gjysme nate e kishte gjetur ne ahur ne grazhdin e lopes (grazhde - i themi vendeve ku u hudhej bagetive ushqimi dhe qe zakonisht ndertohej me derrasa)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top