ثshtë vetëm 19 muajshe, por qëndron e vetme në banesë nga mëngjesi deri në darkë, pasi nëna e ka braktisur ndërsa babai endet rrugëve për të kërkuar një punë.
Ky është realiteti i hidhur i një vajze të vogël nga fshati Klloboçisht në Maqellarë të Dibrës.
Babai i së miturës, 32-vjeçari Altin اoku, pretendon se gruaja e tij u largua duke u martuar me dikë tjetër dhe mori me vete vetëm djalin 6-vjeçar, por la të vetme vogëlushen.
News24 ka shkuar pranë fshatit kufitar me Maqedoninë pas shqetësimit të ngritur nga banorë të zonës, të cilët prej 6 muajsh dëgjojnë të qarat e fëmijës teksa i ati largohet për të kërkuar një punë.
Teksa i jemi afruar ngrehinës, që nuk plotëson asnjë kusht për të jetuar gjejmë derën të mbyllur dhe fëmijën që ndodhet e vetme aty brenda. Kanë qenë banorët që njoftuan 32 vjeçarin, i cili tregon kushtet që sipa tij e kanë detyruar të lerë të vetëm fëmijën në banesë.
I gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmën e shtetit që të ndërhyjë për t’i siguruar një jetesë normale vajzës së tij. Ata jetojnë në një dhomë të ndërtuar me baltë, me kushte skandaloze jetese.
Altin اoku bashkë me vajzën e tij 19 muajshe jetojnë në këtë banesë që gjendet ne krye të fshatit Kloboçisht ka tërhequr vëmendjen e gjithë fshatit, të cilët pohojnë se vajza prej gjashtë muajsh qëndron e mbyllur gjatë gjithë ditës pasi Altini del dhe punon. Ata thonë se gjendja ekonomike e tij është shumë e vështirë, ndaj dhe instancat përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme.
Vogëlushja e cila çdo ditë gjendet e vetme, sot teksa pranë saj ka njerëz duket më e lumtur, por e nesërmja nuk duhet ta gjejë sërish në të njëjtën situatë, e për këtë dikush duhet të reagojë, në një kohë, kur dhe prindërit e saj nuk kanë mundur ta bëjnë.
Drejtoresha e Shërbimit Social: Angazhim që të gjendet zgjidhja më e mirë për vajzën
Pas publikimit të lajmit në “News24”, ka reaguar drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha, e cila bëri të ditur se është ngritur një grup pune për të vlerësuar situatën. Zonja Bisha theksoi angazhimin për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë për vajzën e vogël.
“Rasti do të ndiqet në bashkëpunim me Bashkinë. Grup pune në terren për të vlerësuar situatën. Do këtë bashkëpunim me njësinë e mbrojtjes së fëmijëve.”- deklaroi Bisha.
Burimi: News 24
*
*