Dy yje pornografie si kryebashkiake

Dy yje të pornografisë do të kërkojnë votat e qytetarëve italianë ndërsa do të përballen në një garë për drejtimin e Bashkisë së Tarantos në Itali. Bëhet fjalë pikërisht për Amanda Foksin dhe Luana Borgian. Dhe për më tepër, ato do të përballen në një mënyrë krejt të veçantë. Sipas “The Sun”, stafet e të dyja kandidateve kanë vendosur të organizojnë një mbrëmje ku ato do të kërcejnë në skenë dhe ku të gjithë votuesit do të jenë të aftë të shohin se për çfarë do të votojnë. Një nga organizatorët tha: “Ne duam të jemi të drejtë dhe kështu që do të na pëlqente që edhe kandidatët e tjerë të vinin në këtë mbrëmje dhe të kërcenin gjithashtu”. Amanda u shpreh: “Dua që votuesit të shohin se si jam në të vërtetë”

“Një gjë e tillë do të shërbejë që të dallojmë nga politika e cila sot ka ndërmend që t’i mohojë të gjithë atyre që vijnë nga shoqëria civile që të konkurrojnë për kryetar bashkie”, u shpreh Foks. Ajo tashmë e ka prezantuar programin e vet politik “Taranto zgjohu”. Në krye të listës së saj do të jetë krijimi i shfaqjes “Seks-Taranto” që do të zhvillohet dy herë në vit.

Zgjedhjet vendore në Itali do të zhvillohen në muajin shkurt.
infoshqip
 

Attachments

  • aaaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg
    aaaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg
    20.4 KB · Shikime: 4
Pe: Dy yje pornografie si kryebashkiake

Forza Italia... LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top