Dy kelysh rane ne grope me kobren,cfare ndodhi pastaj eshte mahnitese

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-05-01-20-41-58-1.jpgScreenshot_2016-05-01-20-41-58-2.jpg

Duket se edhe gjarpërinjtë më të rrezikshëm mund të tregohen të mirë.
Pasi këlyshët ranë në një gropë me kobrën dhe qëndruan aty për 48 orë, kobra u tregua hero i vërtetë për këlyshët.

Në shtetin indian të Punjabit, dy këlyshë ranë në një bunar të vjetër. Pjesa më e keqe ishte se poshtë po i priste një kobër, që tashmë kishte rënë në bunar, transmeton Gazeta Express.

Të frikësuar këlyshët kishin filluar të lehnin më të madhe, derisa dikush i kishte dëgjuar. Banorët afër bunarit i gjetën ata brenda në bunar dhe u tmerruan kur panë se aty ishte edhe një kobër – por u befasuan kur kuptuan se ajo nuk i kishte sulmuar ata.




Në vend se t’i sulmonte, kobra u tregua mbrojtëse për qenushat e vegjël. Pas 48 orëve aty, këlyshët u nxorën nga bunari dhe gjatë procesit të shpëtimit të tyre, kobra nuk u tregua fare agresive. Ajo u tregua bashkëpunuese duke u dhënë hapësirë banorëve që t’i nxirrnin këlyshët nga bunari.

Shpëtimtarët e nxorën më pas edhe kobrën nga aty dhe e lanë të lirë në pyllin e afërt. A nuk është interesante? Njëra nga krijesat më të rrezikshme që e njohim, është aq e ndjeshme sa që ndjen problemin e krijesës tjetër.

Natyra gjithmonë të befason!

Gazeta express.
 
Titulli: Dy kelysh rane ne grope me kobren,cfare ndodhi pastaj eshte mahnitese

Sa per kurreshtje; Kafshet ngordhin nga frika sic peson njeriu atak zemre!? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top