Durrësi zgjohet me afishe

WxP

Staf në FV.AL
Një natë na ndan nga ceremonia e hapjes së International Summer Fest Film në Durrës (23-31 gusht) dhe diçka është ndryshe nga e zakonshmja në atmosferën e qytetit. Në qendër të qytetit, në hyrje të Pallatit të Kulturës “Aleksander Moisiu” deri dje pasdite mjete dhe njerëz zhvendosen papushim. Në bulevard janë fiksuar afishet me simbol një gladiator. Një natë na ndan nga ceremonia e hapjes së International Summer Fest Film në Durrës (23-31 gusht) dhe diçka është ndryshe nga e zakonshmja në atmosferën e qytetit. Në qendër të qytetit, në hyrje të Pallatit të Kulturës “Aleksander Moisiu” deri dje pasdite mjete dhe njerëz zhvendosen papushim. Në bulevard janë fiksuar afishet me simbol një gladiator. Në ambientin e menduar si muze provizor i piktorit me origjinë nga Durrësi, Ibrahim Kodra, një punonjës po merret me imitimin gjigant të gladiatorit, projektuar nga skulptori Sadik Spahija që do të jetë edhe në të ardhmen përveçse statuetë i çmimeve, edhe një nga simbolet që do të vendoset në amfiteatër.

Nga afishet e shumta ngjan sikur të ketë dalë në rrugë një ushtri gladiatorësh... Pritet ndeshja. Durrësi është vërtet në prag të një ndeshjeje artistike, që zgjat për 9 ditë, në dy arena. Në Pallatin e Kulturës ku ndodhet salla e re e teatrit “Aleksander Moisiu” ende vazhdon lyerja, vendosja e kolltukëve të rinj në sallën e shfaqjeve, ndërsa në arenën reale të amfiteatrit po vendosen pajisjet e po montohet skela e projeksionit. Në brendësi të ndërtesës qendrore punohet për përfundimin e shpejtë të sallës së konferencave të shtypit, garderobës, sistemit qendror të klimatizimit etj. Janë rreth 25-30 punonjës që nxitojnë t’iu japin dorën e fundit punimeve të domosdoshme për t’ia përshtatur teatrin e vjetër kërkesave të një festivali ndërkombëtar filmi.

Megjithëse e mbingarkuar, një nga personat e stafit organizativ, Anila Varfi, na thotë se listës së të ftuarve i është shtuar në momentet e fundit, emri i aktorit të njohur serb Rade Sherbexhija, i cili është në ekipin e filmit kroat “Mrekulli e vërtetë”, si dhe aktori 63- vjeçar Iri Menzëll, fitues i çmimit “Oscar” në moshën 28-vjeçare. Ai vjen me filmin anglo-çek “I kam shërbyer mbretit të Anglisë.

Megjithatë shumë presin premierën e ditës së nesërme. Pas ceremonisë së hapjes në sallën e re të kinemasë “Aleksandër Moisiu”, në orën 20.00, një orë më vonë, 21.00 projektohet “Koha e kometës” e regjisorit shqiptar Fatmir Koçi i bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Viti i Mbrapshtë”. Filmi zgjat 103 minuta.

Paralelisht me të, shfaqet në amfiteatër kolazh me filmat më të mirë shqiptarë. Në orën 23.00, po në kinemanë e Pallatit të Kulturës, shfaqet filmi serb “Kuajt e zinj”.

Në Festivalin Ndërkombëtar Veror të Durrësit kanë aplikuar 51 filma nga 23 shtete të ndryshme të botës, nga të cilët janë përzgjedhur 16. Këta garojnë për 5 çmime. اmimi i madh i Festivalit është “Gladiatori i Artë”.

Festivali, përveç garës ndërkombëtare ka edhe garën e kinemasë kombëtare me produksionet e saj më të fundit, me qëllim për të rimarrë traditën e Festivalit të Filmit Shqiptar. Gjatë ditëve të festivalit, në një program jashtë konkurrimit shfaqet “Rikthim në kinemanë tonë”, kolazhe me filmat fitues në të 13 edicionet e Festivalit Kombëtar të filmit.

Drejtori i QKK, Xhevdet Ferri,i cili ka disa javë që i është rikthyer qytetit të vet të lindjes, Durrësit, duke u marrë drejtpërdrejt me përgatitjet, thotë se “Festivali është një mënyrë e re për të promovuar filmin shqiptar. Në vendin tonë, - shton Ferri, - organizohet vetëm një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar, çka e bënte të nevojshme institucionalizimin e një veprimtarie të re me përmasa ndërkombëtare, që do të sjellë vlera dhe do t’ua bëjë të njohur realitetin shqiptar të ftuarve nga bota.” Sipas drejtorit Ferri, ka ardhur koha për të gjetur alternativa të reja që mbështesin promovimin e filmit shqiptar si dhe të vendit tonë në planin ndërkombëtar.


Gazeta: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top