Durrësi, pranë hapjes së sezonit me mjaft probleme

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Durrësi, pranë hapjes së sezonit me mjaft probleme

Agjencia Kombëtare e Bregdetit nis këtë javë pastrimin e plazheve të vendit

plazh-me-plehra.jpg



Edhe këtë vit, sezoni turistik rrezikon të përballet me një sërë problemesh, ndërsa dy kandidatët për Bashkinë e Durrësit në deklarimet e tyre flasin ose premtojnë për Durrësin si destinacion i parë turistik, apo dhe me turizëm elitar të zhvilluar. Ndonëse është mesi i muajit maj, sezoni ende nuk është çelur zyrtarisht në plazhet e Durrësit, Shkëmbit të Kavajës, Golemit dhe Gjirit të Lalëzit, pushuesit kanë nisur frekuentimin ditor të tyre. Kjo nuk ka i penguar turistët që t’i drejtohen bregdetit për të kaluar fundjavën.
Këtë fundjavë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit deklaroi se brenda javës pritet të nisë puna për pastrimin e zonave bregdetare dhe rrugëve kryesore kombëtare nga mbetjet urbane dhe inertet.
Ndërkohë, administrimi i sezonit turistik do t’i lihet rishtas rastësisë. “Janë një numër rreth 300 punonjës sezonalë që do të merren për të pastruar në përgjithësi plazhet kryesore të Shqipërisë, dhe për të qenë një lloj kujdestarësh të plazheve, për të kompensuar mungesat që do të kenë komunat dhe bashkitë”, shprehet Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, ka deklaruar Auron Tare, kreu i agjencisë së bregdetit. Në plazhet e Durrësit e Golemit, dushet dhe nyjat publike hidrosanitare nuk janë ngritur as këtë vit, duke detyruar pushuesit të shfrytëzojnë sërish detin dhe shpenzojnë në baret e shumta ngritur përgjatë plazheve. Përtej Plepave, për shkak të mungesës së rrjetit dytësor të kanalizimeve të ujërave të zeza, godinat e shumta të hotelerisë dhe banimit që mbipopullohen nga pushuesit, edhe këtë verë do të vijojnë të përdorin gropat septike.
Gjithashtu, do të vijojnë të derdhen në det ujërat e zeza; ndërsa në zonën e Shkëmbit të Kavajës banorët po punojnë për zbutjen e pasojave që ka lënë pas ndërhyrja në rrugë e Ujësjellës-Kanalizimeve për të disiplinuar ujërat e larta dhe ato të zeza që dilnin në sipërfaqe për shkak të bllokimit të kanalit nga një subjekt privat.
Së fundmi, ndërmarrja e pastrimit të plazhit të Durrësit është angazhuar për pastrimin, plugimin dhe dezinfektimin e brezit ranor që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, ndërsa pjesa tjetër po realizohet pjesë-pjesë nga bizneset. Përballë kësaj situate vendosen kandidatët Grida Duma dhe Vangjush Dako që premtojnë dhe deklarojnë për Durrësin turistik.
Gjithnjë e më shumë në Durrës duhet të flitet për turizmin kulturor dhe atë arkeologjik, edhe ky i pavlerësuar dhe pa vëmendjen e duhur, pasi ai i ujit dhe detit është shumë larg turizmit elitar që pretendohet. Në 20 vitet e fundit, plazhi i Durrësit e ka humbur përfundimisht mundësinë e të qenët një destinacion i dëshirueshëm turistik me zhvillimin kaotik të cilin nuk arritën ta disiplinojnë as të djathtë e as të majtë. Vali Qyrfyçi
g.shqip
 
Titulli: Durrësi, pranë hapjes së sezonit me mjaft probleme

Me mire te lahesh tek shatervanet tek Taivani sesa ne plazhin e dr
 
Titulli: Durrësi, pranë hapjes së sezonit me mjaft probleme

gjynah si eshte katandisur...kur mendoj se aty ne ate det kam kaluar femijerine time pupupu ...sa e trishte
 
Titulli: Durrësi, pranë hapjes së sezonit me mjaft probleme

Cdo vit keshtu ka nisur sezoni ne Durres, ja kemi marre doren rregullimit te gjerave ne minuten e fundit :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top