Durrës, projeksionet: Dy kunetër fitues, e majta me 7 mandate

WxP

Staf në FV.AL
DURRES - Në dy rrethet që përbëjnë njerin prej Qarqeve më të rëndësishëm të vendit nga pikëpamja ekonomike situata e preferencave politike është përmbysur, ku rezulton që e majta t’i ketë rrëmbyer më shumë deputetë elektoratit

Ortekut të ndryshimit të preferencës politike të elektoratit në gati të gjitha Qarqet e vendit nuk i ka shpëtuar edhe grupimi i zgjedhësve të Durrësit e Krujës.

Tradicionalisht, ky Qark është konsideruar më shumë i djathtë se sa i majtë, duke qenë se në përbërje të tij ka një kontigjent të fuqishëm banorësh, që kanë lënë tokat dhe shtëpitë e tyre në rajonet verilindore, të afërta me të djathtën parlamentare, për të krijuar strehat e reja në Fushë Krujë apo në Kënetë, pranë qytetit të Durrësit.

Në Durrës ka përfunduar numërimi i gati 70.96% e kutive. Nga 44 kuti votimi janë numëruar 315 kuti votim. Numërimi pritet të përfundojë, për shkakun se në zonën e Krujës ai filloi me pak vonesë.

Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informon se situata ka qënë e qetë. Ka pasur një frymë mirëkuptimi ndërmjet komisionerëve, të cilët ia kërkojnë me qetësi kohën e pushimit njeri – tjetrit.

Në Durrës një fakt që nuk është paraqitur kurrkund tjetër është zgjedhja e dy kunetëve në Kuvend. Agron Duka, që garoi me partinë Republikane, si dhe Lefter Koka i LSI-së e shohin veten fitues.

Në Durrës e Krujë e majta duket se do të sigurojë shtatë mandate dhe të djathtën me gjashtë, ndërkohë që katër vjet më parë kjo situatë ishte në kah të kundërt.

QARKU DURRثS (13 MANDATE)
PS 6 mandate
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Ilir Beqaj
Namik Dokle
Gentian Bejko
Artur Bushi

LSI 1 mandat
Lefter Koka

PD 5 mandate
Eduard Halimi
Igli Cara
Albana Vokshi
Gent Straziri
Oerd Bylykbashi

PR 1 mandat
Agron Duka

Një nga joshjet më të mëdha që iu bë pikërisht këtij kontigjenti nga ana e politikës shqiptare ka qenë prononcimi i kreut të partisë Socialiste Edi Rama që premtoi legalizim të banesave pë leje, pa kurrfarë pagese. Ky, në fakt, është një problem madhor për banorët e ardhur, të cilët kishin shitur shtëpitë e ç’kishin në veri, patën përdorur edhe të ardhura të siguruara në emigracion për të ndërtuar shtëpi pa pyetur se në pronësi të kutj ishte toka. Kur Gjykata Kushtetuese vendosi, pas sugjerimit të Komisionit të Venecias, se nuk mund të tjetërsohej objekti pa u paguar më parë pronari i dhunuar, qeveria Berisha u detyrua të bllokojë procesin e legalizimeve, pasi për këtë kërkohej një shumë e konsiderueshme. Premtimi i Ramës në bathore e kënetë tërhoqi pa dyshim një numër të madh votash ndër anëtarët e këtij kontigjenti banorësh.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    33.6 KB · Shikime: 25

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top