Duar perfekte...

braziljania

Anëtar i Nderuar
Gjatë dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet.

Me ardhjen e ditëve të ftohta, gjatë dimrit, duart tona janë më të ndjeshme, prandaj kanë nevojë edhe për një kujdes më të madh. Në lëkurën e ndjeshme të duarve më së pari shihen pasojat e të ftohtit dhe ajrit të thatë në ambientet tona jetësore.

Të gjithë pajtohen se duart dhe thonjtë flasin shumë për një person dhe, meqë me shtrëngimin e duarve realizojmë kontaktin e parë dhe lëmë përshtypjen e parë, është me rëndësi që të mundohemi që gjithmonë të kemi duar të lëmuara dhe të buta. Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë fare të hijshme dhe atraktive. Gjatë dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet. Për këtë shkak, është me rëndësi që, gjatë kësaj stine, të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duar.

Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e rëndësishme e duarve gjatë dimrit, është bartja e dorëzave.

Këshilla të dobishme

- Kur i lani enët, gjithmonë duhet të vini dorëza të gomës, meqë gjatë kësaj pune, duart ekspozohen ndaj substancave të shumta kimike që e largojnë yndyrën, jo vetëm të enëve, por edhe të duarve. Për këtë shkak, duhet ta evitoni larjen e shpeshtë të duarve gjatë ditës. Disa herë në javë duhet t’i lyeni duart me krem natyror për duar, apo edhe më mirë, me vaj kokoje. Kremin ushqyes për duar mund ta përgatitni edhe ju në shtëpi:

Përziejeni gjalpin pa kripë me pak mjaltë dhe me bimë si hithi, p.sh.
- Disa pika limon në duar pas larjes së tyre, ndihmojnë në kthimin e lagështisë dhe stabilizimin e pH-së dhe e furnizojnë lëkurën me vitamina të nevojshme.

- ثshtë mendim i gabuar se vetëm thonjtë e lyer me llak sigurojnë duar të bukura. Edhe thonjtë e rregulluar më së miri nuk vijnë në shprehje, nëse keni lëkurë të lënë pas dore, të ashpër dhe përplot lëndime të vogla. Për këtë shkak, sa herë që të shihni se keni lëkurë të thatë, apo të tendosur, mos hezitoni që të përdorni krem. ثshtë mirë që, para se të bini në gjumë, t’i bëni lëkurës masazh me krem, meqë masazhi e përshpejton qarkullimin e gjakut.

- Një herë në javë, apo të paktën një herë në muaj, duhet ta bëni pilingun e duarve, i cili i largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e duarve. Pas bërjes së pilingut, duart e thithin më mirë kremin dhe preparatet tjera. Pilingun e duarve mund ta bëni edhe ju në shtëpi: përzieni gjysmë luge kripë dhe dy lugë vaj ulliri. Lyeni duart me këtë masë dhe, pasi që e keni lënë të rrinë disa minuta, shpëlani mirë duart dhe veni krem hidratues për duar, apo vaj, sidomos rreth thonjve.


spekter*
 
Titulli: Duart e bukura - pjesë e rëndësishme e pamjes së përgjithshme

Era, te ftohti, … jane te gjithe armiq te lekures se duarve, te cilat qendroj ne ne pjesen me te madhe te kohes ne kontakt me ajrin. Fillojne te skuqen, te plasariten, te thahen dhe kthehen ne shqetesim per pjesen me te madhe te njerezve. Lexoni disa sugjerime per te pasur duar gjithmone perfekte.

I ftohti ngadaleson qarkullimin e gjakut dhe ky eshte shkaku i skuqjes se lekures, qe fillon te thahet dhe shume shpejt krijon nje siperfaqe te ashper. Se bashku me lekuren e fytyres duart jane pjeset me te ekspozuara dhe gjithmone ne ndikimin e faktoreve demtues te stineve.

Prandaj eshte e keshillueshme qe gjate stines se dimrit, sa here qe dilni te mbani doreza. Pa harruar te mbroni duart me nje krem me filter anti UV, faktor shume i rendesishem qe ngadaleson mplakjen e lekures se duarve.

Per duart e skuqura jane te keshillueshme banjat dezinfektuese. Zhysni duart per disa minuta ne nje ene me caj apo sherebele te ngrohte ose mbeshtillini me disa garza te lagura me uje mineral dhe uje trendafilash. Mbajini per rreth dhjete minuta dhe me siguri qe do t'i ndjeni me mire. Nese problemi i duarve tuaja qendron tek enjtja, zgjidhja eshte nje ene me uje te ngrohte dhe uje trendafilash. Mbajini duart per disa minuta dhe pastaj shperlajini.

Perdorni gjithmone krem hidratues, te cilin duhet ta aplikoni cdo mbremje. Ky eshte nje tjeter veprim qe duhet t'ju behet zakon per te pasur duar perfekte. Pasi t'i keni lyer duart me krem, filloni t'i masazhoni lehte. Masazhi stimulon mikroqarkullimin dhe ndihmon ne qetesimin e musklatures se duarve. Duke filluar nga kurrizi i dores, masazhoni derisa kremi te jete perthithur plotesisht nga lekura. Me pas filloni te terhiqni lehtesisht secilin gisht. Me gishtin e madh te njeres dore ushtroni nje presion te lehte duke shtypur pellemben e dores tjeter. Nje masazh per duar me te bukura dhe te shendetshme dhe per te ndjere efekte vertet relaksuese.


mesohu.org
 
Duar të buta

Duar të buta

Duart flasin për ne shumë më tepër se ç’ mendojmë. A e keni ditur se duart tuaja tregojnë përparësitë dhe të metat tuaja?
Duart janë vazhdimisht në përdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnë ngarkesa të përditshme. Prandaj, këto janë disa nga arsyet e shumta pse duhet të keni kujdes të veçantë për duart tuaja.
Filloni me krem
Lëkura e duarve është shumë e hollë, ajo përmban numër më të vogël të gjëndrave dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet ndryshimeve të temperaturave etj... A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse? Për këtë arsye është me rëndësi që duarve t’u ofrojmë kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili është i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.
Mos hezitoni që t’i lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre. Kjo nuk do t’ju merr shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që ua keni kushtuar.
Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë. Para gjumit lyeni ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë. Gjatë natës duart do të përfitojnë më shumë nga kremi, pasi që derisa ne flemë, lëkura rigjenerohet. Për duart e thata dhe të dëmtuara ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet.
krem-mbrojtes-duar.jpg

Fitnes për duar
Ekspertët kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes duarve dhe trurit. Për këtë arsye artistët dhe muzikantët i ushtrojnë çdo ditë gishtat e tyre. Nuk është keq që së paku njëherë në javë të ushtrohen duart. Për ta realizuar këtë, më së miri do t’ju shërbejnë dy toptha. Rrotulloni ato ndërmjet shuplakave dhe nganjëherë ndërrojeni kahun e lëvizjes.
Këshillë: Më të mirë janë topthat e gomës që përmbajnë bulbe ovale, të cilat njëkohësisht masazhojnë shuplakat tuaja dhe reagojnë si masazh refleksiv në trupin tuaj.
topthat-duar.jpg

Larja me parafinë
Një mënyrë shumë e thjeshtë, por shumë e efektshme është larja e duarve me parafinë. Në këtë mënyrë do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje të plotë duarve tuaja të lodhura dhe të plasaritura. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kështu qarkullimin me të mirë të gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi nuk kërkon shumë kohë dhe përgatitje, zgjat vetëm njëzet minuta, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të përkujdeseni edhe për shputat.
Për larjen me parafinë nuk keni nevojë të vizitoni ndonjë sallon të veçantë kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe në sallonet më të thjeshta, madje edhe në ato ku i rregulloni flokët. Prandaj duke i zbukuruar flokët mund të kënaqeni edhe në kujdesin e këndshëm të duarve. Larja me parafinë mund të jetë trajtim përfundimtar i një trajtimi tjetër, ose si trajtim i veçantë.
ثshtë shumë thjeshtë: Duart zhytni në parafinë të nxehur. Pastaj në duar vendosen dorëza të mëndafshta ku parafina dalëngadalë ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive të cilat veprojnë në mënyrë terapeutike. Përveç efektit regjenerues, larja me parafinë në mënyrë të jashtëzakonshme nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Pas trajtimit, lëkura e duarve është e rrafshët, e butë dhe bukur e rinuar.
Shpesh ndodh që mjekët rekomandojnë larjen me parafinë të shputave si terapi për diabetikët, me ç’rast trajtimet e rregullta me parafinë pengojnë vdekjen e indeve në këmbë.
parafine-duar.jpg

DUART DHE BURIM I ENERGJISث
Zbulojeni fuqinë e cila qëndron në duar: me anë të tyre mund të çliroheni nga energjia, madje edhe mund t’i mjekoni të tjerët...
Ushtrimet për fuqi
Në bazë të besimeve aziatike, pozitat e ndryshme të duarve mund ta nxisin qarkullimin më të mirë të gjakut dhe t’ju ndihmojnë kundër lodhjes. Vendosni duart (pa ngarkesë) prapa kokës. Gishtat e vegjël kapni me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët shtrini. Pas ta bëni këtë, merrni frymë thellë pesë herë dhe nxirreni ajrin. Ndërroni gishtat, këtë herë kapni me njëri-tjetrin gishtat e mëdhenj dhe përsëriteni të njëjtën gjë. Pastaj çohuni në gishtat e këmbëve dhe zgjateni krejt trupin, nga koka deri te thembrat. Ushtrimin mund ta përsëritni kur të doni.
Si mjekojnë duart
Nëse i fërkojmë duart, atëherë do të krijohet energji e nxehtësisë. Biofizikantët janë të bindur se nga ky fërkim formohet edhe energji elektromagnetike. ثshtë pikërisht kjo energji të cilën e shfrytëzojnë personat që pretendojnë se kanë bioenergji. Me anë të energjisë në duar, personat me bioenergji, ua mbulojnë veshët pacientëve të tyre dhe në këtë mënyrë ua forcojnë shëndetin.
ferkim-duart.jpg

Pikat refleksive veprojnë në organe
Duke ngacmuar pika të caktuara në lëkurë, mund të dërgoni impulse drejt organeve të brendshme. Këtë teknikë e kanë përdorur kinezët e vjetër, për të liruar bllokimet e energjisë dhe kështu kanë mundësuar që energjia e jetës (Chi) të kalojë lirshëm nëpër trup.
 
HAP PAS HAPI
1 dhe 2 Pas rregullimit të thonjve bëhet pilingu i duarve. Me ndihmën e grimcave mikro-kristale nga lëkura ngadalë largohen luspat e thata, ndërsa epidermës i ofrojnë mundësinë e thithjes së kremrave regjenerues dhe mbrojtës.
3 Vendoset maska për duar.
4 Pastaj duart zhyten në parafinë dhe vishen dorëza mëndafshi.
5 dhe 6 Pasi të kalojnë 15 minuta largohet parafina dhe me masazh të lehtë vendoset losion i cili thithet lehtë, dhe me veprimin e tij intensiv, e njomë lëkurën dhe i jep vitalitet. Telegrafi
duart-e-buta.jpg
 
Po edhe ju gocat duhet te keni kujdes me duart se po i patet te prishura na beni dem :D shaka kjo e imja haha sa kam qesh me njeren per kte punen e duarve , nejse do jua them here tjeter se slejohet ktu ;)


:djalle:
 
ne dimer un perdor krem qe ka shume perqindje glicerine sepse ajo mbron nga plasaritjet

dhee vej shume shpesh dhe duart rrine shume te buta dhe ftohti si demton
 
==>.duar te buta

Ej di un nje lloj kremi qe ti bo duret si shpirt fare....hahahahahahaah
 
Po Per Ne qe Punojm Hidraulik-er si i bohet ?
Se ai lloj kremi sna bo efekt fare,na jan bo duret me keq se te arushes hahaahaha Lol :D !
 
Last edited by a moderator:
Hm nuk perdor kremera per duart vetem avonin qe e perdor rradhe se ne pergjithesi i kam te buta vete :)

2dttzd4.jpg
 

Attachments

  • 2dttzd4.jpg
    2dttzd4.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Kujdesi per duart: cte bejme ne dimer
Tashme qe dimri praktikisht ka ardhur, eshte e nevojshme te filloni te mendoni seriozisht per kujdesin specifik te duarve, ne kete periudhe kane nevoje per kujdesje te vecante.
Para se gjithash kremi. Mund te gjeni ne treg shume produkte per kujdesin e duarve dhe zgjedhja ju mbetet ju, mund te zgjidhni per naten nje formul te pasur me vitamina apo minerale. Kujdes duhet te tregoni mbi te gjitha kur lani duart, perpara se te dilni thajini mire per te evituar, qe ne kontakt me te ftohtin te thahen dhe te ashpersohen, vishni gjithemone doreza te buta
 
Titulli: Duar perfekte...

Kujdesi për duart

Duart flasin për ne shumë më tepër se ç’ mendojmë. A e keni ditur se duart tuaja tregojnë përparësitë dhe të metat tuaja?Duart janë vazhdimisht në përdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnë ngarkesa të përditshme. Prandaj, këto janë disa nga arsyet e shumta pse duhet të keni kujdes të veçantë për duart tuaja.
Filloni me krem
Lëkura e duarve është shumë e hollë, ajo përmban numër më të vogël të gjëndrave dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet rrezeve të diellit, të ftohtit etj... A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse? Për këtë arsye është me rëndësi që duarve t’u ofrojmë kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili është i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.
Mos hezitoni që t’i lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre. Kjo nuk do t’ju merr shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që ua keni kushtuar.
Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë. Para gjumit lyeni ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë. Gjatë natës duart do të përfitojnë më shumë nga kremi, pasi që derisa ne flemë, lëkura rigjenerohet. Për duart e thata dhe të dëmtuara ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet.
foto-1duart.jpg
Fitnes për duar
Ekspertët kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes duarve dhe trurit. Për këtë arsye artistët dhe muzikantët i ushtrojnë çdo ditë gishtat e tyre. Nuk është keq që së paku njëherë në javë të ushtrohen duart. Për ta realizuar këtë, më së miri do t’ju shërbejnë dy toptha. Rrotulloni ato ndërmjet shuplakave dhe nganjëherë ndërrojeni kahun e lëvizjes.
Këshillë: Më të mirë janë topthat e gomës që përmbajnë bulbe ovale, të cilat njëkohësisht masazhojnë shuplakat tuaja dhe reagojnë si masazh refleksiv në trupin tuaj.
Larja me parafinë
Një mënyrë shumë e thjeshtë, por shumë e efektshme është larja e duarve me parafinë. Në këtë mënyrë do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje të plotë duarve tuaja të lodhura dhe të plasaritura. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kështu qarkullimin me të mirë të gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi nuk kërkon shumë kohë dhe përgatitje, zgjat vetëm njëzet minuta, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të përkujdeseni edhe për shputat.
foto-2suart.jpg
Për larjen me parafinë nuk keni nevojë të vizitoni ndonjë sallon të veçantë kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe në sallonet më të thjeshta, madje edhe në ato ku i rregulloni flokët. Prandaj duke i zbukuruar flokët mund të kënaqeni edhe në kujdesin e këndshëm të duarve. Larja me parafinë mund të jetë trajtim përfundimtar i një trajtimi tjetër, ose si trajtim i veçantë.
ثshtë shumë thjeshtë: Duart zhytni në parafinë të nxehur. Pastaj në duar vendosen dorëza të mëndafshta ku parafina dalëngadalë ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive të cilat veprojnë në mënyrë terapeutike. Përveç efektit regjenerues, larja me parafinë në mënyrë të jashtëzakonshme nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Pas trajtimit, lëkura e duarve është e rrafshët, e butë dhe bukur e rinuar.
Shpesh ndodh që mjekët rekomandojnë larjen me parafinë të shputave si terapi për diabetikët, me ç’rast trajtimet e rregullta me parafinë pengojnë vdekjen e indeve në këmbë. /Telegrafi/
 

Attachments

  • foto-1duart.jpg
    foto-1duart.jpg
    24.4 KB · Shikime: 0
  • foto-2suart.jpg
    foto-2suart.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top