Dua shokë virtualë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Nuk ka nevojë që të stërmundohesh për t’i gjetur numrin e telefonit, shoqërinë e ngushtë apo vendin ku pi kafe. Nëse kërkon të njohësh një vajzë apo një djalë të çfarëdolloj kombësie, mjafton të shprehësh dëshirën dhe ajo do të plotësohet njësoj si me shkopin magjik. Mjafton të kesh pak durim për të qëndruar para kompjuterit dhe brenda pak minutash bëhesh pjesë e mijëra njerëzve të kategorive e moshave nga më të ndryshmet.

Tashmë edhe rinia shqiptare e ka pikasur këtë mënyrë të re flirtimi online, aq sa kjo është kthyer në një mani për shumë prej tyre. Olsi është rreth 20 vjeç dhe navigimi në sajtet sociale, si “hi5”, “myspace” apo “facebook” është kthyer në kryefjalën e mbrëmjeve të vona deri në orët e para të mëngjesit. “E kam gati të pamundur që të mos klikoj tek këto sajte, që janë më të preferuarit jo vetëm për mua, por edhe shumë miq të mi. Mendoj se të qenit pjesë e këtyre sajteve është mënyra më e mirë për të pasur sa më shumë miq, të njohësh ndonjë vajzë interesante, që nëse është nga Tirana, pse jo, të lë edhe takime. Madje mund të them që disa shokë të mi kanë krijuar lidhje dashurore me jo pak vajza”, thotë ai.

Nuk është çudi që tek sajti i “facebook.com” të gjesh edhe fotot e idhujve të tu, që mund të jenë personazhe të njohur VIP, modele, aktorë e këngëtarë të preferuar. Bubulina Krasniqi, këngëtarja e njohur kosovare, Eliza Dushku, Afërdita Dreshaj etj., janë dhe shumë emra të tjerë që i shtohen listës së protagonistëve tek “facebook”, mjafton që të vendosësh emrin e tyre tek seksioni “Search”. Një foto e zgjedhur ose dhe një album i plotë ku janë fokusuar momente nga më të çmendurat, e shtojnë edhe më dozën e interesit të të rinjve shqiptarë. E për hir të së vërtetës, shumica e meshkujve tregojnë se janë të etur të krijojnë kontakte, sidomos me ato femra që në sajt kanë shkarkuar fotot e tyre më “hot”.

Sociologu i njohur Lekë Sokoli i jep nota pozitivizmi këtij fenomeni që ka prekur vrullshëm shoqërinë shqiptare, duke lënë të kuptohet se është një formë e gjetur për të kaluar kohën. “Përmes lundrimit në këto sajte, mendoj se rinia kërkon që të shfrytëzojë mundësitë e reja të komunikimit që janë sot, sepse në kohën tonë as që mund të imagjinohej diçka e tillë. Si një studiues i një seri fenomenesh sociale, unë mendoj se kjo është pozitive deri në momentin që nuk kalon në një mani. Sepse e di që tek pjesa dërrmuese e të rinjve kjo është kthyer në një nevojë të qenësishme, që i detyron ata të lënë pas dore gjëra të tjera edhe më edukative. Navigimi nëpër sajte interesante mendoj se është më së miri një ndërthurje e dhuntive të shumë të rinjve me mundësitë që u ofron teknologjia e përparuar sot”, shpjegon Sokoli.

Po si çdo fenomen tjetër që ka dy anët e medaljes, edhe të klikuarit tek “hi5”, “facebook” apo “myspace” nuk janë gjithmonë një hap i sigurt, sepse një numër i madh të rinjsh zgjedhin që të abuzojnë me forma nga më të ndryshmet, duke vendosur foto të tjera, duke përdorur një fjalor aspak të zgjedhur që shkon deri në banalitet. Këto aspekte janë një metodë deri dikur frenuese, që të bën të mendohesh gjatë përpara se t’i japësh “Enter” komandës që të lejon të bëhesh pjesë e “hi5” apo “facebook”.

Anida është një studente shqiptare në një universitet të famshëm të Romës. Ajo zgjedh pikërisht këtë metodë për të zgjeruar rrethin miqësor, sidomos me bashkatdhetarë të tjerë nga e gjithë bota. “Më vjen mirë që ekzistojnë këto tip forumesh, që na lejojnë të krijojmë sa më shumë miqësi. “Hi5” është sajti im i preferuar dhe aty kam zënë plot shokë e shoqe. Madje mund të pohoj që një mike imja është lidhur me një djalë që e njohu përmes “hi5” dhe ata vazhdojnë të jenë ende të dashuruar”. Duket se dëshira për të pasur sa më tepër miq virtualë, i shtyn edhe mijëra të rinj shqiptarë që për orë të tëra të ngulen para kompjuterit nëpër sajtet e preferuara “facebook”, “hi5” apo “myspace.com”.

Korrieri

P.S.Nese ekziston nje teme e tille le te fshihet,sepse une edhepse kerkova nuk gjeta nje te ngjashme,mbase se kam verejtur.
 
Mua s'me terheqin pikerisht sepse aty duket qellim flirtimi, forumi eshte komplet tjeter gje, shume me e organizuar dhe me edukative. Gjithashtu nuk e prejashton flirtimin, por eshte edhe dicka shume me serioze dhe perfituese.

Une frekuentoj vetem forumin, pavaresisht se rregjistrimi spontane kam bere dikur sa andej kendej.
 
Sociologu i njohur Lekë Sokoli i jep nota pozitivizmi këtij fenomeni që ka prekur vrullshëm shoqërinë shqiptare, duke lënë të kuptohet se është një formë e gjetur për të kaluar kohën. “Përmes lundrimit në këto sajte, mendoj se rinia kërkon që të shfrytëzojë mundësitë e reja të komunikimit që janë sot, sepse në kohën tonë as që mund të imagjinohej diçka e tillë. Si një studiues i një seri fenomenesh sociale, unë mendoj se kjo është pozitive deri në momentin që nuk kalon në një mani. Sepse e di që tek pjesa dërrmuese e të rinjve kjo është kthyer në një nevojë të qenësishme, që i detyron ata të lënë pas dore gjëra të tjera edhe më edukative. Navigimi nëpër sajte interesante mendoj se është më së miri një ndërthurje e dhuntive të shumë të rinjve me mundësitë që u ofron teknologjia e përparuar sot”, shpjegon Sokoli.

nuk e kisha menduar qe sociologet do ta perkrahnin kete lloj shoqerie virtuale!!!!!
nuk e di pse po ashtu e kisha pershtypjen...shikoj se qenkam gabuar :)
 
ok eshte e qarte qe shumica e te rinjve jan ngujuar para pc, dikush sepse e gjen veten para pc duke biseduar ne menyrat on line, dikush ne pamundesi per te dale e ka gjetur kete menyre per te biseduar me dike pasi oraret e punes jan te teje zgjatur, dhe dikush qe nuk di si te kaloj kohen ka zgjedur keto web-e per te kaluar kohen e tij. une personalisht jam futur si fillim per te kaluar kohen, por ky forum, webi zonaime.com ka qene ajo qe me ka lidhur dhe me qe jam njohur me disa persona nga kosova, shkodra, dhe vecanerish dhe shum nga durresi. me pak fjale kam shtuar shoqerine time, dhe deri ne keto momente kam kaluar mire, kam dale kam pire kafe, kam nderruar muhabet dhe me te vertet kan qene tipe qe me ngjisin. kam vene re qe dhe ne shoqerine time, ose ne jeten e perditshme ne kontakte te perditshme, nuk do arrij ti njoh tamam, kurse ketu neper forume apo ne webe te tilla arrij te njoh dhe te krijoj me shum shoqeri sesa ne jeten reale.
ps. shyqyr qe dolen keto web-e, shyqyr qe lindi neti, qe arrijm te shtojme shoqerin .
 
"Shoqeri virtuale" me pelqen
ske kokcarje e as frike se mos mundohen te te bejne keq
nuk ekziston interesi e as paragjykimi i pamjes
por eshte e mire per aq kohe sa quhet "virtuale"
 
Shok Virtual! S`do ishte keq po besoj se njeriu ska nevoj per virtualitet!
 
Shok Virtual! S`do ishte keq po besoj se njeriu ska nevoj per virtualitet!
E ke gabim, sot me shume se kurre njeriu e ndjen te nevojshme, nevojen e virtualitetit (me vjen keq per lojen e fjaleve :D).
Me te gjitha keto "llukse" te vogla qe ta bejne jeten me te thjeshte, metabolizmi i njeriut po ndryshon pak nga pak dhe ne kete metabolizem eshte futur dhe nje % klikimi i mousit ne dite :D. Per mos te folur per forume, faqe me kenge etj etj.
 
Skam gjo kunder atyre qe preferojn me shum virtualitetin
Ai qe thash lart ishte thjesht mendimi im!
 
skam ci du shoket e virtualitetit ma mir real ;) se shpesh her dashje pa dashje njerzit nuk din te ndaj realitetin nga virtualitetin...
 
Skam gjo kunder atyre qe preferojn me shum virtualitetin
Ai qe thash lart ishte thjesht mendimi im!

o shoku tu pergjigja per nevojen, jo per shoqerine :D
 
skam ci du shoket e virtualitetit ma mir real ;) se shpesh her dashje pa dashje njerzit nuk din te ndaj realitetin nga virtualitetin...

sdo te thot gje kjo, sepse nje shok i virtualiteti mund te jet miku yt me i mire i realiteti, (laraska pa bisht , nuk ka) :ciaoo:
 
Mos t'them 90% e shoqerise reale qe kam tani, para ca viteve e kisha vetem "Shoqeri virtuale". T'gjithe ata qe tani sot i kam shok/shoqe ne jeten reale, e te cilet i kam njoftuar se pari ne internet, me kane qelluar shume me te mire se disa qe me ta jam rritur se bashku.
 
SDO TE THOTE GJE SE NJE SHOK E KE GJETUR ne virtualitet dhe nuk eshte i mire si shok.
sic ka thene loveri ndonjehere shoket qe njeh nga komp te dalin me te mire se ata qe ke.
une skam pasur rastin te kem shoqeri nga pc por sdo kundershtoja nje shoqeri te tille.
 
Ore se tashi po kujtohem un shokun tim te ngushte ne virtualitet e kam njoft :D
 
Ore se tashi po kujtohem un shokun tim te ngushte ne virtualitet e kam njoft :D

e sheh pra qe ke rene ne kundershtim me ate qe ke thene, qe ke mbeshtet gjermoin.:ciaoo:
 
o eldo un i respektoj te gjith miqt e virtualitetit por ato qe din te bejn dallim midis 2 dimensioneve , edhe un kam sot shok qe i kam njohur nga Virtualiteti por por shumica qe njoha ishin shum te apasionuar edhe te dashuruar prej virtualitetit saqe cdo gje e lidhinin me te , gje qe un e kam vdekje . Jeta reale esht jet reale dhe i perket nje tjeter dimensioni kundrrejt atit virtual . Mu sinqerisht me shtin kureshtja ta njoh tjetrrin sepse dua te krijoj iden se kush esht edhe a esht po ashtu si ka then ne virtualitet? asgje me shum asgje me pak nqs esht ashtu perpiqem te krijoj i raport shoqerie sic e kam sot me xhebrailin WxP CoNeCt ANGEL&DEVIL rondenis kto kam takuar edhe jan cuna flori te tjeret se di .
 
SDO TE THOTE GJE SE NJE SHOK E KE GJETUR ne virtualitet dhe nuk eshte i mire si shok.
sic ka thene loveri ndonjehere shoket qe njeh nga komp te dalin me te mire se ata qe ke.
une skam pasur rastin te kem shoqeri nga pc por sdo kundershtoja nje shoqeri te tille.

Dhe une si Bledi pak a shume sepse shoqeri kam ne pc por jo qe te jem takuare me to :D
Nuk ka asgje te keqe te keshe miqesi virtuale rendesi ka qe te puqeni qe tju pelqej nuk eshte aspak qe nese njeh nje shok ose shoqe ne pc eshte demosdo i keq jo :D
 
si realiteti ska amo pranoj qe nganjeher munesh me njoft dikon n'virtualitet qe t'del tamon i mir, pra qe munesh me shtu n'shoqnin e jetes reale...gjithsesi, osht mir me dit me dallu kto dy bota..
 
Pe: Dua shokë virtualë

Une kam arrit te kem shum shok nga virtualiteti per gjat ktyre viteve kam njohur shoqeri te ndrsyhme ..
sdo te thot gje ne shumicen e rasteve te del me i mir ai shok qe e ke njohur ne virtual te dhenden ne cdo gje sesa ate qe ke koh qe e njeh ne realitet ..
Kam shok dhe jan shum te repsktuar madje me disa takohm me qejf dhe sot e ksaj dite i konsideroj persona te repektushem ................
 
Pe: Dua shokë virtualë

Pa dashur te tregohem skeptike ne disa mendime,por nuk i para besoj ketyre gjerave..Me tipin qe kam ne real edhe duhet shume kohe te quaj''shoke/shoqe'' dike...Ketu vertet qe mundesite jane me te medha per njohje,por edhe mundesite per ndonje zhgenjim jane te ''mira'',sepse kjo eshte pjese e virtualitetit...Mendoj qe miqesia ne keta vende virtualiteti,mund te krijohet,por mbet vec e shkruar pa llogarit qe ka raste qe kalon edhe ne realitet atehere ndoshta po qe mund te marre nuanca te tjera..
 
jam shume dakord me ty pers e kam jetuar kete lloj situate dhe mundesite e zhgenjimit jane me shume te medha
 
Pe: Dua shokë virtualë

ne virtualitet kam be shum shok shoqe shumicen vashdoj ta kem akoma , nuk eshte e thene se njef ne nje pc e do te dal i keq ajo munte te dal e me shoqerine qe ke ne real,disa prej tyre i kam taku live dhe ka qene nje kenaqesi si nga mu dhe nga ata, si kuptoj disa njeres qe jan ne virtualitet e ja bejne jo sdo beja shok virtual bohh thjeshte me cudit.
 
Pe: Dua shokë virtualë

Shume skeptike, mundesia te kesh shoqeri te mirfillte ketu eshte shume e vogel ...
te gjith jemi te "mire" me fjale(shkronja) ama heret a vone e tregojme veten :)
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Pe: Dua shokë virtualë

Ncuq...nuk kam nevoje per shoke ose miq virtuale por ama s`kam asgje kunder nese virtualiteti do me sillte njohje interesante me te cilat do kisha kenaqesi te shkembeja mendime e jo vetem...
Kam kohe qe frekuentoj virtualitetin dhe nepermjet tij kam njohur persona te mrekullueshem te cilet pastaj i kam njohur edhe realisht.Kur kenaqesia e njohjes eshte e dyanshme dhe reciproke atehere mire se te vijne njohjet, miqesite dhe shoqerite virtuale e jo vetem...
 
Titulli: Dua shokë virtualë

Me mir nje mike virtuale e sidomos me e madhe se mua ta pyesja per gjera qe si dij apo ti kerkoja nje mendim x shum gjera :( e kshu vetem nuk shtyhet
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top