Droga që i bën terroristët gjakftohtë dhe të pamëshirshëm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në hotelin Alfrotville janë gjetur shiringa. Vëmendja kthehet tek ‘fenitilinë’, një pilulë e përdorur edhe në Siri. Kushton nga 5-20 euro dhe trafiku i saj financon edhe ISIS-in.

droga-terrorizem.jpg


Gjakftohtë, efikas si makineri, të pamëshirshëm. Të gjithë të mbijetuarit e atentateve përdorin të njëjtat mbiemra për të përshkruar autorët e sulmeve në Paris. Një mungesë njerëzimi, që nuk ka mundësi të jetë thjeshtë çështje e fanatizmi fetar. Gjetja e disa shiringave në vend-qëndrimet e xhihadistëve mund të konfirmojë dyshimin se terroristët kanë marrë drogë përpara se të godisnin kryeqytetin francez.

Kjo nuk është hera e parë. Nga autopsia e Seifeddine Rezgui, që më 28 qershor vrau 38 persona në plazhin tunizian, rezultoi se kishte përdorur këtë lloj droge ‘fenitilinë’. Kjo drogë, thuajse e panjohur në tregun perëndimor, është qendra e trafikut që lëviz miliona dollarë në Lindjen e Mesme.

Qendra e prodhimit të saj ishin laboratorët e klandestinëve në Luginën Bekaa në Liban, por me shpërthimin e luftës civile, trafikantët i zhvendosën laboratorët në afërsi të Sirisë.

Kjo lloj droge shitet për një çmim që shkon nga 5-20 euro pilula, nga të cilat fitohen miliona dollarë të ardhura, që përdoren për blerjen e armëve dhe eksplozivëve.

Numri i këtyre pilulave të sekuestruara në vitet e fundit ka pasur rritje të madhe. Vetëm në Jordani në vitin 2009 janë sekuestruar 29 milion të tilla. Një trend ky i konfirmuar edhe nga policia libaneze që në vitin 2013 ka sekuestruar 11 ton.
b.t.observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top