Drejtimi – fenirimi i përhershëm i flokëve .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm.
Mr.Ph. Krenar Dobroshi


Pse të bëjmë fenirim të përhershëm

Përkundër çka shohim nëpër revista dhe televizione, jo të gjitha femrat i kanë flokët të drejtuara në mënyrë të përsosur, dhe natyrisht që flokët e tyre nuk duken të përdorura sidomos në mëngjes. Drejtimi i flokëve merr shumë kohë dhe mundim çdo ditë. Mesiguri që flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Pra, kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm. Njëkohësisht drejtimi i përhershëm ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe degëzimeve.

اfarë përfshijnë këto tretmane?

Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.

japanese-straightening.jpg

Kush është kandidatë për fenirim të përhershëm?

Drejtimi i flokëve është proces i realizueshëm, mirëpo gjithmonë është brenga nga dëmtimi i flokëve nga ky tretman. Nënkuptohet se gjatë tretmanit përdoret hekuri për drejtim të flokut si dhe substanca kozmetike të cilat e mundësojnë këtë ndryshim. Në qoftë se flokët janë të dëmtuara si rënie të vazhdueshme, dëmtim të flokëve jo vetëm në fund të tyre, dëmtim nga aplikimi i kimikateve, prishje e strukturës së proteinës atëherë nuk jeni kandidatë për këtë lloj tretmani. Në rast se flokët janë të dëmtuara, preferohet tretmani tjetër me keratinë i cili jo vetëm që i drejton përkohësisht flokët deri në 4 muaj, por në veçanti e përmirëson gjendjen e flokut duke i futur brenda minerale, proteina dhe kompleks të aminoacideve.
Si rrjedhim, flokët e padëmtuara mund ta bëjnë drejtimin permanent, i cili zgjat deri në 1 vjet, derisa rritet floku.

Drejtimi i përhershëm, jo vetëm që do t’ju kursej kohë, mundim, por para së gjithash do t’ju kursejë flokët nga stresi i vazhdueshëm në baza ditore nga aparatet për tharje dhe stilim të flokëve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top