‘Doruntina’ e Kadaresë në teatrin e Nju Jorkut

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Legjenda shqiptare e Doruntinës i kalon kufijtë. Së fundmi, rrëfimi mitik vjen si një shfaqje teatrore që do të realizohet në Amerikë. ثshtë një bashkëprodhim i teatrit "Oda" të Prishtinës dhe teatrit të pavarur "Blessed Unrest" në Nju Jork. Stafi artistik është kompletuar, puna ka nisur dhe shfaqja do të ngjitet për tri javë në "Interart Theatre", nga data 9 deri më 26 shtator. Teatri "Oda" ka komunikuar këtë produksion të ri, ndërkohë që edhe faqja online e teatrit "Blessed Unrest", ka të gjitha të dhënat, përfshirë edhe shitjen e biletave. Frymëzuar nga libri i shkrimtarit Ismail Kadare, "Kush e solli Doruntinën", i përkthyer në disa gjuhë, në skenë do të ngjitet një teatër bilinguist, interpretuar nga një kast aktorësh kosovarë dhe amerikanë. Një martesë që refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që sfidon varrin. Legjenda shqiptare, një rrëfim mitik i dashurisë së ndaluar dhe rrezikut të besës që nuk mund thyhet kurrë, do të tregohet në skenë në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Për këtë, "Doruntine" do të ketë dy bashkëregjisorë, nga drejtorët artistikë të dy teatrove, Jessica Burr nga 'Blessed Unrest' dhe Florent Mehmeti nga Teatri 'Oda', dhe do të ketë ekip aktorësh nga të dy vendet. Justin Badger, Zenzele Cooper, Dave Edson, Jason Griffin, Kelly Hayes, Laura Wickens, do të jenë aktorët e teatrit amerikan dhe Ilire Vinca اelaj, Lirak اelaj, Nëntor Fetiu, Njomëza Ibraj, prej Prishtinës. Teksti është shkruar nga Matt Opatrny i 'Blessed Unrest' dhe Lirak اelaj, nga Teatri 'Oda'.
Bashkëpunimi
Puna për të vënë në skenë një "Doruntinë" kosovare-amerikane ka filluar. Bashkëprodhimi i teatrit "Oda" të Prishtinës me teatrin amerikan "Blessed Unrest" do të sjellin një rrëfim ndryshe të legjendës shqiptare të Kadaresë. Ndonëse do të ngjitet në Nju Jork, pritet që të ketë interes edhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ndërsa duke marrë parasysh që Kadare është mjaft i njohur në lexuesin e huaj, përfshirë dhe atë amerikan, publiku do të përjetojë vënien skenike të këtij rrëfimi të lidhur ngushtë me psikologjinë e shoqërisë së dikurshme shqiptare. "Blessed Unrest" do të jetë teatri i parë amerikan që do të bashkëpunojë me një teatër nga Kosova në Shtetet e Bashkuara. Urat e komunikimit në fakt kanë nisur që në 2006-ën. Në maj të këtij viti, "Blessed Unrest" shfaqi në Kosovë produksionin e tyre origjinal "Lying", në të cilin ishte pjesë dhe një aktor dy-gjuhësor nga teatri "Oda". Nisur nga suksesi i këtij bashkëpunimi të parë, lindi një plan bashkëpunimi i dy teatrove në New York City. "Doruntina" është bashkëproduksioni i parë i mirëfilltë pas kësaj marrëveshje. "Arti ka fuqinë e thyerjes së barrierave kulturore, dhe luan një rol qenësor në krijimin e identitetit të një vendi. Duke shkuar në Nju Jork dhe duke vënë në vëmendje kulturën, historinë dhe gjuhën shqipe, teatri "Oda" bëhet një ambasador krenar i Kosovës", - shprehet Lirak اelaj, drejtori i këtij teatri. "Teatri "Oda" po angazhohet në zhvillimin e shfaqjeve teatrore për të ndërtuar një mbështetje bazë për gjeneratat që vijnë e për të pasur një ndikim të fuqishëm për krijimin e një Kosove të hapur dhe demokratike", - komentojnë drejtuesit e teatrit amerikan. Ndërsa ky bashkëpunim me aktorët kosovarë, komentohet si një mundësi e mirë për të punuar me artistë të një kohe kur arti ka një ndikim të fuqishëm në krijimin e një komuniteti artistik në një vend si Kosova, i cili është ende duke marrë veten nga një kohë e gjatë ngjarjesh të tensionuara. Ende nuk është njoftuar nëse pas shfaqjes në Nju Jork, "Doruntina" do të udhëtojë drejt Prishtinës apo jo, por duket se tashmë rruga është e hapur për bashkëprodhime të tilla.


G.Shqiptare
 

Attachments

  • pp_20060306_kadare.jpg
    pp_20060306_kadare.jpg
    20.4 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top