Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Love

βeℓℓe â๓e
Disa nga njerëzit që sot janë gjallë mund të jetojnë deri në 1 000 vjet. Ky është pretendimi i jashtëzakonshëm i Aubrey de Grey, dijetar që drejton një studim kundër plakjes. Në një seminar të mbajtur në fillim të muajit tetor, De Grey ka prezantuar argumentet e kërkimit ku mosha nuk do të ekzistojë më dhe njerëzit mund të jetojnë përgjithnjë.

timthumb.php


Në seminarin e titulluar, “Shkenca dhe Etika e Eliminimit të Moshës “, financuar nga Universiteti Qendra për Vlerat Humane, De Grey paraqiti vizionin e tij për një botë ku njerëzit nuk do të kenë ndikimet negative të moshës dhe përfitimet dhe objektivat për të ardhmen sociale të njerëzimit.

Në një intervistë para seminarit, ky kërkues është shprehur se shpreson që leksioni i tij të përdorej për të edukuar njerëzit që të mposhtin moshën.

De Grey është shprehur se fondacioni i tij synon të kufizojë dëmet që i shkakton natyra trupit të njeriut gjatë procesit metabolik dhe shpreson se kërkimi do t’i lejojë që të identifikojë strukturën fizike që njerëzit të mund të duket dhe të ndihen gjithnjë të rinj.

Sipas tij ka shtatë lloje dëmesh që mosha i shkakton trupit. Zgjidhja për parandalimin e dëmtimit por De Gray pretendon se kanë zbuluar disa muaj më parë qelizat që mund të kenë ndikim në ndalimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ai parashikon se realizimi në praktikë i zbulimit të tij, mund të arrihet brenda 25 viteve dhe se mundësitë janë 50 me 50. Por ai nënvizon se të gjithë duhet të punojnë për arritjen e këtij qëllimi nga biologët tek gazetarët dhe qytetarët e thjeshtë për zgjidhjen anti-plakje.

Një zbulim i tillë thotë ai mund të rrisë cilësinë e jetesës por nga ana tjetër thotë se ka argumente kritike që thonë se kjo do të sillte mbipopullim dhe nuk do të ishte e dëshirueshme. Gjithsesi këto thotë De Grey nuk janë arsye për të ndaluar kërkimet.
Burimi: tch
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Nuk me besohet dhe skam per ta besuar
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Sa kot do te ishte jeta kaq e gjate.. Ne kaq vjet kemi edhe jemi merzitur
 
Pe: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Ka pare ndonje enderr mbreme ky me siguri...Si jetohet ashtu?Cikli i jetes eshte i qarte lind dhe do vdesesh,ben mir ti pranoje ky Dr Grey vete kete fakt pastaj do jete me ok...
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Deuid me siguri duhet te ket nje replike per kete,ai me se miri mund te na e shpjegoj...

Per mendimin tim mosha mesatare duhet te jete 85-90.
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Jo,nuk dua..kam linde per te vdekur dikure..:)
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

100-1000-10000000 vjet, e c'rendesi ka...kur ne fund Zoti thote: C'do shpirt do ta shijoje vdekjen! S'ke nga tja mbathesh, rrotullohu rrotullohu prap te Zoti yne do kthehemi!
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Un se di si jeton njeriu kur gjith njerzit aferm rreth vetes vdesin,vetem nqs ky don te hapi axhensi funeralesh qe ti shohin hajrin nga ana pasurise :D
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

Deuid me siguri duhet te ket nje replike per kete,ai me se miri mund te na e shpjegoj...

Per mendimin tim mosha mesatare duhet te jete 85-90.

Kur flietet per gjera shkencore te cilat jane te argumentuar dhe bindese ja vlene te diskutohet .
BoOoMBaStiCk , me iluzione s'eshte edhe mire te humbim kohe . Ky pseudoshkenctare per mendimin tim vetem ka iluzione per jeten dhe vdekjen e asgje tjeter qe e deshmon dhe e argumenton ate qka ka iluzionuar-supozuar .

Jeten dhe Vdekjen e ka bere Ligje Zoti . Kete ligje mund ta deshmoj me fakte , e kete te parin s'di qka te them , ndoshta ketij te nderuarit Zoti ja ka dhene kompetencat qe ta ndryshoj Ligjin e TiJ , e ta zhduk plakjen fare .

Sa i perket moshes kete me se miri e dine ata te cilet me se miri e kuptojn shendetin e njeriut .Thuhet qe me heret njerzit kane jetuar me shume . Por mesatarja tani ne koherat tona eshte 65-70 vjete .
 
Titulli: Doni të jetoni përgjithnjë? Prisni edhe 25 vjet

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top