اelësi i një martese të lumtur është kalimi sa më pak kohë me njëri-tjetrin sipas një studimi të fundit që ka dalë në përfundimin se nëse një burrë kërkon të bëjë të lumtur gruan e tij, ai duhet të kalojë sa më shumë orë në punë.
Sa më shumë të punojë mashkulli me orar të zgjatur, aq më mirë për femrën sipas studimit të publikuar në revistën ‘Social Forces’.
E kundërta nuk është mirë për meshkujt pasi nëse femra punon me orar të zgjatur, mashkulli nuk përballon dot punët e shtëpisë dhe lë pas dore edhe ushtrimet fizike.
Studimi nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Teksasit dhe Indianës ka si qëllim të zbulojë ndikimin në familje të punës dhe ndikimin e barazisë gjinore në tregun e punës. Kërkuesit shkencorë studiuan 4000 meshkuj dhe femra. Përfundimi tregoi se femrat, bashkëshortët e të cilave punonin më shumë se 50 orë në javë, ishin më të shëndetshme.
“Të ardhurat më të shumta të sjella nga burri ndihmojnë shëndetin e femrës”, thotë studimi.
/ Top Channel