Domethënia dhe kushtet e la ilahe ilallah

  • Domethënia dhe kushtet e la ilahe ilallah
Mexhmu el-Fetaua [vëll, 1, f.231] të Abdul-Aziz bin Baz





Domethënia e saj – Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut



Kushtet e saj janë:



1. Fraza mohuese – Askush nuk meriton të adhurohet [la ilahe]
2. Fraza pohuese – përveç Allahut [ilallah]



Fraza:"Askush nuk meriton të adhurohet" mohon të gjitha objektet e tjera të rreme, ndërsa fraza "përveç Allahut" pohon që ka vetëm një Zot të vërtetë e të denjë për t'u adhuruar, i cili s'ka ortakë.



Kushtet e shehadetit [dëshmisë së besimit] janë tetë:


1. Dituria [Ilm]: Dituria rreth domethënies së saj – çfarë pohohet dhe çfarë mohohet me të… Siç u cekë më herët, ku u përmend se domethënia e "Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut" është se të tjerat objekte, që njerëzimi i ka vendos pranë Allahut, janë të rreme.



2. Bindja [Jekin]: Bindja në domethënien e saj, e lirë nga dyshimi. Kjo do të thotë se njeriu duhet të jetë i bindur që askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut.



3. Sinqeriteti [el-Ihlas]: Kjo do të thotë sinqeriteti që robi ka ndaj Zotit të tij në të gjitha aktet e adhurimit. Për shembull, nëse ndonjë devijon nga ky sinqeritet ndaj Allahut dhe e drejton atë ndaj një pejgamberi, mbrojtësi, idhulli, mbreti, xhini, apo ndonjë tjetër objekti të rremë adhurimi, atëherë me siguri ai është i fajshëm për shirk [idhujtari] dhe ka kundërshtuar këtë kusht të shehadetit [dëshmisë së besimit], i cili është sinqeriteti.



4. Vërtetësia [es-Sidk]: Domethënia e kësaj është të flitet e vërteta me qëllim që të heqet ndonjë veçori e hipokrizisë. Kjo është domethënia e sidk. Kjo po ashtu do të thotë të zbatosh vërtetësinë me gjuhë dhe po ashtu me zemër. Nëse sidku zbatohet vetëm me gjuhë dhe jo me zemër, atëherë ky kusht i vërtetësisë nuk është përmbushur.



5. Dashuria [el-Mehebeh]: Domethënia e kësaj është të duash Allahun. Deklarimi i shehadetit kërkon që personi ta dojë Allahun. Nëse dikush deklaron besimin e tij por nuk e do Allahun, atëherë ai gjendet në një fazë të mosbesimit, ku nuk hyn në Islam, siç ka qenë mënyra e hipokritëve. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:



"Thuaj [O Muhamed njerëzimit]: nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më pasoni. Allahu do t'ju dojë dhe do t'jua falë mëkatet. Allahu është Falës, më i Mëshirshmi". [Aal Imran, 31]



6. Pajtimi [el-Inkijad]: Njeriu duhet të pajtohet me detyrimet e shehadetit. Kjo do të thotë të zbatohen të gjitha detyrat me besim dhe bindje që këto detyrime janë të drejtat që Zoti yt ka ndaj teje. Nëse njeriu dështon që ta adhurojë Allahun dhe t'i përmbahet ligjvënies së Tij, duke treguar arrogancë dhe armiqësi ndaj kësaj, atëherë ai s'është nga besimtarët, siç ka qenë rasti me Iblisin [Dreqin] dhe të tjerët të natyrës së tij.



7. Pranimi [el-Kubul]: Njeriu duhet të pranojë shehadetin dhe domethënien e tij. Kjo do të thotë të pranosh të gjitha kushtet e tij me sinqeritet dhe ta adhurosh vetëm Allahun. Kjo po ashtu detyron lënien e asaj që adhurohet përveç Allahut si i barabartë, ndërsa jeni të qëndrueshëm dhe të kënaqur në këtë.



8. Refuzimi i gjithçkaje që adhurohet përveç Allahut: Domethënia e këtij kushti është që njeriu duhet të jetë i pastër dhe të rrijë larg nga të gjitha aktet e adhurimit të diçkaje tjetër përveç adhurimit të Allahut. Dhe, ai duhet të pranojë me bindje se të gjitha aktet e adhurimit të cilat nuk bëhen vetëm për Allahun, janë të rreme dhe ato duhet refuzuar.



Allahu thotë në Kur'an:"Kushdo që mohon taghut [perënditë dhe sistemet e rreme] dhe beson në Allahun, atëherë ai ka kapur vend-mbajtjen më të sigurt që kurrë s'do të thyhet. Allahu sheh gjithçka, është i Gjithdijshëm". [el-Bekare, 256]
 
Heheh shumm mir pra, me vjen mir qe te pasna nimu pak, sahere qe te duhet ndonje gje, vetem kerkoje une ta sjell inshAllah... ;)

Cdo te mir vëlla..

thnx qum, kom me pas parasysh..ah, un jom moter:D
 
Hehe shumm mir, thanx edhe ty, me vjen keq qe te quajta vella, ngase nuk isha ne dijeni se a jeni vajzë apo djalë, sidoqofte ju kerkoj ndjes moter e nderuar, cdo te mir..

no problem..ka do tema qe hap ti qe m'vyn e japin pergjigje disa pytjeve t'mija...
 
no problem..ka do tema qe hap ti qe m'vyn e japin pergjigje disa pytjeve t'mija...


Zoti te ruajte moter, po me vjen shum mir qe temat e mia ju japin pergjigje pyetjeve tua, shpresoj qe ne te ardhmen inshAllah, do te kemi tema me shum jo vetem nga unë, por nga shum anetar tjerë... Dhe sic te thash me pare, nese ndonje gje te duhet vetem mu drejto mua, do te mundohem qe t'a gjej inshAllah...

Cdo te mir.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top