Doli NUDO në shesh, flet vajza që protestoi kundër abuzimit seksual: Të jesh e zhveshur nuk është turp!
Përmes një videoje të gjatë, vajza e re është shprehur se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh.
TIRANË– Ditën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare. Nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë bjonde, e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.