Dokumente të rralla franceze në Shqipëri

Зngjεll

___________
Zëri i Tolstoit, vepra për Skënderbeun, letra të Enver Hoxhës…

Dokumente të rralla franceze në Shqipëri


Shkruar nga : Admirina Peçi


Zëri i Leon Tolstoit ruhet në arkivat shqiptare.

Në kohën e diktaturës pllaka e regjistruar ruhej nga Enver Hoxha në fonotekën e tij. Romancieri i madh rus flet në gjuhën frënge në një konferencë me temë "ا‘është feja?" (Qu‘est-ce que la religion?). ثshtë regjistrim i vitit 1907 dhe dje është publikuar për herë të parë në një ekspozitë të pazakontë me dokumente arkivore në gjuhën frënge të cilat ruhen në arkivat shqiptare. "Franca në arkivat e Shqipërisë" është një ekspozitë me dokumente të rralla, e para me këtë temë që hapet në Shqipëri, një bashkëpunim mes ambasadës së Francës dhe arkivave të Shqipërisë. "Ishte e paimagjinueshme të hapej në kohën e diktaturës kjo ekspozitë, megjithëse ideja ekzistonte që prej fillimeve të demokratizimit të Shqipërisë", thotë Shaban Sinani, drejtori i Arkivit të Shtetit, i cili e cilëson këtë ekspozitë "një provë e lidhjeve shumë të ngushta që kanë ekzistuar gjithmonë midis dy vendeve tona".

Udhëtim i pazakontë nëpër dokumente

E nisim nga fundi, të joshur nga kureshtja që ngjall fondi i dokumenteve zanore, të gjitha pjesë e fonotekës së Enver Hoxhës. Në vitet e diktaturës, ai krijoi për vete një fonotekë të larmishme, e cila i lejonte të kënaqej duke dëgjuar frëngjisht. Ilustrimi zanor i kësaj ekspozite përbëhet nga dokumente të zgjedhura prej tij, që nga Edith Piaf, Yves Montand, por edhe gjenerali De Gaulle. Gjen "Cyrano de Bergerac" (E. Rostad), interpretim i aktorit të shquar francez të shekullit XX Constant Coquelin (Aine), regjistrim i vitit 1902 në Paris. Më tej gjen "Carmen", "Chanson a Boire" e kënduar nga Leon Melchissedec, regjistrim i vitit 1903 në Paris, "Marche militaire française" e kompozitorit Saint Saëns. Pjesën e luan në piano me dorën e tij vetë kompozitorit Saëns. Mjaft interes paraqesin një këngë e periudhës së romantizmit francez e vitit 1830-1890, "Les papillons", dhe dy këngë mesjetare franceze të viteve 1300, "Begeronnete" (Adam de la Halle) dhe "Tuitcil qui enomourant" (anonim). Por edhe këngët e të mirënjohurve Line Renaud me "La mome ëhisky", Dalida me "Mes freres", "Milord" nga Edith Piaf, këngë e vitit 1959, e cila qëndroi për shumë vjet në majat e hit-parade-it botëror, apo "A Paris" kënduar nga Yves Montand, këngë e cila është një panoramë e Parisit e pikturuar me thjeshtësi nga zëri i artistit të rrallë Ives Montand.

Letërkëmbime dhe miqësi

Duke vijuar udhëtimin nëpër dokumentet e kësaj ekspozite, gjen shënime tejet interesante. Një letër e Franc Liszt i drejtohet znj. Camille Pleyel, dhe bashkëngjitur me të ai i dërgon koleges së tij dhe një fantazi muzikore. Me tej është një poezi e titulluar "Kalaja e Shkodrës" e shkruar nga Zef Skiroi, disa revista të ndryshme për emancipimin e gruas, një hartë etnografike e Shqipërisë hartuar në frëngjisht nga Nikolla Lako, një studim gjuhësor në frëngjisht nga Aleksandër Xhuvani, një studim mbi portretin e Skënderbeut që ndodhet në Muzeun e Vjenës, emblema dhe përbërja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Francë-Shqipëri që vizitoi Shqipërinë në vitin 1988, konsiderata të ambasadës franceze në Shqipëri, të shprehura në emër të artistit francez Alain Marion për talentin e violinistit të ri shqiptar Tedi Papavrami, letërkëmbim ndërmjet Enver Hoxhës dhe prof. Paul Milliez… Dhe ja një kontratë artistike e nënshkruar në vitet e diktaturës. ثshtë një kontratë midis Ismail Kadaresë dhe Michele Piccoli për xhirimin e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Më tej një raport rreth vizitës në Shqipëri të Josepf Horëath, drejtor i shtëpisë botuese "Horëath Roanna" në Francë, një ftesë e Komitetit të Bourgogne (Francë) për pjesëmarrjen e një ansambli folklorik të Shqipërisë në festivalin folklorik në Dijon.

Pushime në Shqipërinë komuniste

Kishte shumë francezë që vinin të kalonin pushimet në Shqipërinë komuniste. Për realizimin e tyre nevojiteshin një varg korrespondencash, kërkohej leje, bëheshin marrëveshje… Disa dokumente paraqesin korrespondencën mbi dërgimin e 5 hebrenjve, anëtarë të Partisë Komuniste Franceze, për të kaluar pushimet në Shqipëri, më tej edhe korrespondenca mbi ardhjen në Shqipëri të qytetarëve francezë Leon Lavalle, Paul Noirot dhe J. P. Prineau për të shkruar një vepër mbi ekonominë në Shqipëri. Më tej një letër falënderimi e disa komunistëve francezë që kaluan pushimet në Shqipëri gjatë vitit 1955… dhe një listë emërore me anëtarë të Partisë (së Punës) që dinë gjuhë të huaja, apo një referat mbi luftën e popullit shqiptar kundër nazifashizmit, e pasqyruar me shifra e fakte, mbi dëmet e luftës.

Mbretëria shqiptare

Po mjaft interesante janë dokumentet e shumta në viteve ‘20-‘30, e disa të tjera që janë edhe më përtej kësaj periudhe, pra më të hershme. Një dokument paraqet mesazhin e kryeredaktorit të gazetës "Le petit journal", me anën e të cilit falënderon ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare për pritjen miqësore që i është bërë bashkëpunëtorit të tij, z. Chardigny, apo një letër e z. Albert Lebrun, President i Republikës Franceze, drejtuar madhërisë së tij mbretit Zog I mbi emërimin e z. Marcel Roy në funksionin e të dërguarit të jashtëzakonshëm e ministër fuqiplotë i Republikës Franceze pranë Madhërisë së tij. Mjaft interesante janë një varg letrash të librarive të ndryshme franceze dërguar Lef Nosit, apo dokumentet e shumta që flasin për sopranon e madhe Tefta Tashko Koço. Një korrespondencë e datës 27 tetor mes Ministrisë së Arsimit dhe drejtorisë së Liceut të Korçës flet për ekuivalencën e diplomave të studentëve me ato të Francës.

Hap pas hapi me letrat franceze

Shënimet që nga 1071 deri në vitet e diktaturës

Shënimi i parë mbi praninë franceze në territorin shqiptar e ka zanafillën te normandët, mercenarë me origjinë prej princërve lombardë. Në vitin 1071 ata pushtojnë të gjithë provincat e jugut të Italisë, që ishin territore nën kontronin e Bizantit. Trupat e Robert Guiscardit dhe të Bohemondit kalojnë mespërmes Adriatikut dhe pushtojnë Durrësin (Dyrrachion). Arsyeja e këtij interesi për Shqipërinë ishte se ky vend paraqiste një vlerë të madhe strategjike… Më tej marrëdhëniet shqiptaro-franceze vijuan për shekuj me radhë me anzhuinët, e më pas marrëdheniet në kohën e Skënderbeut me kulturën franceze. Shekull pas shekulli këto marrëdhënie vijuan të jenë prezente dhe pas viteve 1800 ato po bëheshin më të forta, dhe dokumentacionet që e dëshmojnë përherë e më të shumta. Në periudhën e kulturës rilindase, në Shqipëri gjuha frënge ishte më e pranishme se kurrë. Mit‘hat Frashëri shkruan një histori të Shqipërisë në gjuhën frënge, Sami Frashëri përkthen "Të mjerët" e Viktor Hugo-it nga frëngjishtja në turqisht. De Rada mban korrespondencë me La Martinin në frëngjisht. E letërkëmbimet vijojnë mes Apollinaire-it dhe Konicës, Charles Baudelaire-it dhe Lasgush Poradecit, e më vonë Romain Roland dhe Fan Noli. Në vitet ‘30 kultura dhe gjuha frënge ishte e gjithëgjendshme, në dokumente e letërkëmbime të ndryshme, në veprimtari të shumta kulturore dhe artistike, në botime të kohës etj. Më tej, edhe në diktaturë mbeti një derë gjysmë e hapur për kulturën franceze. Siç shënon studiuesi Shaban Sinani, Enver Hoxha kishte mësuar fëngjishten në liceun e Korçës, u kishte mësuar nxënësve këtë gjuhë dhe ruante për të, në mos dashurinë për idetë që ajo përçonte, të paktën pranimin për mundësi komunikimi.

Tefta Tashko në Francë

Jehona e suksesit të sopranos shqiptare Tefta Tashko në koncertet e shumta të viteve ‘30 pasqyrohet në shumë dokumente franceze ekspozuar në "Franca në arkivat e Shqipërisë". Një dokument paraqet ftesën që teatri "Des Gobelis" në Paris i bën Tefta Tashkos për interpretimin e një roli operistik. Më tej është një afishe e një koncerti të shoqërisë filarmonike të kolegjit "Jean de la Fontaine" në Paris, ku vihet re pjesëmarrja e sopranos shqiptare Tefta Tashko. Po ashtu paraqiten dhe fletë-hyrje të Tefta Tashkos si nxënëse e kantos në Konservatorin Kombëtar të Muzikës e të Recitimit për vitet 1932-1936, apo diplomat e sopranos dhënë nga Konservatori i Muzikës në Montpellier 1929-1933.

Pesë vepra shqiptare tek "Brigadat"

Ankandi i parë për të ndihmuar Galerinë

Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet një ankand i hapur me vepra arti për t‘i ardhur në ndihmë tablove në rrezik që ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Ky institucion dhe bordi i miqve të Galerisw kanë realizuar një ekspozite me temë "Të shohim dhe të të shohin", nëpërmjet të cilës synohej që të mblidheshin fonde për resataurimin e veprave të rëndësishme që ndodhen në fondin e saj. Pikënisje për këtë organizim ishte alarmi ‘sos‘ që dha tabloja e famshme e Kol Idromenos "Motra Tone", e më tej të gjithë veprat që kanë nevojë për restaurim dhe kushte optimale ruajtjeje. Artistët pjesëmarrës, prej të cilëve janë zgjehdur veprat më të mira për t‘u nxjerrë në ankand u paraqitën me nga dy punë të cilat kryesisht ishin fotografi dhe pikturë, nga të cilat juria e përbërë nga Dr. Michael Herrmann dhe Dr. Gerhard Birkofer, të dy nga Gjermania, dhe Ashley Olters kanë zgjedhur pesë punime. Këto pesë punë të këtyre artistëve janë nxjerrë në ankand, në një mbrëmje të organizuar mbrëmë në Pallatin e Brigadave. Dr. Herrman është shprehur dje në nëj konferencë për mediat se kjo gjë është interesante dhe ndihmon në sjelljen e një gjykimi të jashtëm për artin shqiptar. Por pse u zgjodhën pikërisht këto pesë vepra . Dr. herman shpjegoi në detaje të gjithë arsyet. "Gjatë seleksionimit të punëve kemi vënë re se në to paraqitet kryesisht një ambient shqiptar. Dy punët e përzgjedhura nga Mikael Drita, janë abstrakte, por po t‘i shikosh me vëmendje në të secili do të gjejë edhe një subjekt të qartë. "Lagështi", vepra e zgjedhur nga Suela Muça është e përbërë nga 5 portrete femrash nudo. Në këtë punë shihet ambicja e saj për t‘u bashkuar me tendencat bashkëkohore për tëshkuar drejt artiti figurativ, por me një estetikë shumë të lartë. Një skulpturë koke në qeramikë është puna e përzgjedhur nga Genc Mulliqi. Kjo është një skulpturë që është trajtuar në mënyrë realiste dhe njëkohësisht është bërë një bashkim të skulpturës, materialit dhe ngjyrës. Ne shohim dialog në këtë skulpturë gjë që realizohet edhe nëpërmjet ngjyrës".
 
Titulli: Dokumente të rralla franceze në Shqipëri

engjell kush e di shqiptarin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top