Doktori i torturës së Sadamit punon 7 vite në Uells si mjek

eGo0sTyle

System Engineer
article-2010431-0CD2E9CC00000578-434_233x423-165x300.jpg


Një doktor i përfshirë në torturat e llahtarshme të Sadam Hysenit po punon në spitalet britanike. Kjo cilësohet si skandal i madh për emigracionin pasi është lejuar t’u shërbejë mijëra pacientëve një i dyshuar për krime lufte. Mohammed Kassim Al-Byati-i i është dhënë një leje për të punuar si doktor në vitin 2004.

Verifikimet kanë dështuar në zbulimin e historisë së punësimit të tij në agjencinë famëkeqe të Irakut gjatë regjimit të Hysenit. Detyra e tij ishte torturimi i viktimave me anë të trajtimive të tmerrshme.

Në vitin 2007 Al-Byati ka kontaktuar autoritet e brendshme në Britani për të pranuar të kaluarën e tij në mënyrë që të përfitonte azil.

Detajet janë zbuluar vetëm së fundmi dhe është urdhëruar hetim urgjent dhe po parashikohen rregulla për parandalimin e rasteve të ngjashëm në të ardhmen.


article-2010431-0151BB430000044D-450_468x2861-300x183.jpg


Al-Byati mori azilin si edhe nisi punën si doktor në një spital në Uells (Volverhampton). Në dëshminë e tij ai shprehet se ishte në dijeni të torturave të tmershme por nuk mund të bënte asgjë.

Si përfundim skandali është zbuluar pasi atij nuk i është dhënë leja e qëndrimit nga sekretariati për

çështjet e brendshme në një kohë kur agjencia që merret me emigrantët kishte rekomanduar një gjë të tillë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top