“Doktori” I Fiksit Në Gjykatë Për Divorcin

Edhe pse nuk kishin organizuar ndonjë ceremoni dasme, Gentian Pjetri dhe Gerta e kishin celebruar lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që nisën të bashkëjetonin në një apartament në Tiranë.
Pas komenteve të ndryshme për një krizë në lidhjen e Gentit me menaxheren nga Gjirokastra, tashmë faktohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund.
Në Gjykatën e Tiranës ata kanë depozituar të dy kërkesë- padi për zgjidhje martese, me nr.7626, e regjistruar më datë 24 janar 2012, shkruan gazeta “Panorama”. Në këtë rast drejt Gjykatës janë drejtuar të dy, Gentian Pjetri dhe Gerta Pjetri, ndërkohë që kjo e fundit rezulton të ketë marrë mbiemrin e bashkëshortit gjatë celebrimit.
اështja do të gjykohet nga gjyqtari Altin Abdiu, kurse Doktori i Fiks Fare, pas botimit të lajmit në faqet e “Panorama Plus”, bëri një lloj konfirmimi të këtij vendimi në jetën e tij, në spektaklin jubile në 10-vjetorin e “Top Channel”, ndërsa shkëmbente batuta me Saimirin.
Nuk dihen arsyet se përse çifti vendos t’i japë fund martesës, por fakti që ata i janë drejtuar të dy Gjykatës, tregon se ata bëjnë një divorc me marrëveshje.

Morevesh
 

Attachments

  • gentpjetri-pasditetch-300x214.jpg
    gentpjetri-pasditetch-300x214.jpg
    14.3 KB · Shikime: 14

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top