Dohan: Rosi-Stoner, dueli sapo ka nisur

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Dohan: Rosi-Stoner, dueli sapo ka nisur

“Ajo që ndodhi mes Rosit dhe Stonerit në Laguna Seka nuk duhet të habisë askënd, është një gjë normale. Lufta në pistë dhe ajo jashtë saj janë pjesë e kësaj loje”. Kështu shprehet Mik Dohan, një nga legjendat e Botërorit të motoçiklizmit. Ish?piloti australian, pesë herë kampion bote në ish?klasin mbretëreshë 500cc me Hondën, beteja në pistë ka përjetuar shumë, për më tepër me kampionë të mëdhenj si Uejn Reini, Kevin Shvanc apo Uejn Gardner. Dueli në limit mes Rosit dhe Stonerit në Laguna hyn në logjikën e këtij sporti, madje, për mendimin e Dohan, beteja sapo ka filluar. “Nuk duhet të habitemi nëse do të ketë polemika të tjera mes tyre nëse disavantazhi në krye të renditjes do të reduktohej, që e bën edhe më të nxehtë luftën”, tha Dohan. “Ajo që thanë pas garës së Laguna Sekas duket normale kur në “valle” janë dy pilotë që luftojnë për titullin”. “Pilottët ndonjëherë thonë gjëra për të vënë nën presion rivalët, ose për t’i nervozuar ata”, vazhdoi Dohan. “Kjo është pjesë e lojës dhe ky lloj beteje verbale do të jetë gjithnjë pjesë e një sporti ky rivalizojnë dy njerëz të vetëm. Berri Shin e Keni Roberts e bënin këtë 30 vjet më parë, or më pas e kemi parë edhe ndërmjet rivalësh të tjerë në epoka të ndryshme. Kejsi e Valentino kuptojnë se e vetmja gjë ë ka rëndësi janë rezultatet në pistë. Dhe ato nuk arrihen me fjalë. Përsa i përket Lagunës, duhet të them se si Rosi si Stoner kanë shumë respekt për njëri?tjetrin. Valentino ka fituar pesë tituj botërorë në klasin mbretëreshë dhe është një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kejsi është i ri dhe lufton me forcë për të mbrojtur titullin e fituar vjet. Të dy kanë fituar nga katër gara sivjet, ndaj tani mund të ulemi dhe të argëtohemi me betejën. Eshtë e pamundur të thuash se cili nga të dy kishte të drejtë apo jo në garë. Vetëm Kejsi e Valentino e dinë këtë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top