Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Love

βeℓℓe â๓e
Një studim ka vërtetuar se nënat të cilat kanë djem, jetojnë 8,5 muaj më pak, pasi mendohet se ata i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës gjatë shtatzënisë.

52994_3.jpg


Studimi ka zbuluar se nënat që kanë pasur më shumë djem, kanë jetuar për 8,5 muaj më pak sesa nënat të cilat kanë pasur vetëm vajza. Jetëgjatësia më e shkurtër është e pashmangshme, pa marrë parasysh pasurinë dhe statusin social të nënës. Por, gjinia e fëmijës nuk e shkurton jetëgjatësinë e babait.

Hulumtuesit thonë se ekziston një arsye biologjike pse femrat që kanë vetëm djem vdesin më herët. Një prej teorive është se djemtë rriten më shpejt në mitër dhe janë më të rëndë për t'u bartur dhe kështu i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës.

Megjithatë, studimi i Universitetit të Mançesterit ka zbuluar diçka tjetër. Femrat që bëhen nëna në të tridhjetat, jetojnë më gjatë sesa ato që bëhen nëna derisa janë më të reja.

Hormoni estrogjen që lëshohet në organizëm kur femra mbetet shtatzënë, mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, besojnë hulumtuesit. Edhe pse estrogjeni në mënyrë natyrore shënon rënie te femrat më të vjetra se 30 vjeç, sasi të mëdha lirohen gjatë shtatzënisë. Ai ndihmon lëkurën, flokët, enët e gjakut si dhe mbron nga osteoporoza.
ballkanweb
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

edhe mbase.....
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

sh e vertet se deri sa te rriten nenat me merak, a thu do jetoj meqe eshte djal,mos te mbes shpia pa nje pasardhes,e per vajza te shkreta pak merak.
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Ndaj burrat duan qe te lindin vec femije meshkuj qe te heqin qafe sa me pare grate lol
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

goxha ilaq kjo fare historie
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Ah keta djemt c'fare su punojn nenave! Lol.
Une do bej vec goca :D
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Disi i vertet ky studim,por ka harruar te theksoj qe VAJZA e fut ne dhe nenen (po doli B* levizur) ;)
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Djemt ja shkurtojn ne Bark kurse femrat gjat jetes.
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Ja meshkujt me vrap sulm direkt-indirekt tek femra lol...
Mua me ben dicka peshtypje se vec ne Shqiperi behen keta dallimet mashkull-femer kush te nxjerr me shume telashe,ketej nga vendet e tjera nuk I klasifikon njeri keta gjera,sic duket si femije vajze,si femije djale njesoj jane per ta...Sa popull I pamarrur vesh paskemi qene :D
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Një studim ka vërtetuar se nënat të cilat kanë djem, jetojnë 8,5 muaj më pak, pasi mendohet se ata i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës gjatë shtatzënisë.
Interesante do ishte te shpjegohej menyra se si e kane matur kete uljen e 8.5 muaj?

Se ka aq faktore qe ndikojne ne jete gjatesi, sa nuk e di si i kane krahsuar nenat me vajza, qe arriten ne kete konkluzion...
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Futja kot i thonë kësaj pune,nuk dinë më ç'të studiojnë.Ajo gjyshja ime që është 80-të e shumë vjet ka lindur 9-të djem,dy i kanë vdekur dhe djalin e madh e ka 68-të vjeç.Jo vetëm që nuk i shkurtohet jeta por është shëndoshë si molla ,me trurin më të freskët se një i ri.
 
Titulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Kot nuk esht ajo kenga - Kush ka vajzaa boten ka se jan per moter jan per vlla jan per nene e baba ooo jan sherbet per bakllavaaaaaaaaaaaaaaaaaa !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top