Djemte e Detit

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
dd.jpg
Djemtë e Detit, është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen
jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses.
I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve '80 në të gjithë botën. Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga "Mos qaj", një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë.
Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në
festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.
Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë "Izolimi vdes", i cili përmbledh krijimet e tyre.Djemtë e Detit, tani jetojnë dhe punojnë në Tiranë.
 
Titulli: Djemte e Detit

Grupi muzikor "Djemtë e Detit" publikon "Epos", albumi që vjen pas 12 vjet heshtjeje. Rikthehen me muzikën që e konsiderojnë "identiteti i Djemve të Detit": aromë folklori me instrumente moderne.

Ne vazhdim nje iterviste e marre nga grupi vetem 4 dite pas publikimi te ablumit te tyre te fundit "Epos" ne 14 mars 2009.
Nga Yllka Lezo më 18.03.2009 në ora 14:22

Grupi muzikor "Djemtë e Detit" ka zgjedhur Ditën e Verës për të publikuar
albumin "Epos". Të gjitha krijime për të cilat dy "Djemtë e Detit" (kaq
ka mbetur grupi tashmë) Gentian Demaliaj dhe Valentin Markvukaj, janë
frymëzuar nga eposi i Kreshnikëve.
Tetë këngë dhe dy pjesë
orkestrale. Kompozitori Markvukaj ka krijuar gjithë vijën muzikore të
"Epos", ndërsa tekstet kanë për autor Demaliajn dhe pak nga aktori Timo
Flloko. Albumi është përfunduar para tri vitesh, kohë aspak e mbarë për
muzikën rock në Shqipëri.
Kështu që vokalisti dhe lideri i
përhershëm i "Djemve" priti pak dhe tani mendon që publiku është gati
të mirëpresë muzikën progresiv rock që sjell "Epos", albumi që vjen 12
vjet pas të parit. 50 minuta muzikë të cilën vokalisti tenton ta
shpjegojë në intervistën e mëposhtme. Prezantimi për publikun e gjërë
mendohet të bëhet me kocerte nëpër Shqipëri.

12 vjet për albumin me titull sugjestionues "Epos". اfarë po na sugjeroni me këtë emër?

Dikur
në kohët e lashta njerëzit kanë qenë më të afërt, më të sinqertë, më
njerëzorë. Duke menduar që në kohën që jetojmë kjo lloj lidhjeje, ky
lloj zinxhiri jetësor ka filluar çuditërisht të shpërbëhet kemi
vendosur ta titullojmë "Epos". Jemi kthyer në retrospektivë për
perspektivën, duke u përpjekur që në të ardhmen të ruajmë diçka nga
vlerat e së shkuarës.

اfarë ka marrë Eposi i "Djemve të Detit" nga ai i Kreshnikëve?


album ndjehet se këngët përveçse mbajnë aromë deti mbajnë edhe aromë
veriu, vendi i origjinës tonë. Kënga përfaqësuese e albumit, "Epos"
fillon me një zë bjeshkësh, "maje krahut" quhet e kënduara. Fillon si
thirrje dhe më vonë futen elementë të tjerë muzikorë dhe muzika
shndërrohet në progressive rock. Ajo këngë i dedikohet dy personave.
Unë
ia kam dedikuar gjyshit tim Shaban Haxhi Demaliaj, ndërsa Valentini ia
ka dedikuar muzikën dajës së tij Luk Kaçaj. Albumi fillon me këngën me
të njëjtin titull, "Epos", e cila ka motive të Veriut. Këtu kitarrat në
momente të caktuara, luajnë në formë lahute.

Kënga e fundit
titullohet "Djemtë e detit" që duket sikur flet për ne, por në fakt jo.
Iu dedikohet të gjithë atyre që emigruan për një jetë më të mirë.
Fjalët e saj të fundit thonë:

"Në gur do të skalitet/në këtë dhe
në atë jetë/emri i kështjellës time/djemtë e të madhit det. I thërras
kësaj toke ku i kam dhe etërit/ emri i mbretërisë sime/vjen nga djemtë
e detit." Unë mbretëroj në sajë të tyre, dmth vazhdoj të këndoj në sajë
të tyre.

Eposi i kreshnikëve i kalon kufijtë juridikë të
Shqipërisë dhe shtrihet dhe më tej në vendet e rajonit. Po muzika juaj
sa është ndikuar nga ajo ballkanase?

Nuk jemi futur aspak në
Ballkan, ne jemi futur vetëm në Eposin shqiptar të Kreshnikëve. Mendoj
që ne nuk na personifikon Ballkani, po trevat dhe kjo tokë të cilës i
përkasim. Nuk më pëlqen që të marrim një lugë në Bullgari, një në
Rumani, një në Serbi apo Greqi dhe të bëjmë turli të çuditshme.
Nuk
do ta preferoja kurrë këtë. Nuk është për faktin se jemi nacionalistë,
por folku, muzika folklorike, mendoj që është flamuri i një kombi.
Muzikën klasike mund ta bëjë kushdo, por me folkun është ndryshe. ثshtë
njësoj si të vjedhësh flamurin grek dhe ta vendosësh tek Kryeministria.
Folku
shqiptar është një bazë shumë e mirë për të krijuar muzikë, mund të
them që është autentik. Sidomos mendoj që në veri ka një lloj
identiteti, siç është e kënduara "maja krahut" siç është çiftelia,
vallet e logut, me fyejet apo vallet e Tropojës.

Në albumin e parë i jeni prezantuar publikut si një grup që luan thjesht muzikë rock. Ka ndryshuar diçka në këtë album?

Mendoj se ky album është pak eksperimental, pasi përfshin të gjithë zhanret muzikore të cilat ne si grup na identifikojnë.
ثshtë
progressive rock, ka balada, është hard rock në momente të caktuara.
Mendoj së është diçka brenda imazhit tonë. Ne kemi marrë ajkën e
folklorit dhe e kemi luajtur sipas mënyrës së "Djemve të Detit". Po ta
sillnim në atë formë atëherë do të ishte pak e pistë.
Nuk e kemi
parë të arsyeshme të ketë instrumente folku në album sepse e
rëndësishme është të sjellësh muzikën në kohë, në formën tënde. Në të
dy albumet nuk kemi marrë asnjë instrument folklorik. Por kitarrës i
është thënë të luajë në formë lahute.

A ka për të ndjerë publiku praninë e legjendës?

Unë mund të them që është një album që sa më tepër e dëgjon të fut në një proces të menduari.
Nga
ana muzikore albumi i parë është pak më i thjeshtë. Mendoj që artisti
është si puna e verës, sa më shumë kohë kalon aq më shumë stazhionohet
edhe piqet. Shpresoj që ky album të ketë tek dëgjuesi një efekt ndoshta
më të thellë, më filozofik. ثshtë punuar më me qejf se albumi i parë.

Mund të thuhet se tani e keni gjetur tingullin tuaj?

Kemi
kërkuar gjithmonë të tregojmë identitet në muzikën që bëjmë. Na ka
pëlqyer t'iu këndojmë dramave ngaqë ato janë pak më të thella se për
një këngë të thjeshtë që i bien gjethet dhe ka dy tri-lule.
Por them
që eposi, dramat, tragjeditë janë një përvojë që duhet të na
ndërgjegjësojnë, të na bëjnë të kthejmë kokën pas, të tregojmë se bijtë
e kujt jemi, kujt i përkasim, pse kemi ndryshuar, pse jemi
transformuar, pse mendojmë që jemi gjysmë amerikanë, gjysmë anglezë, e
gjysmë italianë. Ne vijmë nga ky vend. Shumë grupe muzikore në botë
luftojnë për një tingull të tyre.
Luftojnë të kenë një identitet.
Muzika rock është universale, mund të shkruhet nga italianë, amerikanë,
polakë, edhe shqiptarë. Po për mua, i rëndësishëm është identiteti.

A e kanë gjetur "Djemtë e detit" këtë identitet, si do të shpjegohej me fjalë?

Them
që po. Në këtë album ndjehet më shumë. Pas pjesëmarrjes në një festival
rock-u në vitin '94, me "Baladë për Jakup Ferrin", unë them që krijuam
identitetin tonë.
Në qoftë se në albumin e parë, nëpërmjet tingullit
të kitarrave dhe vokalit pa e parë figurën mund të thoshje "Këta janë
Djemtë e Detit", në këtë album do të thuhet këta janë "Djemtë e Detit",
ndoshta pa e dëgjuar fare zërin, vetëm tingujt e parë.

Edhe pse keni mbetur vetëm dy?

Nga formacioni i vjetër po, dy kemi mbetur. Unë dhe kompozitori Valentin Markvukaj (tastiera).
Pjesa
tjetër që janë në album janë të ftuar specialë. Bëhet fjalë për
kitaristët Sokol Keci dhe Arjan Gjici. Ndërsa kitaristi nga Australia
Jay Zoo, ka marrë pjesë në album si kitarrë shoqëruese.

Pse një pushim kaq i gjatë? Afro 12 vjet.
Albumi
është përfunduar para tre vjetësh, po nuk e shikonim të arsyeshme të
nxirrnim një album në një kohë që nuk ishte për ne, nuk ishte koha
jonë. Ne i përkasim brezit të grupeve që lindën në vitin 1991.
Shumë
nga miqtë tanë, identitete të muzikës shqiptare kanë bërë një pauzë të
gjatë duke parë që muzika është pak në krizë. Këto tre vjet kam vënë re
që njerëzit nuk e konceptojnë muzikën dhe rock-un si modë.
Në radhë
të parë muzika është shpirt, dhe në qoftë se të shijon si shpirt unë
mendoj që nuk mund t'i ndryshosh shijet kurrë. Do të dëgjosh vetëm atë
zhanër që të pëlqen, i cili në kohë do të sjellë plot krijime të reja.

Imazhi prej "Gjeneralësh"

Kopertina
e albumit është një shkrirje me sfond detin me muzg të vrenjtur dhe dy
siluete të veshur me uniformë të fisme ushtarakësh.
Vokalisti
Gentian Demaliaj shpjegon se janë përpjekur të japin një imazh që të
përfshinte të kaluarën dhe të ishte aktual. Veshjet prej gjenerali me
të cilat të dy pozojnë në të gjitha fotot promovuese të albumit, janë
marrë "hua" nga Teatri Kombëtar dhe janë modele uniformash të
ushtarakëve të lartë anglezë të tetëqindës.
Një zgjedhje e tillë
sipas Demaliajt ka të bëjë me zhanrin që luajnë i cili nuk ka lindur në
Shqipëri, por duke u ndërthurur me eposin, jep pak a shumë një imazh të
tillë. Megjithatë ai shton se kjo është një përzgjedhje e fotografit
Bevis Fusha, i cili ka bërë gjithë konceptimin grafik të albumit.
Ajo
që vetë "Djemtë e Detit" do të kishin preferuar të ishte në kopertinë
ishte diçka më e lidhur me eposin dhe mesazhin e albumit. "Kishim
parasysh diçka që të lidhej me "Eposin", një anije liburne, shkëmbinj,
male të djegura, një lahutë e mbështetur në shkëmb ku mund të ishte
ankoruar një anije. Nga ana tjetër, një shkëmb me gjelbërim, pa
liburni, ne të ulur diku në sfond edhe kitarra në vend të lahutës.
Retrospektiva dhe perspektiva.
Por kjo ishte e pamundur për tu
realizuar në Shqipëri. Jemi të kënaqur me fotografin Bevis Fusha, pasi
gjetja është brenda natyrës dhe konceptit tonë", shprehet Demaliaj.
 
Titulli: Djemte e Detit

Ja te shohim c''fare kane nxjere kete radhe,keta dhe ish Ritfolk kane qe me te miret e muzikes shqiptare,duke mos harruar te futim ne kete liste edhe Elita5 megjithese shume kenge i kane te vjedhura dhe Agron Berisha.
 
Titulli: Djemte e Detit

me vjen mire qe mbas kaq kohesh dalin prape ne skene "djemte e detit" i njoh personalisht ngaqe kam jetuar dhe une ne qytetin e detit ashtu si dhe ato dhe Genti ka nje ze te mrekullueshem...urime grupi
 
Titulli: Djemte e Detit

Shum lajm i mire ky....Nje grup vertet cilesor
 
Titulli: Djemte e Detit

e kam degjuar gjithe albumin e 2-te ...eshte sh i bukur...jane grupi me i mire Shqiptare...bejne baladat me te bukura.......sidomos kenga perralle dashurie te albumi i 2-te eshte sh e bukur..
 
Titulli: Djemte e Detit

Hbk na ndih dhe ne popllin e vorfen me ndonje link per t`shkarku:D

po pse sme ke thene mi qe se ke albumin..ta kisha dhene..njs kur te takoj do te ta jap me usb..
 
Titulli: Djemte e Detit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
i ke dhe ne youtube te gjitha kenget po deshe ti degjosh...
 
Titulli: Djemte e Detit

nuk me para pelqen rocku po keta jane super:dong::bum
 
Titulli: Djemte e Detit

Urime grupit dhe ishalla nxjerrin ndonje kenge te bukur.
Me pelqenin shume dikur.
 
Titulli: Djemte e Detit

Une vetem kete kengen di prej tyre :(
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Djemte e Detit

une kur kam qene e vogel dhe i degjoja kenget e tyre me pelqenin shume fare dhe sidomos kur i shifja me ato floket e gjata ,ishin shume te vecante ne ate kohe dhe ai kengetari kryesor qe sja di emrin e ka zerin yll bote
 
Titulli: Djemte e Detit

Ja te shohim c''fare kane nxjere kete radhe,keta dhe ish Ritfolk kane qe me te miret e muzikes shqiptare,duke mos harruar te futim ne kete liste edhe Elita5 megjithese shume kenge i kane te vjedhura dhe Agron Berisha.

Keta ka pasur Shqiperia, dhe mendoj se sdo kete te tjere qe do i zevendesojne. Keta kengetaret e rinj sdine se ciles rryme i perkasin, e jo me te dine te bejne muzike.

Me behet qejfi qe degjoj per nje rikthim, megjithese eshte disi i veshtire pas kaq vitesh. I uroj sukses.
 
Titulli: Djemte e Detit

Mua ajo kenga ''Mos qaj '' me ka pelqyer shume....kenget e tjera mund ti kem degjuar por si mbaj mend .
 
Titulli: Djemte e Detit

ky album me i bukur se i pare ...vertet kane ardhur me mrekulli dhe pse u vunuan shume.....gjithmone keshtu djemte e detit......emrin e kane vene me daten 7 mars diten qe te gjithe cunat qe kane qene ne ate kohe se kane qene 4 bashke dhe nje vajze me to u nisen per ne itali ne anije vendosen emrin e tyre grupi ka qene perbere nga 1. genti 2. flamuri 3. Shkelqimi 4.Dhori dhe orjana grup i bukur po ashtu vazhdon dhe pse me ndryshime
 
Titulli: Djemte e Detit

Mua ajo kenga ''Mos qaj '' me ka pelqyer shume....kenget e tjera mund ti kem degjuar por si mbaj mend .

edhe une vetem ate kenge mbaj mend...dhe me ka pelqyer...
 
Titulli: Djemte e Detit

kane prekur tema sociale qe ne kohen kur shqiptaret sdinin cfare ishte jeta sociale .

do te mbeten si i pari grup qe insertoi muziken rok :)
 
Titulli: Djemte e Detit

Kjo me pelqen vecanerisht..
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Djemte e Detit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top