Titulli: Djemte e Detit
Grupi muzikor "Djemtë e Detit" publikon "Epos", albumi që vjen pas 12 vjet heshtjeje. Rikthehen me muzikën që e konsiderojnë "identiteti i Djemve të Detit": aromë folklori me instrumente moderne.
Ne vazhdim nje iterviste e marre nga grupi vetem 4 dite pas publikimi te ablumit te tyre te fundit "Epos" ne 14 mars 2009.
Nga Yllka Lezo më 18.03.2009 në ora 14:22
Grupi muzikor "Djemtë e Detit" ka zgjedhur Ditën e Verës për të publikuar
albumin "Epos". Të gjitha krijime për të cilat dy "Djemtë e Detit" (kaq
ka mbetur grupi tashmë) Gentian Demaliaj dhe Valentin Markvukaj, janë
frymëzuar nga eposi i Kreshnikëve.
Tetë këngë dhe dy pjesë
orkestrale. Kompozitori Markvukaj ka krijuar gjithë vijën muzikore të
"Epos", ndërsa tekstet kanë për autor Demaliajn dhe pak nga aktori Timo
Flloko. Albumi është përfunduar para tri vitesh, kohë aspak e mbarë për
muzikën rock në Shqipëri.
Kështu që vokalisti dhe lideri i
përhershëm i "Djemve" priti pak dhe tani mendon që publiku është gati
të mirëpresë muzikën progresiv rock që sjell "Epos", albumi që vjen 12
vjet pas të parit. 50 minuta muzikë të cilën vokalisti tenton ta
shpjegojë në intervistën e mëposhtme. Prezantimi për publikun e gjërë
mendohet të bëhet me kocerte nëpër Shqipëri.
12 vjet për albumin me titull sugjestionues "Epos". اfarë po na sugjeroni me këtë emër?
Dikur
në kohët e lashta njerëzit kanë qenë më të afërt, më të sinqertë, më
njerëzorë. Duke menduar që në kohën që jetojmë kjo lloj lidhjeje, ky
lloj zinxhiri jetësor ka filluar çuditërisht të shpërbëhet kemi
vendosur ta titullojmë "Epos". Jemi kthyer në retrospektivë për
perspektivën, duke u përpjekur që në të ardhmen të ruajmë diçka nga
vlerat e së shkuarës.
اfarë ka marrë Eposi i "Djemve të Detit" nga ai i Kreshnikëve?
Në
album ndjehet se këngët përveçse mbajnë aromë deti mbajnë edhe aromë
veriu, vendi i origjinës tonë. Kënga përfaqësuese e albumit, "Epos"
fillon me një zë bjeshkësh, "maje krahut" quhet e kënduara. Fillon si
thirrje dhe më vonë futen elementë të tjerë muzikorë dhe muzika
shndërrohet në progressive rock. Ajo këngë i dedikohet dy personave.
Unë
ia kam dedikuar gjyshit tim Shaban Haxhi Demaliaj, ndërsa Valentini ia
ka dedikuar muzikën dajës së tij Luk Kaçaj. Albumi fillon me këngën me
të njëjtin titull, "Epos", e cila ka motive të Veriut. Këtu kitarrat në
momente të caktuara, luajnë në formë lahute.
Kënga e fundit
titullohet "Djemtë e detit" që duket sikur flet për ne, por në fakt jo.
Iu dedikohet të gjithë atyre që emigruan për një jetë më të mirë.
Fjalët e saj të fundit thonë:
"Në gur do të skalitet/në këtë dhe
në atë jetë/emri i kështjellës time/djemtë e të madhit det. I thërras
kësaj toke ku i kam dhe etërit/ emri i mbretërisë sime/vjen nga djemtë
e detit." Unë mbretëroj në sajë të tyre, dmth vazhdoj të këndoj në sajë
të tyre.
Eposi i kreshnikëve i kalon kufijtë juridikë të
Shqipërisë dhe shtrihet dhe më tej në vendet e rajonit. Po muzika juaj
sa është ndikuar nga ajo ballkanase?
Nuk jemi futur aspak në
Ballkan, ne jemi futur vetëm në Eposin shqiptar të Kreshnikëve. Mendoj
që ne nuk na personifikon Ballkani, po trevat dhe kjo tokë të cilës i
përkasim. Nuk më pëlqen që të marrim një lugë në Bullgari, një në
Rumani, një në Serbi apo Greqi dhe të bëjmë turli të çuditshme.
Nuk
do ta preferoja kurrë këtë. Nuk është për faktin se jemi nacionalistë,
por folku, muzika folklorike, mendoj që është flamuri i një kombi.
Muzikën klasike mund ta bëjë kushdo, por me folkun është ndryshe. ثshtë
njësoj si të vjedhësh flamurin grek dhe ta vendosësh tek Kryeministria.
Folku
shqiptar është një bazë shumë e mirë për të krijuar muzikë, mund të
them që është autentik. Sidomos mendoj që në veri ka një lloj
identiteti, siç është e kënduara "maja krahut" siç është çiftelia,
vallet e logut, me fyejet apo vallet e Tropojës.
Në albumin e parë i jeni prezantuar publikut si një grup që luan thjesht muzikë rock. Ka ndryshuar diçka në këtë album?
Mendoj se ky album është pak eksperimental, pasi përfshin të gjithë zhanret muzikore të cilat ne si grup na identifikojnë.
ثshtë
progressive rock, ka balada, është hard rock në momente të caktuara.
Mendoj së është diçka brenda imazhit tonë. Ne kemi marrë ajkën e
folklorit dhe e kemi luajtur sipas mënyrës së "Djemve të Detit". Po ta
sillnim në atë formë atëherë do të ishte pak e pistë.
Nuk e kemi
parë të arsyeshme të ketë instrumente folku në album sepse e
rëndësishme është të sjellësh muzikën në kohë, në formën tënde. Në të
dy albumet nuk kemi marrë asnjë instrument folklorik. Por kitarrës i
është thënë të luajë në formë lahute.
A ka për të ndjerë publiku praninë e legjendës?
Unë mund të them që është një album që sa më tepër e dëgjon të fut në një proces të menduari.
Nga
ana muzikore albumi i parë është pak më i thjeshtë. Mendoj që artisti
është si puna e verës, sa më shumë kohë kalon aq më shumë stazhionohet
edhe piqet. Shpresoj që ky album të ketë tek dëgjuesi një efekt ndoshta
më të thellë, më filozofik. ثshtë punuar më me qejf se albumi i parë.
Mund të thuhet se tani e keni gjetur tingullin tuaj?
Kemi
kërkuar gjithmonë të tregojmë identitet në muzikën që bëjmë. Na ka
pëlqyer t'iu këndojmë dramave ngaqë ato janë pak më të thella se për
një këngë të thjeshtë që i bien gjethet dhe ka dy tri-lule.
Por them
që eposi, dramat, tragjeditë janë një përvojë që duhet të na
ndërgjegjësojnë, të na bëjnë të kthejmë kokën pas, të tregojmë se bijtë
e kujt jemi, kujt i përkasim, pse kemi ndryshuar, pse jemi
transformuar, pse mendojmë që jemi gjysmë amerikanë, gjysmë anglezë, e
gjysmë italianë. Ne vijmë nga ky vend. Shumë grupe muzikore në botë
luftojnë për një tingull të tyre.
Luftojnë të kenë një identitet.
Muzika rock është universale, mund të shkruhet nga italianë, amerikanë,
polakë, edhe shqiptarë. Po për mua, i rëndësishëm është identiteti.
A e kanë gjetur "Djemtë e detit" këtë identitet, si do të shpjegohej me fjalë?
Them
që po. Në këtë album ndjehet më shumë. Pas pjesëmarrjes në një festival
rock-u në vitin '94, me "Baladë për Jakup Ferrin", unë them që krijuam
identitetin tonë.
Në qoftë se në albumin e parë, nëpërmjet tingullit
të kitarrave dhe vokalit pa e parë figurën mund të thoshje "Këta janë
Djemtë e Detit", në këtë album do të thuhet këta janë "Djemtë e Detit",
ndoshta pa e dëgjuar fare zërin, vetëm tingujt e parë.
Edhe pse keni mbetur vetëm dy?
Nga formacioni i vjetër po, dy kemi mbetur. Unë dhe kompozitori Valentin Markvukaj (tastiera).
Pjesa
tjetër që janë në album janë të ftuar specialë. Bëhet fjalë për
kitaristët Sokol Keci dhe Arjan Gjici. Ndërsa kitaristi nga Australia
Jay Zoo, ka marrë pjesë në album si kitarrë shoqëruese.
Pse një pushim kaq i gjatë? Afro 12 vjet.
Albumi
është përfunduar para tre vjetësh, po nuk e shikonim të arsyeshme të
nxirrnim një album në një kohë që nuk ishte për ne, nuk ishte koha
jonë. Ne i përkasim brezit të grupeve që lindën në vitin 1991.
Shumë
nga miqtë tanë, identitete të muzikës shqiptare kanë bërë një pauzë të
gjatë duke parë që muzika është pak në krizë. Këto tre vjet kam vënë re
që njerëzit nuk e konceptojnë muzikën dhe rock-un si modë.
Në radhë
të parë muzika është shpirt, dhe në qoftë se të shijon si shpirt unë
mendoj që nuk mund t'i ndryshosh shijet kurrë. Do të dëgjosh vetëm atë
zhanër që të pëlqen, i cili në kohë do të sjellë plot krijime të reja.
Imazhi prej "Gjeneralësh"
Kopertina
e albumit është një shkrirje me sfond detin me muzg të vrenjtur dhe dy
siluete të veshur me uniformë të fisme ushtarakësh.
Vokalisti
Gentian Demaliaj shpjegon se janë përpjekur të japin një imazh që të
përfshinte të kaluarën dhe të ishte aktual. Veshjet prej gjenerali me
të cilat të dy pozojnë në të gjitha fotot promovuese të albumit, janë
marrë "hua" nga Teatri Kombëtar dhe janë modele uniformash të
ushtarakëve të lartë anglezë të tetëqindës.
Një zgjedhje e tillë
sipas Demaliajt ka të bëjë me zhanrin që luajnë i cili nuk ka lindur në
Shqipëri, por duke u ndërthurur me eposin, jep pak a shumë një imazh të
tillë. Megjithatë ai shton se kjo është një përzgjedhje e fotografit
Bevis Fusha, i cili ka bërë gjithë konceptimin grafik të albumit.
Ajo
që vetë "Djemtë e Detit" do të kishin preferuar të ishte në kopertinë
ishte diçka më e lidhur me eposin dhe mesazhin e albumit. "Kishim
parasysh diçka që të lidhej me "Eposin", një anije liburne, shkëmbinj,
male të djegura, një lahutë e mbështetur në shkëmb ku mund të ishte
ankoruar një anije. Nga ana tjetër, një shkëmb me gjelbërim, pa
liburni, ne të ulur diku në sfond edhe kitarra në vend të lahutës.
Retrospektiva dhe perspektiva.
Por kjo ishte e pamundur për tu
realizuar në Shqipëri. Jemi të kënaqur me fotografin Bevis Fusha, pasi
gjetja është brenda natyrës dhe konceptit tonë", shprehet Demaliaj.