Ditët shtriqen të presin granatat..

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ditët shtriqen të presin granatat...


Abdullah Sidran

I lindur në Hadzici pranë Sarajevës mbahet si një nga personalitetet qëndrore të letërsisë dhe poezisë bashkëkohore. Ai është anëtar i Akademisë së Artit e Shkencës së Bosnje-Hercegovinës. Poezitë e tij janë të përkthyer italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, rusisht dhe anglisht. Njihet jo veçse si poet por edhe si prozator, dramaturg, skenograf. Për skenarin e filmit Të kujtohet kukulla Bell? Të realizuar me Emir Kusturicën mori “Luanin e Artë të Venecias”, ndërsa për skenarin e filmit Babai është në udhëtim për punë në vitin 1985 mori “Palmën e Artë” në Kanë. Pak ditë më parë ishte edhe në Shqipëri i ftuar nga teatri i qytetit.

Një koncept i kahershëm
Me të dy duart e shtrira, një tjetër ditë
Shtrëngoj dorën e një njeriu heshtor
Që për shumë vjet, në vetmi, diçka të bukur
Bash aty, i ngrehu pamjen në kahershmi

Atëherë më ishte dukur
Sikur s’e kisha parë prej kohësh
Që nuk ishim takuar
Mbase për pesëmbëdhjetë ditë

Dje kur sërish e kam takuar
e kur pesëmbëdhjetë vjet kishin shkuar
e për të- janë të gjitha
çfarë mund të thuhet i suksesshëm

(Shurdhëri ishte, dhe më mirë do ishte
që asnjë dhe asgjë mos të tregoja)

ai më tha, siç e kishte zakon
“A e di që nga dita në ditë ndjehem
ashtu si dikur, përpara Siranës1
kur me duart e këputura më shtrëngove dorën
dhe ashtu si ishim, mbetur, pa gojë
pa ndonjë fjalë të madhe”

“Mund edhe ta kujtonim”, tha
“vetëm se do të thosha që nuk ishte
para Siranës, por këtu pak më afër,
para marketit Svjetlost2. Por a
mund të më thuash, a vazhdon t’i bësh
ato pikturat e kahershme aq të bukura?”

“Punoj vëlla, nuk bëj dot ndryshe
sa ç’kam bërë dikur. E nëse do të bëja ndonjë gjë të re
kështu më duket, më jep një dorë!”

“Ja e shikon”, i them atij
“tani është krejt e qartë sepse unë,
atë ditë tjetër, ti me dy duart e shtrira,
mbështolle dorën tënde me t’miat duar”.

1-Sirana-Kafe, afër qendrës së Sarejevës
2-Svejtlost-Merkatë në Sarajevë



Gens una sumus1

Tani luajmë shah. I njëjti seriozitet qëndron mbi
fytyra dhe ngërthim. Në vitrina albumet dergjen
me fotografitë, që me kuadrot e tyre t’rrëfejnë, hequr
nga gazetat. (Vitet në më të shumtën e herës aty te ’60)
Fytyrat tona mbi fushë qëndrojnë si mbi një varr të hapur.

Përballë kështu ekziston ajo që na duket se
është e fshehur: jemi një racë, dhe një damar i vetëm
pulson tek ne, dhe dhoma duket se kështu përcjell deri tutje
e fishkëllen ndjenjën që ne e njohim, e nga e cila
largohemi, Es Ef -gjashtë në një takim spanjoll

në këtë qytet, në këtë ajër, kaq shumë, të fortë
jemi të goditur. Kështu i blatohen ata
nga dekiku në dekik për të tradhtuar vetveten, me këtë
zemër të vogël, tejet të zhuritur, në hirin e hidhërimit.
Këto janë në të vërtetë gjërat, drithërimat. Qyteti mashtrohet
Në një rozë tepë të lartë, të njëmendtë, ashtu si vetë tonat jetë.

Ne luajmë shah. Këtë e bëjmë mbi pllakën e varrit
Vëllazërojmë dashurinë dhe llahtarin, çudinë dhe tmerrin. Dhe të gjitha këto.
Për çudi, janë për ne kaq të afërta, kaq të qarta. Kështu
përqafohemi, kapërdijmë lotët, sepse: një racë jemi.

1-Moto shahistësh


Mezari¹ i Hamid Bej Karpovit
Kushtuar Azra Begiç

Ditët shtriqen
Të presin granatat
Përshëndesin snajperat
Që të ngjitem
Në malin Grlica

Do mund ta dish vallë
Nëse ka mbetur ende
Varri i Hamid Beg Karpovit

Për tridhjetë vjet
Sarajeva e ka përtypur
Nga pakëz romanin
E familjes së rrallë
Karpov tek myslimanët

Sesi Eshrefi
Në dyzetë-e-tetën
Vrau për dashurinë e tij
Dhe pas tij mbeti një album
Me vizatimin e parë në Sarajevë

Apo si Nexhadi
Në pesë-dhjetë-e-nëntën
Me sillën në bark
Iku ta gjente në Belgjikë

Ashtu si ndodhi për motrën
Perrinë Emine
Që një ditë Fati
I erdhi dhe e mori për dore

Dhe për Hamid Bejn
Që aq shumë dinte

Për Gardën e Bardhë dhe Tetorin
Arratisjen dhe Odesën
Sarajevën më tej
Aq çudi mbi çuditë

“Jeta s’mund të jetë sikur t’endesh në fushë”
Rrëfente në çdo moment
Duke ngritur një gotë bosh
Dhe plot e përplot i jepte!

اfarë është kaq e bukur
Që ndjehet mes nesh
Duke pyetur për xhematlitë2
Sesi e pranuan besimin e Islamit

Dhe në shtëpi zonja
Ludmila-Amila
Me dy bijtë e saj të bukur
dhe punët serioze
për të lindur një vajzë

Për tridhjetë vjet
Kështu Sarajeva përtypi
romanin e vdekjes
për pasardhësit seriozë
t’Karpovëve ndër myslimanë

ndërsa ditët shtriqen
Në pritje t’granatave
e snajperat përshëndesin
teksa ngjitem
Në malin Grlica

Do doja të ndjeja
nëse është gjallë mezari
i Hamid Bej Karpovit

sepse kështu është në Sarajevë
më njëmijë-e-nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë
kështu mbaroi edhe romani
filluar në Odesë
në tetëqind e tetëdhjetë e dy.

1-Varr i myslimanëve
2-Banorët e një mëhalle

Përktheu nga origjinali: Ben Andoni


Ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top