1-ti s’mund ta kesh idenë ç’gëzim është kur vijnë dritat dhe uji
2-s’e ke absolutisht idenë ç’gëzim është kur pasi ikin dritat sheh nga dritarja që u kanë ikur të gjithëve
3-nuk mund ta kuptosh kuurrë ç’do të thotë tolerancë fetare e të festosh e bësh pushim gjithë festat e mundshme fetare
4-s’mund ta çosh ndërmënd që të të presë gjithë fisi kur kthehesh në aeroport nga pushimet
5-s’bën dot pazar me shitësin, kudo që të jesh dhe çfarëdo të jesh duke blerë vetëm e vetëm ‘të ta uli 100 lek’-edhe në restorant
6-po ç’gëzim i madh është kur shoku që vjen në kafe sjell me vete dhe fara luledielli, e di?
7– ty në mëngjes s’mund të të zgjojë nga gjumi togfjalëshi ‘heeekra t’vjetra, soba, lavatriçe’ apo ‘hajde patate Kuuuksi’
8-s’do mend që ti s’pi ujë Selite dhe normal që s’dëgjon dot ‘’Të nderuar banorë, erdhi uji i Selitës. Eshtë i pastër, i freskët. Blini ujin e Selitës’
9-s’ke shanse të rrish në lokal 3 orë me një kafe e për më tepër të thërrasësh vazhdimisht kamarirerin që të të sjellë ujë çezme
10-ti s’blen dot orbit të hapur
11-fasulet s’i ha dot me qepë. Madje ti s’ha dot as fasule
12-ti kurrë se çon ndërmënd ta fillosh dasmën të Hënën e ta mbarosh mëngjesin e të Hënës tjetër
13-ti nuk shkon dot për vizitë te komshija që ka vënë perde të reja dhe ka ndërruar pllakat e halesë
14-e ke menduar ndonjëherë të hysh në banjë me çadër se pikon banja e komshiut lart?
15-ti nuk hedh dot fishekzjarre çdo ditë të vitit pa asnjë arsye dhe në mes të ditës
16-as në ëndrrat e tua çdo pallat i lagjes nuk i ka nga tre kafene
17-ti nuk porosit dot në fast-food doner pa mish apo doner me t’gjitha po pa qepë
18-ti s’mund të provosh çerek kile djath apo gjalp në bulmetore para se të vendosësh të blesh vetëm gjysëm kile
19-ti nuk ha dot paçe dhe dopio pilaf në 6 të mëngjesit
20-ti s’e ke idenë se si të bëhet mishi puçkurriza-puçkurriza kur dëgjon se do hysh në BE
21-ti me shumë mundësi se njeh Komisar Katanin
22-s’di ç’do të thotë të bëjë komshiu punime me trapan në orar dreke
23-ti se ke shkundur ndonjëherë mbulesën me thërrime në kokë të kalimtarëve
24-ti s’mban dot një gllënkë raki te dhëmballa që është bërë gropë
25-ti kur ngrihet dhe ulet avioni lidh rripin e sigurimit
25+1 MUND TE SHTONI SA TE DONI JU
burimi:anisaKushtablog

Redaktimi i fundit: